LIVE UPDATES
Aktualitet

Plagë janë ende të hapura.../ Familjet e lëna pas nga shqiptarët e vrarë në Siri, u 'shënjestruan' zonat e thella dhe të varfra

Për familjet e burrave shqiptarë që vdiqën duke luftuar për Shtetin Islamik, dhimbja dhe pasiguria vazhdojnë ende.

6 Tetor 2022, 18:18 Nga k.m.
Plagë janë ende të hapura.../ Familjet e lëna pas nga
Foto ilustruese

Kalvari i Salushe Seferit nisi në vitin 2013, kur vajza e saj, Ruzhdie Balliu, u largua nga Shqipëria për në Siri. Ky kalvar përfundoi, megjithatë, tetë vjet më vonë në korrik 2021, kur Ruzhdia u riatdhesua në një strehë në Durrës, në bregdet. Megjithatë, Seferi ende vuan plagët e një lufte që nuk ishte e saj. Dhe ajo nuk është e vetmja.

Duke e pasur të ndaluar të vizitojë vajzën e saj ndërsa ajo jeton në strehë, Seferi tha për BIRN: “Ne kërkuam dhe telefonuam shumë herë që të mund ta shoh atë sa jam ende gjallë.. Të paktën tani e di që ajo është këtu, edhe pse nuk kam pasur rastin ta prek dhe ta përqafoj.”

Historia e Seferit është e njohur – një vajzë, djali 18-vjeçar dhe më pas bashkëshorti i së cilës u nisën për në Siri për të luftuar përkrah Shtetit Islamik. Ruzhdia i pasoi. Djali dhe burri i saj u vranë. Të paktën kështu thuhej në lajme; ka informacione të pakta zyrtare dhe familja ende shpreson se ata janë gjallë.

“Dhjetë vjet kemi pritur që të paktën motra të kthehej. Për pak i humbëm shpresat”, tha vëllai i Ruzhdies, Sefer Seferi. “Për fat të mirë, ajo u kthye dhe ka mundësinë të jetojë këtu si qenie njerëzore dhe jo në kampe.”

Qindra shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova fqinje luftuan për ISIS-in në Irak dhe Siri përpara rënies së kalifatit të tij të vetëshpallur në mars 2019. Shumë nga gratë dhe fëmijët e tyre përfunduan në kampe të mjerueshme në Siri, për t’u riatdhesuar pas një kalvari të gjatë dhe tepër të ngadaltë.

Ish-luftëtarët – ata që mbijetuan – janë përballur me ndëshkim, ndërsa gratë dhe fëmijët e tyre kanë hyrë në programe riintegrimi që kanë pasur rezultate të përziera. Fenomeni, ndërkohë, ka shkatërruar familjet dhe komunitetet që kanë mbetur pas, ende pa mundur të shpjegojnë se çfarë ndodhi dhe pse.

“Një ditë ai i tha nënës së tij se po nisej për në Turqi bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij”, tha Laureta Kosturi, vëllai i së cilës, Dritani, u raportua i vrarë në Siri në vitin 2014. Ai ishte 36 vjeç.

Duke folur në Cërrik, në shtëpinë që vëllai i saj ndërtoi pjesërisht me paratë e fituara gjatë pesë viteve në Mbretërinë e Bashkuar, Kosturi tha për BIRN: “Ai fliste me nënën tonë pothuajse çdo javë në telefon… derisa i ndërpreu telefonatat për një vit dhe nuk u përgjigj më në telefon.”

“Ne nuk besojmë se ai ka vdekur; mamaja thotë se e ndjen që ai është gjallë. Ajo është në të 80-at dhe pret ende djalin e saj.”

Kosturi tha se ajo “rrallë” arrin të flasë me dy fëmijët e vëllait të saj dhe përpiqet të ndihmojë nënë dhe vëllanë tjetër të saj, i cili ka probleme të shëndetit mendor.

“Ai ishte shtylla e shtëpisë”, tha ajo për vëllain e saj që u nis për në Siri. “Fati i vëllait tonë nuk dihet; ai mund të jetë diku, ndoshta edhe në një burg.”

Rrënjët e radikalizimit

Kalvari i Salushe Seferit nisi në vitin 2013, kur vajza e saj, Ruzhdie Balliu, u largua nga Shqipëria për në Siri. Zona e Librazhdit, në Shqipërinë Lindore, është një nga më të varfrat në vend. Me rënien e komunizmit në fillim të viteve 1990, vizitorët filluan të vinin nga Lindja e Mesme, duke sjellë ndihma, ushqime dhe rroba në emër të organizatave humanitare islamike.

Një ish-anëtar i shërbimit inteligjent shqiptar, SHIK, tha se vizitorë të tillë sollën me vete edhe një shkollë më strikte islame dhe gjetën tokë pjellore në fshatin Dragostunjë.

“Familjet u ndanë dhe madje edhe xhamitë u ndanë”, tha ish-agjenti, i cili foli në kushte anonimiteti. Madje kemi dëshmi se familjeve u jepeshin deri në 30 mijë lekë të reja (260 euro) për të veshur vajzat me burka. Kjo nuk është një shumë e vogël në një kohë kur kishte shumë varfëri.”

“Ne pamë se si vajzat e vogla mbuloheshin, si ata organizonin martesa të mbyllura pa muzikë me burrat dhe grat e ndara… Edhe djem të rinj dërgoheshin për arsim dhe të gjithë u kthyen si teologë dhe klerikë”, tha ai për BIRN.

Pas sulmeve të 11 shtatorit të al-Kaedës në SHBA, Shqipëria – një aleate e fortë – e ktheu vëmendjen e saj drejt komuniteteve të tilla dhe “ato më radikalet” u margjinalizuan, tha ish-agjenti. Ata që përfunduan në Siri u “shfrytëzuan”, tha ai, duke vënë në dukje se Genci Balla, i arrestuar dhe i burgosur në vitin 2015 për rekrutimin e luftëtarëve për ISIS, ka lindur në Librazhd.

“Ata ishin aq të indoktrinuar, saqë një baba në Dragostunjë nuk e hapi shtëpinë e tij për ngushëllime kur djali i tij u vra në Siri. Ai ndihej krenar që djali i tij u vra në luftën në Siri.”

Ish-agjenti tha se fshati kishte ndryshuar që atëherë, se fshatarët ishin të fokusuar në bujqësi dhe se të gjithë tani falen së bashku në një xhami. Por, tha ai, “Ata që nuk gjetën mundësi emigruan. Vitet e fundit ka pasur një rënie drastike të popullsisë.”

Familjet mbetën të shkatërruara

Në Cërrik, ku jeton familja Kosturi, shtëpia e një familjeje tjetër me një djalë të raportuar të vrarë në Siri, është bosh.

“Nuk kemi asnjë informacion për ta. Ka mbetur vetëm shtëpia, asgjë tjetër”, tha Edmond Xhufka, ish-fqinj i Sherif Taushanit, vdekja e të cilit u raportua në korrik 2013.

Autoritetet lokale i thanë BIRN se zyrtarisht dy familje në Cërrik kanë humbur anëtarët e tyre duke luftuar me ISIS-in, ndërsa disa familje të tjera ishin kthyer, por nuk kishin kërkuar ndihmë. “I kemi identifikuar dhe u kemi ofruar mundësitë që kemi, por kemi pranuar kërkesën e tyre që të mos identifikohen si të kthyer apo persona në nevojë, megjithëse ka raste që vërtet kanë nevojë për mbështetje”, tha Ilma Mema nga shërbimet sociale të bashkisë Cërrik.

Zona përreth Pogradecit, në brigjet jugperëndimore të liqenit të Ohrit, ka rezultuar gjithashtu një pikë tjetër të nxehtë, veçanërisht një trekëndësh fshatrash – Leshnicë, Zagorçan dhe Rremenj – përgjatë rrugës për në Korçë në Shqipërinë juglindore pranë kufirit me Greqinë.

Zona vuan nga nivelet e larta papunësie, me burra dhe djem që tradicionalisht mbështesin familjet e tyre duke bërë punë sezonale në Greqi. Të paktën 20 persona nga secili prej tre fshatrave u nisën për në Siri. Dylber Shuli, nga Zagorçani, është ende në pritje të lajmeve për pesë nipërit e tij, të cilët përfunduan në kampin sirian kur djali i Shulit, Krenari, u vra, pasi e kishte çuar familjen në Siri më 24 tetor 2013. Shuli nuk e di se çfarë ndodhi me nusen e djalit të tij.

“Ne kemi parë video të fëmijëve që kërkojnë të kthehen nga kampi; autoritetet nuk i kanë kthyer nipërit e mi. Kam kërkuar që nipat e mi të kthehen… për nëntë vjet, por ata nuk më kanë dhënë asnjë shpresë.”

Shuli dhe gruaja e tij janë të dy të moshuar dhe jetojnë vetëm në një shtëpi të rrënuar dhe jetojnë vetëm me pensionet e tyre të pakta.

“Ne jemi dy të moshuar që nuk bëjmë dot asgjë”, tha ai për BIRN mes lotësh. “Nuk kemi parë asnjë përfaqësues të shtetit.”

“Para ca kohësh më erdhën njerëz nga Kosova duke kërkuar para që të shkonin të sillnin pesë fëmijët e Krenarit në Shqipëri. Nuk kam para dhe nuk mund të bëj asgjë privatisht.”

Shuli tha se njeriu që “i inkurajoi” ata të iknin, jeton ende në fshat.

“Nuk mund të flasim dot për këtë se na ndjekin dhe na kërcënojnë. Duhet të kishte ndërhyrë shteti, jo ne.”/BIRN

isis siri shqiptaret ne siri

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen