LIVE UPDATES
Aktualitet

“Paska vra njërin ky. Po e ka vra tjetri mor burrë"/ Atentati në Lezhë për hakmarrje? Gjykata: S’ka prova që kushëriri i Mujecit të ketë vrarë Genc Mhillajn

Në emisionin “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën, u hodh dritë mbi këtë ngjarje duke iu referuar vendimit që dha gjykata e Shkodrës, pas akuzave që ngriti prokuroria ndaj Jozef Mujecit.

5 Maj 2026, 21:49 Nga D.S

“Paska vra njërin ky. Po e ka vra tjetri mor burrë"/

TIRANË- Atentati në Balldren të Lezhës dyshohet se ka si shkak hakmarrjen për vrasjen e Genc Mhillajt në 2016, ku si autorë kjo familje akuzoi Jozef dhe Kreshnik Mujecin. Në emisionin “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën, u hodh dritë mbi këtë ngjarje duke iu referuar vendimit që dha gjykata e Shkodrës, pas akuzave që ngriti prokuroria ndaj Jozef Mujecit.

Gjatë publikimit të dokumentave që i referohen kësaj ngjarje, shihet se edhe pse Prokuroria Shkodër ishte e bindur në gjetjet e saj ndaj Jozef Mujecit dhe kushëririt të tij Kreshnik Mujeci në lidhje me vrasjen e Genc Mhillaj, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër çmoi se këto prova nuk ishin të mjaftueshme për të shpallur të fajshëm dy kushërinjtë Mujeci..

“Organi i akuzës çmon faktin se i pandehuri Jozef Mujeci pak ditë më parë ishte konfliktuar me të ndjerin Genc Mhillaj, kjo konfirmuar nga deklarimi i dëshmitarëve të pyetur në gjykim. Gjë që rezulton të jetë e vërtetë”, thuhet në vendimin e gjykatës së Shkodrës.

Por gjykata nuk rrëzoi dyshimin e fortë se atë ditë makina kishte lëvizur.

Kjo e bazuar edhe në disa përgjime ambientale që vërtetonin një gjë të tillë.

Ku në bisedën midis dy personave që kishin dijeni lidhur mbi këtë ngjarje, u përftua ky përgjim.

Nga përgjimet, shihet se Gj. H bisedon me B. M

Gj. H: Më kallëzo çfarë ke thënë?

B.M: Jo mor, nji orë para ka lëviz makina, ndryshe na rrasin brenda, e hajmë për moskallëzim krimi. Veç një orë para është parë makina tu lëviz, por nuk e njohim personin. Kështu ke më thënë.

E hamë për moskallëzim krimi deri në katër vjet. Një orë para se me ardh policia, por personin nuk e njohim…paska vra njërin ky.

Gj. H: Po e ka vra tjetri mor burrë…

B.M: Po mor po. Po ky i paska letrat e pikme, dëgjova tu fol.

Borxh i kemi vedit, si ka mundësi mor, kujt i shkoi mendja kjo punë, ça sta merr mendja. Po ai me e pru makinën në shpi’.

Një tjetër pikë e cila bindi Gjykatën të rrëzojë prokurorinë në pretendimet e saj, në lidhje me fajësinë e Jozef Mujecit, ishte edhe procesverbali i mbajtur në banesën e babait të tij, përsa i përket gjendjes në të cilën u gjet automjeti tip ‘Audi’ A3.

Ku pala mbrojtëse këmbënguli se ishin shtuar element të cilët nuk qëndronin, vetëm e vetëm për të fajësuar klientin e tyre.

“Në kërkesën për gjykim, prokuroria, citon se nga verifikimi në vend i mjetit ka rezultuar se sadokarti, kofano e makinës dhe tamburet ishin të nxehta. Sipas prokurorisë ky fakt tregon se automjeti ‘Audi’ A3, me targa AA 966 JL, në pronësi të Jozef Mujecit ka lëvizur në ditën e ngjarjes”, thuhet në vendim.

Ky pretendim i prokurorisë është kundërshtuar fort nga ana e mbrojtjes duke u pretenduar se ‘ky informacion është krejtësisht i pasaktë, abuziv deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës nga ana e personit që ka përpiluar një informacion të tillë’, pasi sipas mbrojtjes së të pandehurve në asnjë moment në procesverbalin në fjalë nuk pasqyrohet fakti i paraqitur nga ana e prokurorisë.

Po sipas mbrojtjes në asnjë provë të administruar gjatë këtij gjykimi nuk rezulton të jetë cilësuar fakti se mjeti i gjendur në banesën e babait të pandehurit Jozef Mujeci, ‘Audi’ A3 të ketë patur tamburë dhe sodokartë të nxehtë. Për këtë arsye gjykata pasi u njoh me ‘Procesverbalin e kqyrjes së mjetit’, datë 6 Tetor 2016, e gjen të drejtë pretendimin e mbrojtjes se në rastin konkret në kërkesën për gjykim dhe konkluzionet përfundimtare janë shtuar disa elementë, të cilat nuk janë konstatuar në fakt në procesverbalin e pyetjes.

Por pavarësisht se makina në pronësi të Jozef Mujecit, është e vërtetuar se ka lëvizur në vendin e ngjarjes, ditën e krimit, Gjykata çmoi se Prokuroria nuk vërtetoi se në drejtimin e këtij automjeti ishte pikërisht i dyshuari.

Ndërkohë që sipas Gjykatës, Prokuroria është ndalur vetëm në faktin se pronar me letra i makinës është i pandehuri Jozef Mujeci. Dhe kaq mjafton që të ketë qenë ky i fundit që e ka lëvizur automjetin ditën e ngjarjes.

Por nuk ka investiguar nëse këtë makinë këtë ditë mund ta ketë përdorur dikush tjetër, qoftë edhe i afërm i tij.

Ndërkohë që gjykata u mbështet në këtë deduksion edhe në aktin e ekspertimit daktiloskopik ku rezulton se në automjetin në pronësi të pandehurit Jozef Mujeci nuk konstatohet asnjë gjurmë e këtij të fundit.

Por përkundrazi është konstatuar gjurmë e shtetasit D. M dhe po ashtu gjurmë të tjera të personave të paidentifikuar.

“Ky fakt tregon qartazi se automjeti në fjalë është përdorur dhe nga persona të tjerë dhe fare mirë kjo mund të ketë ndodhur dhe ditën e ngjarjes.

Gjykata vlerëson se në mënyrë të gabuar gjithë hetimi i prokurorisë është drejtuar në funksion të gjetjes së provave në ngarkim të pandehurit Jozef Mujeci dhe jo në drejtim të gjetjes së autorëve të vrasjes së të ndjerit Genc Mhillaj”, thuhet në vendimin e gjykatës sëe Shkallës së Parë Shkodër.

Nga ana e prokurorisë nuk është hetuar në lidhje me automjetet e deklaruara në oborrin e banesës së shtetasit Pjetër Mujeci. Ndërkohë që shtetasi B. M, deklaron se ‘aty kanë qenë dy makina, një fuoristradë ngjyrë si e zezë dhe një veturë e vogël tip ‘Audi’, ngjyrë e zezë.’

Sipas gjykatës ky fakt konfirmohet edhe nga deklarimi i shtetasit Gj. H.

Po kështu në asnjë procesverbal të kontrollit apo të kqyrjes së vendit të ngjarjes nuk pasqyrohet mjeti fuoristradë e zezë dhe për rrjedhojë nuk dihet pronësia e këtij mjeti.

Si rrjedhojë Gjykata konkludon se ky mjet nuk është larguar.

Po kështu gjykata nuk i ka cilësuar të qëndrueshme pretendimet e prokurorisë se Jozef Mujeci pasi ka kryer vrasjen ka lënë mjetin tip ‘Audi’ në banesën e tij dhe më pas është larguar për në fshatin Boriç i Madh, me një kamionçinë, ku u gjet pas krimit, i fshehur te një i afërm i tij.

Ashtu sikurse gjykata nuk e cilësoi me vend faktin që Prokuroria e mbështeti akuzën e saj ndaj Jozef Mujecit dhe Kreshnik Mujecit në dëshminë e dhënë nga shtetasi T. E. i cili në gjykatë dha një version të ndryshëm nga ai në Prokurori.

Gjatë gjykimit në cilësinë e dëshmitarit T. E, deklaroi se: ‘Jozef Mujecin dhe Kreshnik Mujecin i njoh … ndodhi një vrasje, unë dëgjova krisma, i pashë duke gjuajtur me armë, ishin dy persona, nuk i njoha këta persona. I pashë, por nuk i njoha se ishte me sekonda kjo punë … larg nja 60-70 metër, ishte ditën. …

dëgjova krisma, pashë këta dy personat që hipën në makinë, njëri ishte me armë, tjetri me shkop në dorë, hipën në makinë ikën, ishte makinë e zezë, ‘Audi’ në mos gabohem, veturë, ‘Audi’ e zezë, targa nuk pashë. Personat qenë njëri me maskë, tjetri pa maskë…’

Ndërkohë që në prokurori T. E tha:

‘… Kur kam shkuar në afërsi të urës kam vënë re se një makinë tip ‘Audi’, ngjyrë e errët, targat nuk ia kujtoj, por ajo makinë me sa di unë është e shtetasit Jozef Mujeci dhe ka ndaluar në rrugë, në hyrje të urës duke bllokuar rrugën…

Nga mjeti ‘Audi’ kanë zbritur dy shtetas, njëri që zbriti nga sedilja e pasagjerit ishte me një shkop në dorë, kurse shoferi është ulur me automatik në dorë.

Personi që kishte automatikun ishte pa maskë, ndërsa ai që ishte me shkop në dorë ishte me maskë.

Kam dëgjuar se personi që kishte automatikun bërtiste ‘ulu në tokë’.

Pasi e vranë erdhën e hipën në makinë dhe duke u kthyer indietro ikën në drejtim të Torovicës…

Personi që ka patur shkopin në dorë ka qenë i gjatë dhe i dobët.

Për momentin nuk e kam njohur, por pas ngjarjes më kujtohet se ka qenë shtetasi Jozef Pjetër Mujeci që jeton në Koljakaj, të Torovicës, i gjatë, ezmer, me flokë të shkurtër, i veshur me rroba të zeza.

E njoh shtetasin Jozef Mujeci sepse janë malësorë, ashtu sikur jam dhe unë”.

Por ndryshe nga Prokuroria, gjykata vlerësoi se ka prova dhe dëshmi të mjaftueshme, të cilat vërtetojnë se atë ditë Jozef Mujeci nuk ka qenë në vendngjarje.

Ndërkohë që ana e prokurorisë, nuk u hodh poshtë me prova gjyqësore alibia e të pandehurit se në momentin e ngjarjes ai ka qenë në Koplik, duke shitur me kamionçinën e tij.

Apo qoftë me një provë gjyqësore prania e të pandehurit në vendin e ngjarjes.

Në të kundërt provat e paraqitura nga ana e të pandehurit Jozef Mujeci, por madje dhe provat e mbledhura nga vetë Prokuroria provojnë faktin se i pandehuri Jozef Mujeci ka qenë shumë larg vendit të ngjarjes në datën 6 Tetor 2016, rreth orës 11.00. kur është vrarë viktima Genc Mhillaj.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër

Së pari, prania e të pandehurit Jozef Mujeci në vendin e deklaruar prej tij provohet prej dëshmisë së shtetasit N. D. Nga ana tjetër dëshmia e këtij shtetasi konfirmohet dhe nga dëshmitë e tri shtetasve të tjerë të cilët në harmoni me njëri-tjetrin pranojnë faktin se, ditën e ngjarjes rreth orës 11.00-11 30, Jozef Mujeci ka parkuar kamionçinën e tij në oborrin e Gjokë Ograjës, në fshatin Gruemirë.

Duke marrë parasysh faktin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në një zonë, e cila ndodhet rreth 1 orë larg, për gjykatën mundësia e qenies së të pandehurit në vendin e ngjarjes paraqitet e zbehtë.

Kjo sipas Gjykatës vërtetohet edhe nga përgjimet ambientale midis Jozef Mujecit dhe babait të tij Pjetër Mujeci.

Ky i fundit i cili i kërkon të birit t’i thotë të vërtetën, nëse është ai autor i vrasjes së Genc Mhillaj.

Gjë që mohohet nga Jozef Mujeci.

Ndërkohë që një nga dëshmitarët okularë të pranishëm në momentin e krimit, pavarësisht se e njihte Jozef Mujecin, nuk dha asnjë deklaratë që të ishte ky i fundit që qëlloi mbi Genc Mhillaj.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër

Gjatë marrjes në pyetje F. K, deklaroi se: ‘ … Dua të them se personat që na dolën përpara, njëri nga ata ishte me maskë të zezë në kokë dhe ishte rreth 1.80 m i gjatë,

ndërsa personi i dytë që kishte automatikun ishte pak më i shkurtër se personi me maskë dhe kishte të veshur një bluzë të errët me krahë të shkurtra dhe një palë pantallona me ngjyrë të errët…

Dy personat erdhën me vrap dhe hipën në makinë, duke ikur në drejtim të rrugës që të çon në Torovicë’.

Ndërsa nga transkriptimi i përgjimit ambiental midis Jozef Mujecit dhe babait të tij ky i fundit e pyet nëse duke shitur bostan në Malësinë e Madhe ka qenë në shoqërinë e Nikollës së Zekës apo Nikollës së Zi dhe vetë i pandehuri i tregon se ka qenë në shoqërinë e Nikollës së Zekës.

N.D i cili në gjykim në cilësinë e dëshmitarit konfirmoi faktin e të qenit me të pandehurin ditën e ngjarjes në Koplik.

Por po kështu sipas Gjykatës prezenca e Jozef Mujecit ditën dhe orën e ngjarjes në rrethin e Koplikut u arrit të provohej në mënyrë shkencore edhe nga analizimi i tabulateve telefonike.

Ku rezulton të jetë i loguar në Koplik.

Ndërkohë që po kështu rezulton që as Kreshnik Mujeci dhe as Lin Mujeci të kenë komunikime me numrat e telefonit në përdorim nga Jozef Mujeci, më datën 6 Tetor 2016 dhe në vijim.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër

Logimet e numrit të telefonit në përdorim të pandehurit tjetër Kreshnik Mujeci janë në antenat Komuna Balldren, fshati Torovicë dhe fshati Dajç.

Të tre numrat e telefonit në përdorim të Jozef Mujecit, nuk rezultojnë që gjatë harkut kohor 10:30 -12.00, të jenë loguar në të njëjtat antena me numrin në përdorim të Kreshnik Mujecit.

Përsa i përket Kreshnik Mujecit, Gjykata e vlerësoi si të pamjaftueshme vetëm faktin që makina e tij ishte gjetur 2-3 km larg vendit të ngjarjes.

Ndërkohë që nga dëshmitë e pronarit të lokalit ku u gjet ditën e ngjarjes makina e Kreshnik Mujecit, ky i fundit vinte shpesh në këtë lokal për të pirë kafe./BalkanWeb

atentati ne balldren cifti mujeci

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje