Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Tatimeve, qëllimi i këtij plani është të informojë dhe ndërgjegjësojë tatimpaguesit për deklarim korrekt dhe në kohë të detyrimeve tatimore.
TIRANË- Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e Planit Operacional në sektorin e turizmit me fokus informimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve në disa sektorë, si në struktura akomoduese; bare dhe restorante; agroturizëm; shërbime plazhi; dhënie me qira të makinave dhe ambienteve, etj.
Sipas Tatimeve, qëllimi i këtij plani është të informojë dhe ndërgjegjësojë tatimpaguesit për deklarim korrekt dhe në kohë të detyrimeve tatimore.
“Administrata Tatimore disponon të dhëna të integruara nga vetëdeklarimet, faturat e fiskalizuara, furnizimet, institucionet shtetërore dhe platformat ndërkombëtare si: Booking, Airbnb, Google etj.
Ftojmë çdo subjekt të respektojë legjislacionin tatimor në përmbushje të detyrimeve në mënyrë të rregullt, për të shmangur verifikimet dhe penalitetet e panevojshme, dhe për të kontribuar në formalizimin e sektorit dhe ekonomisë”, thuhet në njoftim.
Nëpërmjet zbatimit të planit të turizmit 2025, synohet sipas Tatimeve të rritet qarkullimi i xhiros së deklaruar, i punonjësve të deklaruar me pagat dhe pozicionet e punës reale. Po ashtu synohet rritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore dhe formalizimi i sektorit të turizmit përmes bizneseve të regjistruara.
Plani i komunikimit me tatimpaguesit
Në dokumentin “Plani Sektorial për Turizmin 2025” të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përcaktohet se Administrata Tatimore do të ndërmarrë një sërë veprimesh komunikimi dhe këshillimi, duke nisur që nga njoftimet e personalizuara, këshillimi individual etj.
-Njoftimi i tatimpaguesve do të bëhet në mënyrë të strukturuar dhe të personalizuar, duke përfshirë: Informimin e përgjithshëm mbi qëllimin, objektivat dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të Planit të Turizmit.
-Këshillimin individual për përmbushjen korrekte të detyrimeve tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
-Sensibilizimi i tatimpaguesve për zbatimin e rregullave të faturimit në strukturat akomoduese, si: – Përdorimi i emërtimit “Dhomë” në përshkrimin e artikullit në faturat për shërbimin e akomodimit. – Specifikimi i saktë i kohëzgjatjes së qëndrimit (numri i ditëve/netëve) në çdo faturë, duke shmangur përshkrime të përgjithshme. – Ndarja e qartë e çmimit të shërbimit të akomodimit nga shërbimet e tjera (restorant, çadra, shezlongë, pishinë), përveç rasteve të paketave të integruara (shërbime të kombinuara). – Lëshimi i faturës për çdo shezlong/çadër nga subjektet që operojnë në stacione plazhi. – Zbatimi i saktë i shkallës së reduktuar të TVSH-së (6%) vetëm për furnizimin e shërbimit të akomodimit, sipas përcaktimeve ligjore.
Mjetet dhe kanalet e komunikimit me tatimpaguesit do të përfshijnë:
-Publikimet në faqen zyrtare të Administratës Tatimore.
-Dërgimin e njoftimeve (POP-UP) nëpërmjet platformës e-Filing, në llogaritë individuale të tatimpaguesve: – Informimi i tatimpaguesve nëpërmjet dërgimit të 2 mesazheve POP-UP : mbi ndryshimet ligjore të parashikuara në VKM nr. 160, datë 12.03.2025, për përcaktimin e periudhës dhe nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit të strukturave akomoduese. – Ndërgjegjësimi i subjekteve që ushtrojnë veprimtari akomoduese për detyrimin e deklarimit të kapacitetit dhe nivelit të shfrytëzueshmërisë për vitin 2025, brenda afatit 30-ditor nga data e botimit të VKM-së në Fletoren Zyrtare.
-Shfrytëzimin e rrjeteve sociale institucionale (Facebook, Instagram) për informim të gjerë dhe ndërveprim me publikun.
-Dërgimin e njoftimeve përmes postës elektronike (email).
-Aktivizimin e Qendrave të Thirrjeve dhe Asistencës për ofrimin e informacionit dhe mbështetjes në kohë reale.
-Komunikime me postë në formën e njoftimeve të personalizuara për tatimpaguesit që përfshihen në popullatën objekt të planit./ Monitor
foto ilustruese DURRËS- Një 28-vjeçar i cili i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një 38-vjeçari është ar...
Foto ilustruese SARANDA- Një turist i huaj i ndodhur me një grup vizitorësh në Butrint, nuk është ndjerë mirë ...
Valbona Treska TIRANË- Tashmë duhet të ishte larguar. Zgjedhjet e fundit që u zhvilluan te Urdhri i Psikologut nxorrën fituese Bru...
pamje nga vendngjarja GREQI- Një 26-vjeçar është kapur dhe ekstraduar nga Greqia në Shqipëri pasi dy vjet më parë...
Foto ilustruese TIRANA- Është shtyrë seanca gjyqësore e çështjes së "Sterilizimit" dhe shkak për kët&eu...
Foto ilustruese BULQIZA- Një konflikt i dyshuarpër një karrige ka ndodhur mes dy zyrtarëve në Bulqizë nga ku mësohet se ...
Lea Bajrami AUSTRI- Lea Bajrami është 15-vjeçarja Kosovare që humbi jetën nga sulmi në shkollën Graz në Aust...
foto ilustruese KOSOVË- “Mos na ndalni prodhimin”, “Liberalizimi i shpejtë i rrymës – monopol, jo konkurrencë&...
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani TIRANA- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipëris&...
Artan Tafani TIRANË- I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar detaje mbi atentatin ndaj Kujtim Metës. Gjatë fjal&...