LIVE UPDATES
Aktualitet

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Këta tituj, si dhe mesazhet e kriminelëve të dënuar të luftës, shoqërojnë raportimet e gazetave ditore dhe tabloideve në Serbi në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi.

24 Mars 2026, 20:46 Nga E.d
Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me
Foto ilustruse

“‘Engjëlli Mëshirues’ e bëri Serbinë rrafsh me tokën”, “E mbrojtëm atdheun dhe e mahnitëm botën”.

Këta tituj, si dhe mesazhet e kriminelëve të dënuar të luftës, shoqërojnë raportimet e gazetave ditore dhe tabloideve në Serbi në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi.

Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë me qëllim parandalimin e krimeve të njësive policore dhe ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, të cilat janë dëshmuar me vendime të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

Raportet për krimet dhe dëbimin e popullsisë shqiptare që i paraprinë bombardimeve nuk përmenden në mediat e lidhura me pushtetin në Serbi, dhe ato mungojnë edhe në deklaratat e zyrtarëve serbë.

Edhe pse shteti kurrë nuk e ka përpiluar ndonjë listë zyrtare të viktimave të bombardimeve të NATO-s, pushteti flet për “mijëra të vrarë”.

Sipas regjistrit me emra të viktimave, të publikuar në vitin 2014 nga fondet joqeveritare për të drejtën humanitare (FHP) në Serbi dhe në Kosovë, në sulmet e NATO-s jetën e humbën 450 civilë dhe 305 pjesëtarë të forcave të armatosura.

“Keqpërdorimi i kujtesës”

Interpretimin e ngjarjeve të para 27 vjetëve në faqet e disa mediave në Serbi e japin të dënuarit për krime lufte në Hagë.

“Kjo është keqpërdorim i kujtesës dhe i përkujtimit me qëllim mohimin e viktimave shqiptare”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) Marko Millosavljeviq nga organizata joqeveritare Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Intervistë për gazetën ditore Politika, me rastin e përvjetorit të bombardimeve, dha Vladimir Lazareviq, duke e vlerësuar ndërhyrjen e NATO-s si “krim të paparë”.

Lazareviq është ish-gjeneral i Ushtrisë së Jugosllavisë, i cili për krimet ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë në vitin 1999 u dënua në Hagë me 14 vjet burgim.

Tribunali e shpalli fajtor në vitin 2009 për përgjegjësi komanduese për ndihmë dhe mbështetje të krimeve kundër njerëzimit, që përfshinin dëbim dhe zhvendosje të detyruara të civilëve shqiptarë nga Kosova.

Pas vuajtjes së dënimit, ai u kthye në Serbi në vitin 2015, me avion të Qeverisë dhe u prit nga ministrat. Më vonë e fitoi një vend pune si ligjërues në Akademinë Ushtarake, e më pas edhe titullin qytetar nderi i një komune në jug të Serbisë.

Hapësirë mediatike për interpretimin e ngjarjeve të vitit 1999 disa media i dhanë edhe Nikolla Shainoviqit, ish-nënkryetar i Qeverisë së Jugosllavisë dhe i dënuar nga Haga.

Shainoviqi në Hagë u dënua me 18 vjet burgim për zhvendosje të detyruara, dëbime, vrasje dhe përndjekje të popullsisë shqiptare nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.

Promovimi i kriminelëve të dënuar të luftës është në linjë me politikën shtetërore në Serbi.

Prej vitesh, pushteti dhe mediat pranë tij i quajnë ata “heronj”, ndërsa ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, në vitin 2025 tha se shteti duhet të tregojë se qëndron pas të gjithë të dënuarve në Hagë.

Disa media për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s përdorin termin “Engjëlli Mëshirues”, edhe pse emri zyrtar i operacionit ishte “Operacioni Forcat Aleate”.

Çfarë i parapriu bombardimeve?

REL-i pyeti qytetarët e Beogradit se cili ishte shkaku i bombardimeve, sipas tyre. Petari thekson se arsyeja e vërtetë ishte “që Serbia nuk duhet të jetë e fortë në rajon”. Milka i tha RE-it se bombardimet filluan “pa arsye”.

“Qëllimi ishte vetëm të shkatërrohej vendi dhe të vinin trupat e huaja”, pretendoi ajo. Radoslavi thotë se është e mundur që atëherë të ketë ndodhur “diçka që nuk duhej”, por se “reagimi nuk ishte i duhur”.

Marko Millosavleviq nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut thekson se hulumtimet e tyre tregojnë se rreth 80 për qind e të rinjve në Serbi nuk dinë për krimet e luftës ku janë përcaktuar kryerësit (pjesëtarë të forcave të armatosura serbe).

“Kjo vlen veçanërisht për luftën në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë (në vitet ‘90)”, thotë ai.

Bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 u parapriu lufta në Kosovë (1998–1999), në të cilën u vranë rreth 13.000 njerëz, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s asokohe, Javier Solana, i autorizoi sulmet ajrore pas përpjekjeve të dështuara të bashkësisë ndërkombëtare për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq, për armëpushim.

Fakte mbi numrin e viktimave

Në bombardime humbën jetën 261 persona në territorin e Serbisë, 10 në Mal të Zi dhe 484 në Kosovë, tregojnë të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Ndër viktimat civile kishte më së shumti persona të përkatësisë shqiptare: 217.

Gjithashtu u vranë 205 civilë të përkatësisë serbe dhe malazeze, 14 romë dhe 14 civilë të përkatësive të tjera.

Gjatë fushatës ajrore u shkatërruan objekte ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë, si dhe sistemet e komandës dhe kontrollit, mbrojtjes kundërajrore, infrastruktura energjetike dhe ajo e komunikimit, dhe të tjera.

Ushtria dhe policia serbe pas bombardimeve të NATO-s u tërhoqën nga Kosova, e cila në vitin 2008 shpalli pavarësinë. Beogradi nuk e njeh atë sot e kësaj dite. Përvjetorin e bombardimeve të NATO-s zyrtarët e Serbisë e shënojnë me ngjarje përkujtimore.

Deklaratat e tyre, si edhe viteve të mëparshme, shoqërohen me të dhëna për “mijëra viktima civile” të bombardimeve.

Numri më i përmendur, që e ka përmendur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është se janë vrarë 2.500 njerëz, “jo vetëm civilë, por edhe ushtarë dhe policë”.

Megjithatë, ai nuk ka treguar në cilat burime mbështetet.

Hulumtimi i Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka treguar se më shumë se 90 për qind e të rinjve besojnë se mijëra njerëz janë vrarë gjatë bombardimeve.

“Ajo që mungon në përkujtimet shtetërore janë pikërisht faktet dhe të dhënat”, thekson Millosavleviq dhe shton se viktimat shqiptare nuk përmenden.

Dezinformata nga Rusia

Me rastin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s u prononcua edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, duke thënë se bombardimet ishin “tragjedi, pasojat afatgjata dhe të shumëfishta të së cilës ndihen edhe sot”.

Ministria njoftoi në Telegram se “NATO përdori municion me uranium të varfëruar”, gjë që “çoi në rritje të paprecedentë të numrit të llojeve të ndryshme të kancerit”.

Nuk ka prova që përdorimi i municionit me uranium të varfëruar ka çuar në rritje të numrit të rasteve të kancerit në rajon.

Në maj të vitit 2018, Kuvendi i Serbisë themeloi një Komision për hetimin e pasojave të bombardimeve të NATO-s mbi shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, por raporti i tyre deri më sot nuk është publikuar.

Zyrtarët e Serbisë kultivojnë lidhje të ngushta me Rusinë, ndërsa në vitet e kaluara, në prag të përvjetorëve të bombardimeve të NATO-s janë organizuar një seri ekspozitash dhe ngjarjesh kulturore nën patronazhin e Shtëpisë Ruse në Beograd, e cila financohet nga Rusia. Rusia në vitin 2024 në dy raste kërkoi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të diskutojë për bombardimet e NATO-s, por këto propozime nuk u miratuan./REL

serbi nato lufta

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje