LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje pagash, ndryshe nisim bojkotin të hënën

• Pedagogët i kanë qëndruar vendimit të tyre për të bojkotuar mësimin të hënën në shenjë revolte për mosplotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë si dhe paralajmëruan se nga e hëna do të ketë çdo ditë protesta në oborret e univeristeteve. • Protesta e sotme u mbajt në Universitetin e Arteve. • Protesta nisi rreth orës 11:00 dhe për rreth 2 orë ata parashtruan kërkesat e tyre. • Duke folur gjatë protestës kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se pavarësisht presioneve direkte apo indirekte protesta e tyre nuk do të ndalet. • Ai u shpreh se tashmë nuk duhet të themi më ta bëjmë Shqipërinë si Europa por si Kosova, duke marrë si shembull pagat e kolegeëve të tij atje. • Pedagogu i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj ishte më i ashpër në qëndrimin e tij kur tha se ka ardhur koha që tre familjet që drejtojnë Shqipërinë t'i heqin duart nga universitetet. Ai shtoi se kjo luftë nuk po bëhet vetëm për ata por dhe për studentët që të kenë kushte më të mira dhe mbi të gjitha të largohet nepotizmin politik dhe familjar nga universitetet • Pedagogu i Universitetit të Sportit u shpreh se është larguar nga puna me pa të drejtë dhe se sot drejtuesit e departamenteve sillen si gjyqtarë e marrin vendime arbitrare. • Në përfundim të protestës u vendos se nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre atëherë ata do të bojkotojnë mësimin duke mos lëvizur nga qëndrimi i tyre • Ata kërkojnë rritjen e pagës me 30% këtë vit si dhe 20% vitin tjetër si dhe mbështetje financiare për kërkimet shkencore. • Qeveria më parë ka propozuar një rritje me 15% ku 7% i mbulon qeveria dhe 8% universitetet, por kjo kundërshtohet nga ata pasi sipas tyre universitetet nuk kanë buxhet për këtë. • Tre ditë kohë i është lënë kryeministrit Rama që të ndryshojë mendim dhe të plotësojë kërkesat e tyre ose sipas pedagogëve e hëna do të nisë me bojkot.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Protesta e pedagogëve/ Rektori i UM: Të hënën fillojmë normalisht mësimin! Nuk kemi probleme me rritjen e pagave

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Arben Gjata

TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjeksisë, Arben Gjata u shpreh se ky universitet do të vijojë normalisht procesin mësimor të hënë duke u distancuar nga protesta e pedagogëve që u mbajt sot e që pritet të përshkallëzohet me bojkot të mësimit të hënën. 

Duke folur për "Fax News" Gjata tha se në Universitetin e Mjekësisë ditën e hënë do të nis mësimi ashtu siç është njoftuar nga ministria e Arsimit. Ai shtoi se ky universitet nuk ka asnjë problem sda i përket rritjes së pagave.

Arben Gjata: Viti akademik fillon ditën e hënë me urdhër të minitrisë së Arsimit. Mund të ketë edhe pedagogë që kanë të drejta të protestojnë. Nuk kemi pasur ndonjë problematikë sa i takon rritjes së pagave. Do ishte mirë të rritet po duhet parë situata ku është vendi, mundësinë financiare që ndodhet, një gjetje kompromisi Do e tregojë koha se cfarë do bëhët. Është lëvizje sindikaliste. Ne do e fillojmë vitin e ri akademik, me dorëzimin e bluzave të bardha sic bëhet cdo vit.

Sa i përket lajmit që ka qarkullouar në media ditët e fundit që studentët e mjekësisë pasi të mbarojnë shkollën t'u bëhet me detyrim qëndrimi në vend , Gjata tha se nuk e ka thënë diçka të tillë dhe se është nxjerrë nga konteksti.

3 VITE ME PARE

Pedagogia: E ulët të na përplaset argumenti i projekteve si shenjë e paaftësisë sonë. Ata që nuk vijnë se janë nën presion

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Albana Deda

TIRANË- Ka vijuar edhe ditën e sotme protesta e pedagogëve. Pedagogia Albana Deda nga Fakulteti i Historisë në fjalën e saj në protestën e pedagogëve tha se dalja e tyre në rrugë “është tregues se kjo shoqëri ka arritur një krize morale e humane. Pedagogia ngriti disa pyetje për të gjithë zyrtarët që kanë dalë kundër protestës së pedagogëve.

Pedagogia kishte nje pergjgje per ministren e Arsimit dhe te gjithe zerat e tjere qe thone se ata qe duan te marrin me shume rroge, te bejne projekte te tyre dhe te aplikojne dhe ne komunitetin evropian por dhe për kolegët pedagogë që nuk kanë marrë pjesë në protesta.

Albana Deda: Nuk ka cilësi në arsim pa vlerësim ekonomik të pedagogut, kur s’ke salla e literaturë të subvencionuara nga një buxhet i denjë për output që kërkohet me të madhe. Janë ndezur falangat e denigrimit tonë, sa herë ka protestë. Me tezat se po ulim veten e duhet të jemi ë mirëkuptues për situatën. Ju zonja e zotërinj a ndjeni përgjegjëi për këtë gjendje të krijuar kur ju keni qenë pjesë e instancave drejtuese? A jeni ju që i keni trajtuar pedagogët si numër e vote? Që keni përkrahur të paaftët e keni denigruar të aftët. “Kur kam tit Prof.as marr 600 e ca euro në muaj nuk më subvencionohet asnjë artikull. S’kam një zyrë s’kam marrë kurrë financim për botim cikli leksionesh qe na kerkohen me aq force. Cfarë integritei moral e profesional ofrojnë këto kushte? Une kam qene docente dhe kur kam marre titullin prof.as vjet me eshte rritur rroga vetem 22 mijë lekë të vjetra nuk na besojnë as familjarët. Shpenzimi per dosjen i ka kaluar 7 mije euro. Per projektet dua te sqaroj se eshte hipokrizi paaftesi që të sillen si argument projektet për të shtuar rrogat tona. Shumica e projekteve te komunitetit evropian nuk mund te kerkohen nga ne se ne nuk jemi pjesë e komunitetit evropian. Ne mund te jemi partnere te ftuar nga nje universitet pjese e komunitetit evropian por dhe nese vjen ndonje kerkese shume rralle shkojne te pedagogu i thjeshte. E dyta janë degë si kjo e imja qe nuk u interesojne te dhenat e Shqipes e ne me aq infrastrukture nuk ofrojme dot te dhena objektive dhe nese na kerkohen. Na përplaset argumenti i projektit si shenjë e paaftësisë sonë, eshte infantile dhe e ulet, pasi eshte e kunderta. Shteti në këtë mënyrë pranon dështimin total të politikave të arsimit të lart. Asaj pjese pedagogësh që nuk janë këtu ne shesh me pretendimin se jane nen presion. E dimë që jeni nën presion, e dime qe jeni thirrur ne mbledhje edhe para pak minutash se po i shoh nje pjese kolegesh qe kane ardhur nga ajo mbledhje. Por dhe ne jemi ne presion, edhe ne kemi fëmijë që i mbajmë me këto rroga anemike. Po këtu bëhet dallimi mes militantit që i është falur ai vend dhe intelektualit të vërtetë.

3 VITE ME PARE

Protesta/ Kovaçi: Paragjykohen disa për plagjaturë por unë i quaj heronj! Se të bësh 10 mijë euro s’ke kohë ta bësh, do gjesh punë

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi u ndal dhe tek punimet shkencore që sipas tij kanë një kosto prej 10 mijë eurosh. Kovaçi tha se që të bësh një punim shkencor është heroike.

Ai u shpreh se në krahasim me Kosovën ne jo vetëm që nuk rimbursohemi me 8 mijë euro edhe na duhet të paguajmë.

 Sandër KovaçiUnë them me plot gojë se ata që ishin këtu e ata që s’janë do i konsideroja yjet e protestës për një arsim të qëndrueshëm. Nuk ka qenë vlerësimi ka qenë movlerësimi që na ka sjellë këtu. Profesorati është goditur githnjë. Kam një vit me paterica, me dy dhe kam dhënë mësim si gjtihë të tjerët. Idetë futuriste se mund të ketë këtu pa investim vetëm këtu kam parë. E di që shpesh paragjykohen për plagjaturë, po unë i quaj heronj. Se të dalësh me shifër 10 milion lekë për punim shkencor do të duhet të punosh sa këtej sa andej kurse në Kosovë paguhen 8 mijë euro, s’të del bursa për punim shkencor pa 8 mijë euro aty anash. Në llogaritje ne jem dëmtuar rëndë financiarisht. Kjo lëvizje është e profesoratit në përpjekje për të ndryshuar diçka. Ka dhe nga ata që duan të na lënë këtë kënetë, unë i quaj grevëthyes. Shkoni nëpër tualetet e universiteteve, ju lutem shkoni se nuk ka ujë, s’ka letra. Ne paguhemi 2 rroga në kurriz të studentëve, a janë gati ata të paguajnë edhe 3 të tjera në kurriz të tyre? Natyrisht edhe ne prandaj e kemi bërë pikën 9, ore ku i kemi këto. Se e kemi parë universitetin e Filolohjikut me një sallë Leksioni. Ku i kemi këto bibliotekat.

3 VITE ME PARE

Pedagogu i UPT: Duhet të kisha marrë një teser partie ose gomonen drejt Anglisë

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Erison Karamani

TIRANË- Pedagogu i Univeristetit Politeknik të Tiranës Erison Karamani ka folur gjatë protestës së mbajtur sot në Univeristetin e Arteve. Ai tha se duhet të kishte amrrë gomonen drejt Anglisë ose të ishte përfshirë me parti politike që qeveria të punonte për të pastruar paratë e tij.

Karamani tha se buxheti për kerkimin shkencor në universitete vitin e shkuar ishte vetëm 300 mijë euro, ndërkohë që shtoi se  në Kryeministri po ndërtohet një instalacion me vlerë 4 milionë euro.

“Në vend që të ulesha e të studoja mjaftonte të futesha të një nga këto programet degjeneruese në televizone që të kisha karrierë e të më admironin, apo të merrja gomonen për në Angli që qeveria të punonte natë e ditë për mua që të pastronte lekët e mia, ose und të kisha marrë një tester partie dhe t’i ofroja më shumë familjes time. Pikërisht ky është absurdi që është ulur këmbëkryq në këtë shoqëri. Më kërkojnë të botoj artikuj në revista shkencore që kushtojnë më shumë se rroga ime. Po ndërtojnë instalacion në kryeministri 4 milionë euro, ndërsa buxheti për kërkimin shkencor ishte vetëm 300 mijë euro. Ankohemi se nuk ka protesta, por kur dikush  ngre zërin për të drejtat e tij të gjithë e kryqëzojnë. Një pedagog i mirëpaguar do të thotë rritje e cilësisë në mësimdhënie. Studentët më kanë shprehur se bojkoti jonë ndoshta I ënon ekonomikisht me kostot e jetesës dhe I kuptoj shumë mirë. I ftoj që ta shohin nga një pikëpamje më e madhe, I bëj thirrje të protestojnë dhe ata për kostot e jetesës por nuk mund të heqim dorë nga protesta jonë.”, u shpreh ai.

3 VITE ME PARE

Pedagogët i qëndrojnë bojkoti: Qeveria ka tre ditë kohë të na pranojë kërkesat! Nga e hëna çdo ditë protestë

 

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi, u shpreh se ata i kanë lënë dhe tre ditë kohë qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre duke njoftuar se do i qëndrojnë bojkotit të vitit akademik siç kishin paralajmëruar më parë.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve e konsideron lëmoshë rritjen prej 7% të pagave të tyre, propozim i bërë nga qeveria.

Kovaçi kërkoi solidarizimin e të gjithë stafit akademik, për të cilët tha se pavarësisht presioneve, ka mënyra të ndyshme për t’ju bashkuar protestave. Gjithashtu ai shtoi se nisja e vitit akademik do të bëhet në datën 17, kë sipas tij, në orën 08-10 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj dhe më pas pedagogët do të dalin për të protestuar në oborret e fakulteteve.

Sandër Kovaçi: Edhe ata që ju bashkangjitën protestës, edhe ata që do të na bashkangjiten në datën 17 ju falenderojmë shumë. Ne duhet të insistojmë në arritjen e qëllimeve të kësaj proteste. Ne nuk kërkojmë  që ta prishim datën e fillimit të vitit të ri akademik. Ditën e hënë nga ora 8-10 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj. Në orën 10:00 do të jemi aty me studentët për t’u sqaruar atyre se përse lëvizja jonë është edhe lëvizja e tyre. Në orën 10-12 i gjithë personeli i fakulteteve do të jetë në oborrin e universiteteve. Të gjithë kolegët duhet të jenë solidar me datën 17 e cila do të përsëritet më 18, më 19 e kështu me radhë. Deri në arritjen e qëllimit. Edhe Presidenti i Republikës ka kërkuar të njihet me problemet tona. Kjo është një shenjë pozitive. Një shenjë tjetër pozitive është ndërgjegjësimi i të tjerëve. Kryeministri du ua mbyllë degët ku ka për t’i mbyllur, mos mendoni që të ketë mëshirë për ju se nuk dolët në protestë. Jam shumë përulës për mbështetjen që i keni dhënë kësaj lëvizjej.

3 VITE ME PARE

Drejtuesi i Sindikatës së Universitetit: Ne nuk jemi në shërbim të askujt! Nuk e pranojmë ofertën e qeverisë

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Qazim Lataj

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Universitetit, Qazim Lataj i pranishëm në protestën e organizuar sot para Universitetit të Arteve deklaroi se nuk pranojnë ofertën e qeverisë. Ai sqaroi se universitetet nuk kanë para për diçka të tillë.

Ai deklaroi se pedagogët që kanë dalë në protestë nuk janë në shërbim të askujt, por në funksion të punës së tyre. Lataj i bëri thirrje ministres së Arsimit dhe drejtuesve të Universiteteve që t’i lejojnë t’ia dorëzojnë kërkesat e tyre kryeministrit, pse jo edhe Presidentit apo Kuvendit.

Qazim Lataj: Kjo është një protestë që organizohet nga sindikata e pedagogëve dhe kërkon të mbrojë të drejtat, nuk jemi në shërbim të askujt, por jemi në funksion të punës tonë. I bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të arsimit publike, nga ministrja e Arsimit deri tek përgjegjësi i departamentit që mos pengoni këtë protestë, larg sjelljeve jo etike, larg presionit dhe shantazhe. Bashkohuni me ne, rektorë, dekanë sepse vetëm kështu mund t’ja arrijmë. Në lini t’ia drejtojmë këtë kërkesa, kryeministrit, ministres, e pse jo Presidentit dhe Kuvendit. Ju jeni drejtuesit tanë, këtu keni qenë.  E pamë nuk na dhantë gjë! Na premtuan në fushata dhe nuk po shohim asgjë. Shohim një  7% për mua është një thërrime. Mbrëmë pashë që kishte dalë edhe fletorja zyrtare dhe oferta e kryeministrit. Nuk pajtohemi me vendimin e qeverisë, sepse nuk kanë lekë universitetet. Unë edhe si drejtues i sindikatës së universitetit, i them atyre profesorë që sot nuk e njohin, ta tërheqin prapësht atë deklaratë Ne nuk jemi dhe nuk pranojnë këtyre ofertë, kërkojmë rritjen e pagave për të gjithë punonjësve. Sepse nuk ka vetëm pedagogë, por ka shumë punonjës, duke filluar nga biblioteka deri tek sanitarët. I bëj dhe një kërkesë ministres së arsimit dhe rektorëve që të ushtrojë mirë kompetencat për të ardhurat në universitete.

KËRKESAT E PEDAGOGEVE

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

3 VITE ME PARE

Protesta e pedagogëve/ Isufi: Qeveria ka reduktuar fondet! Të qëndrojmë fort me kërkesat tona

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Ardian Isufi

TIRANË- Pedagogët e kanë vijuar edhe ditëne sotme protestën e tyre ashtu dhe siç kishin premtuar. Pedagogu, Ardian Isufi  duke folur në protestë u shpreh se ata po protestojnë për të dinjitet. Ai renditi disa dështime të qeverisë në fushën e arsimit, duke theksuar se janë reduktuar fondet.

Ardian IsufiHapim këtë protestë me shprehjen të Fan Nolit, “çdo vend çlirohet me përpjekjet e veta”. Edhe përpjekja jonë sa vjen bëhet më e fortë. Qeveria në sektorin e arsimit ka bëtë shkurtime mbi 1.6 mld lekë. Pra nga buxheti fillestar i parashikimet. Shpenzimet kanë pësuar shkurtim. Fondet për arsimin bazë dhe të mesëm janë reduktuar. Fakt është që jemi vendi i fundit në Evropë për pagën e pedagogët, më poshtë se Bosnje Hercegovina. Kjo gjendje flet vetë pse rinia ikën nga Shqipëria. Të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që çdo ditë po i bashkohen kërkesat e studentëve. Kjo është protesta juaj dhe e shoqërisë shqiptare.

KËRKESAT E PEDAGOGEVE

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

3 VITE ME PARE

Protesta e pedagogëve/ Kovaçi: Po na bëjnë presione për të na ndaluar

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Sandër Kovaçi

TIRANË- Pedagogët e kanë vijuar dhe ditën e sotme protestën e tyre. Këtë herë ata u vendosën para Universitetit të Arteve ku parashtruan dhe njëherë kërkesat e tyre. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve gjatë fjalës së tij u shpreh se ka pasur presione direkte dhe indirekte që kjo protestë të ndalet.

Sandër Kovaçi: Nuk bëhet fjalë për qiqra në hell, por për situatën jo të mirë për shkak të mos financimit. Ne jemi dëmtuar rëndë financiarisht. Dua të trajtoj një element. Kjo lëvizje është lëvizje e profesoratit me pastërtinë për të ndryshuar diçka. Nëpër këmbë kemi edhe ata që nuk e duan këtë lëvizje. E duan universitetin në këtë situatë kënetë, që të rrinë në kushte ekzistence dhe pedagogu është viktimë e kësaj situatë. Vjen situata e presioneve direkte dhe indirekte. Këtë kontingjent që e them unë, unë i thuaj grevëthyes. Në rangun drejtues, kemi pasur edhe dekanë edhe shefa departamentesh që kanë mbajtur qëndrim qytetar, apo ashtu sic kemi rektorë që dalin në TV dhe bëjnë mbrojtësin e dikujt. Ata duhet të bëjnë mbrojtësin e profesoratit. U bëj thirrje rektorëve, ata sot duhet të ishin këtu. Sepse qeveria ka thënë se 8% do vijnë nga Universiteti. PO ku e kemi këtë 8%, kur po të shkosh në tualetet e universiteteve nuk ka ujë, nuk ka letra. Po e vulgarizoj ca, për të thënë si është gjendja në Universitete.

3 VITE ME PARE

Protesta e Pedagogëve/ Susaj: Nuk do të jetë e fundit! Po mundohen të na përçajnë! Tre familje kanë 25 vjet që drejtojnë

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Lush Susaj

TIRANË- Pedagogët e kanë vijuar dhe ditën e sotme protestën. Ata janë mbledhur në Universitetin e Arteve ku kanë parashtruar dhe njëherë kërkesat e tyre. Pedagogu i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj u shpreh se protesta nuk do të ndalet. 

Ai tha se tre familje kanë 25 vjet që drejtojnë vendin dhe kjo duhet të marrë fund. Susaj shtoi se është tentuar që protesta e tyre të përçahet por nuk ja kanë dalë. Ai u shpreh se ata po luftojnë kundër korrupsionit dhe nepotizmit që sipas tij ka "pushtuar" universitetet.

