5 Nëntor 2022, 13:24
Nga k.m.
Mjek në Shqipëri
Mjekët e ardhshëm, po largohen nga vendi. Nuk kemi arsye të qëndrojmë në vendin tonë, por kemi shumë arsye të shkojmë jashtë.
Sipas një raporti të Qendrës për Studime Sociale dhe Ekonomike, gati 92% e studentëve të Mjekësisë kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga vendi. Malbor Duka është një 26 vjeçar që ka përfunduar studimet për Mjekësi e Përgjithshme, dhe aspiron të specializohet në Kirurgji.
“Sapo përfundova studimet në Mjekësi e Përgjithshme dhe punoj në një spital privat si asistent I një mjeku kirurg. Çdo ditë e më shumë po gjendem përballë një dileme, nëse duhet të qëndroj në vendin tim në këtë ambient këtu, apo të drejtohem drejt një vendi perëndimor. Sigurisht që po vë shumë gjëra në pershore. E para janë arsyet ekonomike, paga. Mjekët në Shqipëri janë ndër më pak të paguarit në Ballkan. Arsyeja e dytë është mangësia e zhvillimit të mëtejshëm profesional. Ekspozimi ndaj dhunës verbale dhe fizike, pasiguria në punë dhe presioni I vazhdueshëm politik, imazhi negativ I bluzave të bardha dhe opinion i keq I publikut për ta. Argument tjetër është legjislacioni, pasi Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të lartë të mjekëve të dënuar në raport me popullsinë. Madje e ka disafish më të lartë edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kushtet e këqija të punës, puna më orare të zgjatura, mungesa e pajisjeve diagnostikuese, mungesa e medikamenteve. Të gjitha këto janë arsye, që mua më bëjnë ta konsideroj largimin nga Shqipëria. Ndërkohë që arsyet që më bëjnë ta mendoj qëndrimin këtu, janë padyshim familja ime, dhe pjesa që unë jam një patriot dhe e dua vendin tim. Nëse do të ishte për zgjedhjen time të lirë, absolutisht që do të doja të jepja kontributin tim dhe të shërbeja në vendin tim. Çdo ditë e më shumë e mendoj largimin nga Shqipëria.
Gjuhën gjermane, ndërkohë e kam studiuar prej disa vitesh dhe jam njohës i mirë i saj, pasi Gjermaninë e konsideroj si një opsion shumë të mirë për të vazhduar specializimin. Tanimë edhe njerëzit tanë të afërm, familjarët vetë na thonë që të ikim nga Shqipëria, pasi e shohin si një vend, që nuk të ofron më asgjë,”-tha Malbor Duka, Student Mjekësie./TopChannel
mjek në shqipëri
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 12:47
e.k
Pamje nga aksidenti
ELBASAN- Një aksidernt është regjistruar pak minuta më parë në Elbasan. Një makinë ka përp...
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 12:00
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë ditën e sotme vendin tonë ë...
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 12:03
k.m.
Ines Hajrulla
VLORË- Kur kanë kaluar 3 vite nga sulmi me armë ndaj Ines Hajrulla dhe dy miqve të tij në Vlorë, pritet m...
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 11:37
e.k
Pamje nga aksidenti
SHKODËR- Një aksident i trefishtë është është regjistruar pak minuta më parë në aksii...
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 11:25
e.k
Gjykata e Kurorës së Leeds
BRITANI- Një shqiptar i identifikuar si Andi Kokaj 23 vjeç, i cili u arrestua në gusht t&eu...
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 11:10
e.k
Gjykata Vlorë
VLORË- Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka lënë në burg 24-vjeçarin Kristi Dani, i cili k...
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 11:07
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një shqiptar i kapur në një fabrikë kanabisi prej 1.6 milionë funtesh ka pranuar se prodhonte dro...
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 11:02
e.k
Mali i Moravës
KORÇË- Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Malin e Moravës dhe në zonën e njohur si ...
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 11:06
k.m.
Malli i sekuestruar
TIRANË- Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se furnizon...
Aktualitet
5 Nëntor 2022, 10:48
e.k
Betonierja e përmbysur në rrugë
KUKËS- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Kukë...