LIVE UPDATES
Aktualitet

Paradoksi, bashkitë mblodhën dhjetëra milionë euro për pastrim, por mbetjet pushtuan vendin

Kështu, në krye të listës qëndron Bashkia Tiranë, më e madhja në vend, e cila thotë se përgjatë viteve 2020-2024 ka shpenzuar 13 mld lekë ose 130 mln euro, me një mesatare prej 26 mln euro në vit. Për të njëjtën periudhë, Bashkia e Tiranës mblodhi 100 mln euro nga taksa e pastrimit, ndërsa pjesa tjetër iu mbështet nga buxheti i shtetit.

29 Tetor 2025, 22:41 Nga E. D
Paradoksi, bashkitë mblodhën dhjetëra milionë euro për
foto ilustruese

TIRANË- Referuar përgjigjeve të mbërritura nga 22 bashki të vendit, përgjatë vitit të kaluar ato kanë shpenzuar rreth 57 milionë euro për pastrimin e qyteteve, por mbeturinat janë kudo.

Kështu, në krye të listës qëndron Bashkia Tiranë, më e madhja në vend, e cila thotë se përgjatë viteve 2020-2024 ka shpenzuar 13 mld lekë ose 130 mln euro, me një mesatare prej 26 mln euro në vit. Për të njëjtën periudhë, Bashkia e Tiranës mblodhi 100 mln euro nga taksa e pastrimit, ndërsa pjesa tjetër iu mbështet nga buxheti i shtetit.

Bashkia e Durrësit po ashtu shpenzoi 10 mln euro për pastrimin gjatë vitit 2024, nga të cilat 7.5 mln euro i siguroi nga të ardhurat e veta, ndërsa pjesa tjetër iu injektua nga buxheti i shtetit. Kjo bashki i tha “Inside Story” se ka trashëguar nga ndarja territoriale 4 venddepozitime ekzistuese, duke tejkaluar kapacitetin dhe duke u kthyer në një problem mjedisor. Nga këto, vetëm Porto Romano është rehabilituar, ndërsa të tjerat vijojnë të jenë ende të lira.

Ky është vend depozitimi i braktisur i Grykë-Minierës në Manëz. Siç shihet edhe nga pamjet, mbeturinat janë mbuluar me dhe, por problemi nuk është zgjidhur. Kjo bashki thotë se sapo ka lidhur kontratën me landfillin e Sharrës, i cili do të marrë për trajtim të gjitha mbetjet urbane bashkiake.

Kjo çon një hap të sigurt drejt përfundimit të zgjidhjes së aspektit të trajtimit të mbetjeve, duke përjashtuar përfundimisht mundësinë e përdorimit të tre vend depozitimeve të tjera ekzistuese, ku ndër to është edhe Grykë-Minierë Manëz. Do të punohet për ngritjen e një stacioni transferimi dhe njëkohësisht për rehabilitimin e 3 vend depozitimeve ekzistuese.

Pavarësisht shpenzimeve të larta për të pastruar vendin, një auditim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2024 ekspozoi krizën financiare me të cilat përballeshin katër bashkitë e monitoruara: Vlora, Korça, Shkodra dhe Durrësi. Më shqetësuese situata paraqitej në Durrës, ku KLSH ka gjetur se rreth 30% e buxhetit të Bashkisë së Durrësit shkon për menaxhimin e mbetjeve urbane. Referuar Kombeve të Bashkuara, ky tregues duhet të jetë në nivelet 3-15% të buxhetit. Sipas të dhënave të Bashkisë së Durrësit, pavarësisht shpenzimeve të larta, rreth gjysma e buxhetit shkon për paga dhe sigurimet e punonjësve.

“Qeveria shpenzon para për mjedisin, por një pjesë e mirë janë shpenzime operative, jo kapitale. Duket se shpenzojmë shumë, por kur fillon e analizon se ku shkojnë këto para, sheh që një pjesë e mirë shkojnë për paga punonjësish, shumë për turizmin, prodhojmë shumë dokumenta, shumë shkresa dhe paratë na ikin te këto shkresa dhe nuk ngelen te investimi në terren”, u shpreh Klodian Muço, profesor i asociuar i ekonomisë politike.

Vështirësi për menaxhimin e mbetjeve ka edhe Bashkia e Shijakut. Për të fshehur dështimin, kjo bashki i hedh mbetjet në afërsi të fshatit Hardhishtë, një vend depozitim ilegal i krijuar së fundmi. Kjo bashki nuk iu përgjigj interesit të “Inside Story” në lidhje me situatën e menaxhimit të mbetjeve./Top Channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet