Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shirat e rrëmbyeshëm disaditorë gjatë janarit nxitën përmbytje në shumicën e komunave të Kosovës, duke shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe infrastrukturë publike dhe duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.
KOSOVA- Përmbytjet e janarit në shumë pjesë të Kosovës kanë shkaktuar dëme në vlerë rreth 6 milionë euro, tha të enjten për Radion Evropa e Lirë Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Shirat e rrëmbyeshëm disaditorë gjatë janarit nxitën përmbytje në shumicën e komunave të Kosovës, duke shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe infrastrukturë publike dhe duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ibrahimi i tha Radios Evropa e Lirë se, sipas vlerësimeve fillestare nga komunat e prekura, dëmet arrijnë shumën e 6 milionë euro.
Dëmet, sipas tij, kanë ndikuar ndjeshëm në ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike.
Komuna më e prekur është Gjakova, me rreth 2.7 milionë euro dëme, e ndjekur nga Drenasi me mbi 1.5 milion euro.
Ndërkohë, dëmet në Pejë, Rahovec dhe Mitrovicë arrijnë në rreth 800 mijë euro secila. Në Klinë dëmet vlerësohen mbi 650 mijë euro, ndërsa në Malishevë rreth 540 mijë euro.
Përveç këtyre, nga vërshimet janë prekur edhe Skenderaj, Istog dhe Fushë Kosovë, por vlerësimet përfundimtare për këto komuna ende nuk janë bërë.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga institucionet qendrore kompensim sa më të shpejtë të mjeteve financiare për mbulimin e dëmeve.
“Komunat nuk mund ta përballojnë të vetme këtë barrë financiare. Pa ndërhyrje të shpejtë nga niveli qendror, rrezikohet seriozisht realizimi i shumë projekteve dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët”, tha Ibrahimi për REL-in.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me vlerën e dëmeve dhe afatin e kompensimit të tyre.
Përmbytjet në Kosovë përsëriten pothuajse çdo vit, ndërsa shumë projekte për rregullimin e lumenjve dhe ndërtimin e digave mbeten të parealizuara, pavarësisht se parashihen në buxhete.
Ekspertët vlerësojnë se problemi nuk lidhet vetëm me reshjet, por me keqmenaxhimin e lumenjve, ndërhyrjet e pakontrolluara dhe mungesën e masave parandaluese afatgjate.
Viti 2023 ishte ndër vitet kur vendi u godit më së shumti nga vërshimet. Ndër komunat e prekura atë ishin Skenderaj, Istogu, Klina dhe Mitrovica e Jugut.
Sipas raportit “Mjedisi i Evropës 2025”, i publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës, përmbytjet e vitit 2023 shkaktuan dëme prej 3.75 milionë eurosh vetëm në familje.
Megjithatë, sipas të dhënave të komunave në atë kohë, vlera e përgjithshme e dëmeve vlerësohej rreth 26 milionë euro./REL
Foto ilustruse Kushtet e infrastrukturës aktuale të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm në Tiranë, nuk i pë...
Foto ilustruse VLORA- Një aksidenti zingjir ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një automjet tip Peugeot i ka prerë...
Foto ilustruse KORÇË- Personi që po shihni në foto është 45-vjeçari Krenar Çekiçi, i ci...
Foto ilustruse TIRANË- Pedagodët e universitetit të Arteve kanë denoncuar moszbatimin e vendimeve të Senatit Akademik pë...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar...
Foto ilustruse TIRANË- Vëllai i Muçi Shaljanit alias Sheqerit agjentit të AMP-së, i cili mbetit i vrarë në atent...
Foto ilustruse TIRANË- Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një ...
Foto ilustruse LEZHA- Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fat...
Bujar Spahiu TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët mysliman&...
Foto ilustruse Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundi...