Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ata thanë se institucioni ka ndërmarrë hapa për të detyruar pedagogët që të ndjekin studimet e ciklit të tretë me programe që nuk përputhen me profilin e tyre artistik.
TIRANË- Pedagodët e universitetit të Arteve kanë denoncuar moszbatimin e vendimeve të Senatit Akademik për promovimin e tyre akademik, i cili sipas tyre krijon një precedent problematik për funksionimin e brendshëm të universitetit. Përmes një konferencë për shtyp ata u shprehën se situata aktuale rrezikon vetë ekzistencën e institucionit.
Ata thanë se institucioni ka ndërmarrë hapa për të detyruar pedagogët që të ndjekin studimet e ciklit të tretë me programe që nuk përputhen me profilin e tyre artistik. Sipas tyre kjo ka krijuar një situatë kontradiktore, ku nga njëra anë njihen tituj akademikë në bazë të praktikës artistike, ndërsa nga ana tjetër kërkohet përmbushja e kritereve të një modeli klasik akademik.
Në fund, ata thanë se përfaqësia e asamblesë ka ndjekur rrugën institucionale për adresimin e kësaj çështjeje dhe i ka kërkuar zyrtarisht rektoratit një sqarim të plotë mbi statusin dhe zbatimin e vendimeve të Senatit akademik.
Deklarata e plotë:
"Në vitin 2021, me VKM numër 145, Universiteti i Arteve fitoi një status të veçantë si institucion i arsimit të lartë me profil artistik, duke reflektuar natyrën specifike të disiplinave të tij.
Në vijim të këtij statusi, në vitin 2024, Senati akademik i Universitetit të Arteve miratoi procedurat dhe vendimet për promovimin akademik të stafit, duke i dhënë një pjese të pedagogëve të tij titujt si profesor në arte dhe profesor i asociuar në arte.
Megjithatë, që nga data 12.06.2024, këto vendime nuk janë zbatuar në mënyrë të plotë, veçanërisht në aspektin financiar dhe atë administrativ, duke bërë që pedagogët e promovuar të vazhdojnë të trajtohen sipas statusit të mëparshëm.
Gjithashtu, paralelisht, institucioni ka ndërmarrë hapa për të detyruar pedagogët që të ndjekin studimet e ciklit të tretë, doktoratura domethënë, shpesh këto me kosto të konsiderueshme financiare, dhe në dhe me programe që nuk përputhen me profilin tonë artistik.
Kjo ka krijuar një situatë kontradiktore, ku nga njëra anë njihen tituj akademikë në bazë të praktikës artistike, ndërsa nga ana tjetër kërkohet përmbushja e kritereve të një modeli klasik akademik.
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për sqarim, deri më sot nuk kemi një qëndrim të qartë dhe të plotë institucional mbi statusin dhe zbatimin e këtyre vendimeve.
Kjo situatë prek një grup të konsiderueshëm pedagogësh dhe ka mbështetjen edhe të pjesës tjetër të stafit akademik që i gëzojnë këto tituj më përpara.
Përfaqësia e asamblesë së stafit akademik të Universitetit të Arteve shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Senatit akademik të datës 12.06.2024, të cilat pavarësisht miratimit të tyre, nuk kanë gjetur ende zbatim të plotë institucional.
Moszbatimi i vendimeve të një organi kolegjial si Senati akademik, krijon një precedent problematik për funksionimin e brendshëm të universitetit, duke vënë në pikëpyetje sigurinë juridike të akteve akademike dhe koherencën e vendimmarrjes institucionale.
Në të njëjtën kohë, kërkesa për ndjekjen e detyrueshme të studimeve të ciklit të tretë, e shoqëruar me kosto të konsiderueshme financiare, ngre shqetësime serioze për përputhshmërinë e këtyre praktikave me natyrën specifike të disiplinave artistike dhe me statusin e veçantë të Universitetit të Arteve si një institucion i profilizuar.
Kjo situatë nuk përbën thjesht një problem individual, por prek drejtpërdrejt standartet akademike, integritetin institucional dhe funksionimin normal të një institucioni publik të arsimit të lartë.
Përfaqësia e asamblesë ka ndjekur rrugën institucionale për adresimin e kësaj çështjeje dhe i ka kërkuar zyrtarisht rektoratit një sqarim të plotë mbi statusin dhe zbatimin e vendimeve të Senatit akademik.
Në mungesë të një përgjigje të qartë dhe një zgjidhje institucionale, përfaqësia e asamblesë do të shqyrtojë të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale në dispozicion për të garantuar respektimin e vendimeve akademike dhe funksionimin e rregullt të universitetit.
Transparenca, respektimi i akteve akademike dhe siguria juridike janë parime themelore që nuk mund të relativizohen"./Dosja.al
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar...
Foto ilustruse TIRANË- Vëllai i Muçi Shaljanit alias Sheqerit agjentit të AMP-së, i cili mbetit i vrarë në atent...
Foto ilustruse TIRANË- Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një ...
Foto ilustruse LEZHA- Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fat...
Bujar Spahiu TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët mysliman&...
Foto ilustruse Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundi...
Foto ilustruse Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë ton naftë, sipas të dhënave nga Doganat. Importet jan...
Foto ilustruse Aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një ulje të lehtë të...
Foto ilustruse SHBA- Një shqiptare është emëruar në një nga postet më të larta në Microsoft. Ajo ësh...
Foto ilustruse Kredia është një detyrim ligjor që duhet shlyer, por jo nëse kthehet në fajde. Fajdeja është vep&eum...