Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia njofton se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij.
TIRANË- Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë, ku mbeti i plagosur një efektiv policie. Policia njofton se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij.
Ndërkohë, u arrestua 31-vjeçari Kejdi Spaja i cili ishte shënjestër e sulmit, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Më tej, shkruhet se, autorët e dyshuar janë identifikuar Aldo dhe Ali Lika, ndërsa u plagos efekviti Anxhelo Kumaraku, i cili u pezullua nga detyra.
Njoftimi i policisë:
"Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër), të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij.
Arrestohet 31-vjeçari, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Nga të shtënat u plagos aksidentalisht në këmbë një 30-vjeçar (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë. Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, (vëllezër).
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit A. K. dhe L. D. Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë shtetasi A. K., 30 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit). Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, ndaj punonjësit të Policisë A. K., Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës policie është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje, si dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin në fjalë.",njofton Policia./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Efektivi, Anxhelo Kumaraku që u plagos natën e shkuar në Shkozet, ka deklaruar para uniformave blu, version...
Michel Tarran TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran ka deklaruar ditën e sotme se gazetaria ësht&eu...
Jan Braathu TIRANË- Sot po zhvillohet Konferenca për Mediat në Evropën Juglindore, nën organizimin e Përfaqësuesit...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vëllezër, të cilët dyshohet se plagosë...
VLORË- Gjatë natës së kaluar në zonën e hidrovorit të Akërnisë, persona ende të paidentifikuar kanë...
foto nga vendgjarje POGRADEC- Një dyqan bulmeti në lagjen nr. 3 të Pogradecit ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve ...
TIRANË- Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksid...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri e efektivit të policisë, Anxhelo Kumar...
Foto ilustruese TIRANË- Flukset e emigracionit po shndërrohen në pengesë kryesore për rritjen ekonomike afatgjatë në...
TIRANË- Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga potencialet e diasporës po duket se po humbet tërësisht lidhjet pasi...