Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore në GJKKO, Alibej ka theksuar se është financues në vrasjen e Dorjan Shkozës.
TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka treguar disa nga vrasjet që ka kryer apo ka financuar. Gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore në GJKKO, Alibej ka theksuar se është financues në vrasjen e Dorjan Shkozës.
Për vrasjen e Shkozës, Alibej tha se e ka kërkuar, pasi donte me çdo kusht dhe 'kokën' e Talo Çelës. Më tej ka deklaruar se ka marrë pjesë dhe në vrasjet e Besian e Viktor Haxhia si dhe të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.
Po ashtu në fund, Alibej ka theksuar se ka qenë përdorues i 'Enchro Chat', që në periudhën që ai është hedhur në treg.
"Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë çështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë.
Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën. Nga komunikimi që unë kisha me Nuredinin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi. Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korrespondonin të dhënat.
Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kane qenë dy makina. Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete. Për vrasjen e Anxhelo Avdia e mora vesh përmes televizorit mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës. Enchro Chatin e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin”, tha Alibej.
Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro./Dosja.al
Foto ilustruese FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 44-vjeçari ka ndodhur në or&e...
Foto ilustruese TIRANA- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka d&e...
Sokol Novaku, Roven Zeka TIRANA- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet d...
Prokuroria, foto ilustruese TIRANA- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Për...
Foto ilustruese DURRËS- Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit të...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë...
Foto ilustruese TIRANA- Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha nd&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur...
Foto ilustruese TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë i rekomandon Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të vijojë mon...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashiko...