LIVE UPDATES
Aktualitet

Plazhi i Durrësit bëhet gati për një fluks të ri turistësh të huaj, BIRN: Ka punonjës të huaj, edhe nga Nepali

Kirsten ka ardhur nga Norvegjia bashkë me familjen dhe është e kënaqur me mikpritjen dhe çmimet. Ajo i tha BIRN se kishte prenotuar përmes internetit në njërin nga hotelet pranë stabilimentit “Hekurudha” në plazh, por tashmë kishte ardhur koha për t'u kthyer në shtëpi.

24 Qershor 2023, 16:45 Nga k.m.
Plazhi i Durrësit bëhet gati për një fluks të ri
Foto ilustruese

Ditët e nxehta të fundqershorit kanë sjellë në plazhin e Durrësit qindra turistë të huaj, të cilët i gëzohen diellit dhe ujit, por edhe çmimeve të ulëta të pushimeve në bregdetin Adriatik. Në restorantet e vijës së parë, përballë detit, dëgjohen kryesisht turistë që flasin gjuhë të huaja. Kirsten ka ardhur nga Norvegjia bashkë me familjen dhe është e kënaqur me mikpritjen dhe çmimet. Ajo i tha BIRN se kishte prenotuar përmes internetit në njërin nga hotelet pranë stabilimentit “Hekurudha” në plazh, por tashmë kishte ardhur koha për t'u kthyer në shtëpi.

“Kemi vizituar si familje amfiteatrin antik dhe jemi ngjitur në kullën Belvedere mbi qytet,” tha Kirsten, duke treguar me dorë dy fëmijët e saj adoleshentë që përpiqen të freskohen nga vapa.

“Na vjen keq që do të ikim pikërisht sot në ditën e solsticit, kur fillon edhe vera astronomike,” shtoi ajo.

Eksperti i turizmit, Edmond Basho, i tha BIRN se sipas prenotimeve, presin rreth 1 milion turistë këtë verë në Durrës, përfshirë edhe ata që vijnë nga Kosova.

“Kosovarët përgjithësisht vijnë atëherë kur janë të sigurt për motin e mirë, pasi janë vetëm dy orë larg, ndërsa të tjerët që priten nga Polonia, Çekia, Bullgaria e më pak nga Spanja dhe Italia respektojnë kontratat paraprake,” tha Basho.

Plazhi i Durrësit është destinacioni kryesor i vendit dhe rritja e numrit të turistëve të huaj ka shtuar shpresat për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. E megjithatë, problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Sara Shehaj, një vajzë nga Librazhdi që punon si kamarierë në një lokal të plazhit, thotë se u mungojnë ende 4 punonjës shërbimi; një ndihmës-kuzhinier, një picajol dhe dy kamarierë.

“Për këtë arsye, një nga sallat e restorantit po e mbajmë akoma të mbyllur,”- tha ajo, duke shtuar se nuk duan të marrin punonjës të huaj. Përndryshe, shumë biznese në bregdet i kanë hapur dyert ndaj punonjësve të huaj.

Në një nga baret e frekuentuara, dy vajza nga Nepali shërbejnë kafenë e mëngjesit. Mjaft të huaj të tjerë punojnë në shërbim apo kuzhinë në hotelet e shumta të plazhit të Durrësit.

Sektori i turizmit është burim punësimi edhe për punonjës të zanateve të tjera mbështetëse.

Enea Billo nga Bilishti i Devollit bën çadra prej kashte prej 13 vitesh në plazhin e Durrësit. Ai është zhvendosur aty bashkë me të shoqen dhe 15 persona të tjerë, po nga Devolli.

“Po kush do të punojë, punon bre,” thotë Enea pa e ngritur kokën nga çadra prej kashte që është drejt përfundimit.

“Nuk është punë e lehtë,” tregon ai, ndërsa shton: “punojmë gjithë ditën, ndërsa për të ngrënë dhe fjetur shkojmë në Durrës”. Arben Muho jep prej vitesh dhoma me qira në banesën e tij, por këtë vit klientët i kërkon në një platformë online prenotimi.

“Kam shpëtuar këtë vit,” tha Basho. I kam futur të dhënat në booking.com dhe ata mbërrijnë pa problem nga Polonia, Bullgaria, Italia, Spanja. Edhe nga Rusia kemi patur, por tani numri i tyre ka rënë,” tha ai.

Ndërmarrja e Komunale-plazhit, NKP, në Durrës duket se i ka mbaruar ndërhyrjet madhore të pastrimit dhe të plugimit, ndërsa njësitë private i kanë sistemuar çadrat dhe ndenjëset në të gjithë gjatësinë prej më shumë se 3 km të vijës bregdetare. Katër kamionë dhe katër kamionçina janë në dispozicion të pastrimit jo vetëm në 3.4 km e plazhit tradicional, por edhe në zonën e Currilave dhe në atë të Përroit të Agait në jug.

“Bashkë me personelin e përhershëm të ndërmarrrjes, gjatë verës do të punojnë edhe 30 punonjës sezonalë, që janë të mjaftueshëm për periudhën turistike,”- tha drejtori i NKP, Alfred Dhuli.

Një vëmendje i është kushtuar edhe bazave të motorëve të ujit, të cilët janë pajisur me litarë kufizues dhe sinjalistikë.

“Me masat e marra mendoj se askush nuk mund të abuzojë me shpejtësinë dhe me hapësirat e lëvizjes,”- tha Dhuli për BIRN.

BIRN pyeti në drejtorinë rajonale të Shëndetësisë për rezultatet e monitorimit të fundit të pastërtisë së ujit në plazhe, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk mori përgjigje. Pavarësisht rritjes në numër të turistëve të huaj, vizitorët nga Kosova vazhdojnë të kryesojnë në plazhin e Durrësit.

“Nuk do të mungojnë, por shumica vijnë në korrik dhe gusht. Pa harruar që në fund të muajit festohet Bajrami,”- thotë Shuaipi nga Obiliqi. “Ne nuk e ndërrojmë Durrësin me asnjë vend pushimi tjetër,” përfundoi ai./BIRN

sezoni turistik ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit