14 Gusht 2023, 09:03
Nga f.i
pamje nga arrestimi
TIRANË- Gert Latifi, 35 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me mjet prerës dy vëllezër, pas një konflikti për motive të dobëta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në kryeqytet.
Pas disa orësh Latifi së bashku me një 17-vjeçar është gjetur nga policia në një hotel në Lushnje. I mituri po procedohet në gjendje të lirë. 35 vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e dy vëllezërve.
Dy vëllezërit Rrest dhe Viliardo Abazaj ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Plagosi rëndë me mjet prerës, 2 shtetas (vëllezër), dhe më pas u largua, kapet dhe vihet në pranga, pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar. Procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1150 euro dhe mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja e 2 vëllezërve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që kryejnë vepra penale, pas informacioneve se një shtetas kishte plagosur rëndë me mjet prerës 2 vëllezër, në rrugën "Thoma Koxhaj", dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar "Tracking", për kapjen e tij.
Si rezultat i këtij operacioni, pas disa orësh ndjekje intensive, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë.
Shtetasi G. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën "Thoma Koxhaj", ka goditur me mjet prerës shtetasit R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.
Me marrjen e informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe pas disa orësh ndjekje intensive, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Lushnjë, në një hotel në Lushnjë, kanë lokalizuar shtetasin G. L., së bashku me një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. L. iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për 17-vjeçarin, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.
Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestohet nje person ne tirane gert latifi
Aktualitet
14 Gusht 2023, 08:23
f.i
pamje nga vendngjarja
TROPOJË- Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur sërish në protestë kundër g...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 07:27
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet testimi i informatizuar për maturantët që duan të ...
Aktualitet
14 Gusht 2023, 07:18
f.i.
foto ilustruese
TIRANË- Në pjesën e parë të ditës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje l...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 22:08
k.m.
FA 633
HIMARË- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur në Himarë me helikopter mbrëmjen e kësaj të diele. Si&...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 21:54
k.m.
Pamje nga aksidenti
LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan ku një automjeti tip “Volkswagen...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 21:33
k.m.
Stresi
TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur gjithashtu Stresi ka reaguar në lidhje me djegien e makinës së Noizyt, për të...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 21:33
a.l
Trafik në doganën e Morinës
Gjatë muajit gusht në bregdetin shqiptar përveç turistëve të huaj, ka patur nj&e...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 20:55
a.l
Dëfrim Methasani dhe vajza e tij
TIRANË- Vajza e gazetarit të sportit, Defrim Methasani po vuan nga një sëmundje dhe ka nevojë...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 21:08
k.m.
Josif Gorrea
DIVJAKË- Kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea pasi ka marrë postin me votat e qytetarëve, duket se nuk ka më nevoj&...
Aktualitet
13 Gusht 2023, 20:49
k.m.
Tony Blair
HIMARË- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur në Himarë me helikopter mbrëmjen e kësaj të d...