Lush Susaj: Duke parë nivelin e arrogancës dhe moskokëçarjes nuk besoj se kjo do të jetë protesta e fundit. Ne po luftojmë ti kthejmë studentët në universitete dhe të mos na ikin me gomone. Po bëjmë gjithçka për shkollën dhe studentët. Po luftojmë për korrupsioni dhe nepotizmin kriminal që ka pushtuar universitetet. Po protestopjmë për dtudentët. Të largojmë universitetin nga tre familjet që kanë 25 vjet që drejtojnë.

3 VITE ME PARE

"Ta bëjmë Shqipërinë si Kosova", Kovaçi: Shpenzova 5000 euro për t'u kuruar nga Covid-19, asnjë mbështetje nuk mora nga shteti

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi duke folur në protestën e pedagogëve para Universitetit të Arteve tha se kërkesat e tyre kryeministri i quajti ultimatume, duke shtuar se pagat e pedagogëve nuk janë në përputhje me tregun e punës. Kovaçi u shpreh se tashmë nuk duhet të themi më ta bëjmë Shqipërinë si Europa por si Kosova.

Kovaçi tregoi dhe rastin e tij në periudhën e vështirë të pandemisë. Ai tha se kishte shpenzuar 5000 euro për kurimin e tij dhe nuk mori asnjë ndihmë nga shteti teksa shtoi se dëmtimet pos-covid i kanë lënë probleme në lëvzije dhe i duhet një operim por sipas tij ai nuk ka mundësi ta kryejë.

Sandër KovaçiKa pasur keqkuptime mbi përmbajtjen e peticionit, ka pasur sugjerime që propozimi të përfundojë me një manifest. Ne e kemi thënë që nuk bëhet fjalë për rrogën e një pedagogu që të mbajë familjen e tij, por që të jetë dinjitoz. Kemi kërkuar rritje 30% këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm. Duke u nisur nga kriza ekonomike ne e kemi zbritur kërkesën duke qenë solidarë me këtë situatë. Kërkesat tona kryeministri i quajti ultimatum, por i themi kryeministrit ta shikojë universitetin me një sy tjetër. Sot gjendja e profesoratit është në një tjetër gjendje dhe nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë dhe nuk ka pasur rritje. Nëse e krahasojmë me Kosovën ka ardhur koha të mos themi që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, por ta bëjmë si Kosova Rektorati u përball me Covid-19. Në nëntor-dhjetor ishte periudha më e vështirë. Shpenzaova 5000 mijë euro pa mbështetjen e shtetit. Kam 28 vjet që paguaj sigurime, fizioterapinë 2 herë në jave e bëj me shpenzimet e mia, 240 mij lekë, 70 mij lek për notit. Kam kërkuar borxh por e kam se ndihemi të presekutuar nga shërbimet që nuk i jep shteti. E kam shtyer operacionin se kushton 6000-7000 euro. Ne të gjithjë shkojmë tek privati se nuk kemi mbështetje shëndetësore nga shteti. Kjo ndodh se ka konhtrollin "Big Farma" që kanë rrogën sa dygfishin tonë. 

KËRKESAT E PEDAGOGEVE

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

3 VITE ME PARE

Protesta e pedagogëve/ Berisha: Të gjithë të dalin në shesh në mbështetje të tyre

ULTIMATUMI i pedagogëve: Qeveria ka 3 ditë kohë, 30% rritje
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje studentëve e punonjësve të tjerë të universiteteve që të dalin në protestën e pedagogëve. Protesta do të nisë sot në shesh dhe kryedemokrati kërkon që të gjithë pedagogët t’i bashkohen sindikatës.

Postimi i Plotë:

Të gjithë në Protestë!
Sot, në ora 11:00, protestë e madhe para Universitetit të Arteve nga pedagogë, punonjës dhe studentë të universiteteve të vendit.

Pedagogët kanë paralajmëruar një tjetër protestë që nis sot. Nëse nuk u rrisin pagat, pedagogë kanë paralajmëruar bojkotin e vitit të ri akademik që pritet të nisë në 17 tetor. Deri më tani, ministria e Arsimit ka ndërmarrë vendimin për një rritje prej vetëm 7%, që për pedagogët është i papërfillshëm.

protesta e pedagogeve sali berisha

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty