Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të arrestuarit, të gjithë shqiptarë, janë një 32-vjeçar banues në Padovë, një 34-vjeçar nga Selvazzano Dentro, të dy me precedentë penalë, si dhe një 50-vjeçar nga Milano pa precedentë. Dy të parët kishin precedentë për trafik droge dhe njëri prej tyre sapo kishte përfunduar masën e arrestit shtëpiak. Për këtë arsye, ata ishin prej kohësh nën vëzhgimin e forcave të rendit.

ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar në Padovë gjatë një operacioni antidrogë të policisë italiane. Sipas mediave italiane, ata u kapën në flagrancë pranë një autolavazhi në zonën Padova Est, gjatë dorëzimit të mbi 2 kilogramëve kokaine të pastër. Droga, pasi të përzihej dhe ndahej në doza, do të mundësonte shpërndarjen e mbi 6 mijë dozave në tregjet e Padovës dhe provincës, me një vlerë rreth 300 mijë euro.
Të arrestuarit, të gjithë shqiptarë, janë një 32-vjeçar banues në Padovë, një 34-vjeçar nga Selvazzano Dentro, të dy me precedentë penalë, si dhe një 50-vjeçar nga Milano pa precedentë. Dy të parët kishin precedentë për trafik droge dhe njëri prej tyre sapo kishte përfunduar masën e arrestit shtëpiak. Për këtë arsye, ata ishin prej kohësh nën vëzhgimin e forcave të rendit.
Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së hënës, ku agjentët e Skuadrës Mobile vunë re sjelljen e dyshimtë të dy shqiptarëve që u takuan në autolavazh dhe më pas, me Mercedesin, u zhvendosën pak më tej ku pritën një furgon. Një sjellje tipike e një takimi të organizuar paraprakisht. Më pas ndodhi shkëmbimi: 50-vjeçari me furgon u afrua pranë tyre, shkëmbyen disa fjalë si njerëz që njiheshin më parë dhe ai dorëzoi pakon me kokainë njërit prej bashkëkombësve, i cili e fshehu menjëherë poshtë sediljes së pasagjerit.
Ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme. Të tre shqiptarët u bllokuan dhe policia sekuestroi “tullën” me mbi një kilogram kokainë ende në formë të papërzier dhe shumë të pastër. Më pas u kontrollua edhe furgoni, ku u gjet një tjetër bllok kokainë prej 1 kilogrami dhe një pako më e vogël, e paketuar me vakum, me rreth 150 gramë të së njëjtës lëndë narkotike. Të tre u shoqëruan në komisariat dhe, pas identifikimit dhe verifikimeve, u arrestuan. Më pas policia kontrolloi edhe banesat e tyre, por nuk u gjet drogë.
34-vjeçari, i lindur në Shqipëri dhe banues në Padovë, ishte dënuar me 4 vite burg pasi ishte arrestuar në Padovë në vitin 2021. Atëherë ai ishte ndaluar duke drejtuar një furgon me mbi një kilogram marijuanë, ndërsa në shtëpi i ishin gjetur gjysmë kilogrami kokainë, një peshore elektronike precize dhe materiale për paketimin e dozave. Ai rezultonte gjithashtu i denoncuar në vitin 2025 bashkë me një bashkëkombës dhe katër tunizianë për trafik kokaine në Padovë dhe provincë.
Edhe ndaj 32-vjeçarit, i lindur në Shqipëri dhe banues në Selvazzano Dentro, rezultuan precedentë dhe dënime për vepra të lidhura me narkotikët. Ai kishte përfunduar vetëm 20 ditë më parë arrestin shtëpiak, pas një dënimi me 2 vite e 8 muaj burg, sepse në vitin 2025 ishte kapur me 120 gramë kokainë të fshehura poshtë timonit të makinës së tij. Më parë, në vitin 2022, ishte arrestuar sepse transportonte në makinë rreth 12 kilogramë hashash dhe marijuanë, si dhe mbi 7 kilogramë kokainë./Dosja.al
Jorgos Moskouris GREQI- Autoritetet greke kanë arrestuar katër persona, mes tyre edhe dy shqiptarë si të dyshuar për vrasjen e maf...
Foto Ilistruse Pasi arritën rekordin historik në janar-mars, regjistrimet për herë të parë të automjeteve kanë sh&e...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve n&eu...
foto ilustruese TIRANË- Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas padisë që biznesmeni Dionis Teqja ka bërë ndaj mediave dhe...
Antonov An-124 duke u ulur në Aeroportin e Prishtinës, Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndër...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg avokaten Erida Lazimi, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit ...
GJKKO TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë ...
Foto Ilistruse Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetëror...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka njoftuar masa që të merren në kuadër të protestës kombëtare të opozitës...
Foto ilustruse BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 30-vjeçar i cili rezultonte i zhdukur prej disa ...