26 Dhjetor 2024, 10:54
Nga ZH.LL
policia
GJIROKASTËR- Një 19-vjeçar pakistanez ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Sipas policisë, pakistanezi po transportonte ilegalisht drejt Kakavijës me automjetin e tij 5 emigrantë nga vendet e treta.
Blutë bëjnë me dije se gjatë operacionit, në aksin rrugor "Tepelenë-Memaliaj", drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim nga policia. Ai ka vijuar lëvizjen për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe me Prokurorinë e Gjirokastrës, operacioni i koduar “Turn 1”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Transportonte me automjet, drejt Kakavijës, 5 emigrantë nga vendet e treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari, shtetas pakistanez.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohej se po transportoheshin emigrantë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin.
Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua dhe u vu në pranga drejtuesi i automjetit, shtetasi pakistanez A. A., 19 vjeç, banues në Pakistan.
Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
gjirokaster kalim i paligjshem pakistanezi
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 10:41
ZH.LL
aksi rrugor
THETH- Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë, por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje p&eum...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 10:23
ZH.LL
makina
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili është konstatur duke shitur lëndë piroteknik...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 10:23
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35 pranë fshatit Shijan, në aksin rrug...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 10:06
ZH.LL
policia
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona në flagrancë, për vepra të ndryshme penale. Nga dhuna në familje, t&eu...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 10:09
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ditën e djeshme gjatë një...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 10:03
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku një 69-vjeçar këmb&e...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 09:50
ZH.LL
bllokim nga debora
FUSHË ARRËZ- Reshjet e denduara të borës kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në segmetin rrugor të Ib...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 09:35
ZH.LL
Kapshtice
KAPSHTICË- Fluksi i emrigrantëve dhe turistëve gjatë festave të fundvitit po vijon me ritme të larta. Në pik&e...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 08:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria ka vendosur që të shpërblejë për festat e fundvitit forcat e rendit. Mësohet se vendimi ...
Aktualitet
26 Dhjetor 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për ditën e enjte pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike mbi vendin tonë p&eu...