LIVE UPDATES
Aktualitet

"Po të pija kafe me Ramën unë, më masakronin të djathtët!" Ilir Vrenozi: Kam 12 vite që e shaj kryeministrin, ai më merr mua si shok sepse do telenovela

Vrenozi tha se i mjafton jeta e thjeshtë, por shtoi se ka prona në Përmet dhe kërkon ti kthehen. 

21 Prill 2025, 22:17 Nga M.B

 

"Po të pija kafe me Ramën unë, më masakronin të
Ilir Vrenozi

 

TIRANA- Demokrati Ilir Vrenozi foli sot për ftesën e kryeministrit Edi Rama për kafe dhe deklaroi se nuk pranon, pasi do ta masakronin të djathtët. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Vrenozi tha se i mjafton jeta e thjeshtë, por shtoi se ka prona në Përmet dhe kërkon ti kthehen. Ai ndër të tjera se ka 12 vite që e "shan" kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit e merr në telefon si shok. Sipas tij, Rama dëshiron "telenovel".

"Atëherë ishte e shtunë po pija kafe, më merr Niko Peleshi në telefon. Më tha foli mikut tim. Thashë alo unë, kur "mirëmëngjes Vrenoz" (Edi Rama), u shastisa unë… Nuk e mendoja se do merrte Rama në telefon. Kam 12 vjet rresht që e shaj me libër shtëpie, ai më merr mua si shok. Ai do telenovela", tha ai.

Pjesë nga biseda në emision: 

Ilir Vrenozi: Baton Haxhiu i tha Çim Pekës çfarë përfaqëson Ilir Vrenozi? Çfarë është në jetën politike? Ky njeri të më thotë mua? I them Baton Haxhut jam njeri i thjeshtë, popull dremokrat, nuk jam si Baton Haxhiu servil dhe lëpirës i Edi Ramës. 

Ylli Rakipi: Jo, jo, lëre Batonin tani mos thuaj nga këto, se nuk na vjen as në emision. 

Ilir Vrenozi: Atëherë ishte e shtunë po pija kafe, më merr Niko Peleshi në telefon. Më tha foli mikut tim. Thashë alo unë, kur "mirëmëngjes Vrenoz" (Edi Rama), u shastisa unë… Nuk e mendoja se do merrte Rama në telefon. Kam 12 vjet rresht që e shaj me libër shtëpie, ai më merr mua si shok. Ai do telenovela. 

Ylli Rakipi: Nuk e ke vënë re ti që Rama e bën këtë më mirë nga gjithë njerëzit në Ballkan? Hyri zëri i Ramës në veshin tënd, çfarë mendove ti në atë moment? Se Kryeministri ai…

Ilir Vrenozi: Prej mishi jemi ne.

Ylli Rakipi: Ndjeve një tronditje ti, se kryeministri….

Ilir Vrenozi: Kur tha jam në Pogradec dhe vij në Korçë për kafe pa kamera, e imagjinon dot Ylli, të kesh njeri që e ke sharë dhe ai të të ftojë për kafe.

Ylli Rakipi: Po ai e bën këtë punë.

Ilir Vrenozi: Unë i them **** ku ta kesh, ai është ai simpatizant i videove të mia...

Ylli Rakipi: Jo jo se e ndërpresim ne këtu. Më dëgjo mua tani. Rama tha që ke thënë “nuk ja mbyll derën kryeministrit, por nuk e kam shtëpinë në gjendje të mirë”. Tani, Niko Peleshin, si ka mundësi që e ke mik ti dhe të merr? Peleshi thotë se ka folur shpesh me ty...

Ilir Vrenozi: Unë kam numrat e të gjithëve.

Ylli Rakipi: Mos bëre gabim ore zotëri? Aty ku ke mbetur ti, të gjithë kanë tradhtuar dhe kthehen prapë. I ke parë ti?

Ylli Rakipi: Po pra, vetëm ti nuk sheh punët e tua, mos e ke gabim o Vrenoz? Se doktorit ajo kapelja i ka mbetur. Mos duhet ti ishe përgjigjur mirë ti atij? Pastaj ndërhyn edhe Batoni…

Ilir Vrenozi: Unë jam mirë te fasulet, dua qetësi, ta vë kokën këtu. Vrenozi i varfër është nuk shitem dhe blihem. Do thuash ti ai që nuk blihet me pak, blihet me shumë leka. Vrenozi nuk bën kompromise. Unë jam si muzeu Enver Hoxhës në shtëpi.

Ylli Rakipi: Ke gjthe jetën Vrenoz lufton për PD-në. Pse i ke varur shpresat te kjo parti vallë?

Ilir Vrenozi: Jam i djathtë vëlla. Jam nip beu. Jam pronar në llixhat e Bënjës në Përmet. Jam nga Përmeti unë. Hyr dhe shiko fisin Vrenozi.

Ylli Rakipi: Po pse nuk ti ktheu doktori që e ke dashuruar?

Iir Vrenozi: Po ndërton Rama në llixha. Kemi 600 ha në llixha për shpirt të nënës.

Ylli Rakipi: Po ti lufton për Berishën që bëri ligjin. Ore Vrenoz thirri mendjen për veten.

Ilir Vrenozi: Jam i djathtë unë vëlla, Saliu ka qenë ish komunist.

Ylli Rakipi: Këto partitë e reja Vrenoz? Me Ramën nuk të vjen më kjo. Ka raste njeriu, në jetën e vet, i vjen e mira në derë dhe nuk e kupton. Bashës i erdhi e mira vite të tëra. Edhe këtij, se nuk dihet pas telefonit cdo ndodhte. Këtu pjesa dërrmuese u ka ardhur e mira në mënyrën në të papritur. Peleshin e ke mik, bëje edhe këtë pesë ditë dhe merr llixhën.

Ilir Vrenozi: Nuk e kam mik Peleshin. Dëgjo mua, Peleshi dhe Sotiraqi, kemi lidhe me Skënderbeun se shikonim ndeshjet nuk ka lidhje me politikën. Sa herë më shohin më përshëndesin.

Ylli Rakipi: Ja po më shkruajnë tani se na ndjekin. Ti i bie të mirës me këmbë...

Ilir Vrenozi: Thuaji Ramës që lëre Vrenozin të hajë fasule. Ose thuaji të më rregullojë ato pronat dhe ti shes.

Ylli Rakipi: Inferior je treguar në këtë rast.

Ilir Vrenozi: Do bëhej foto dhe Rama do e hidhte në Facebook dhe pastaj të djathtët do më masakronin, u shit, u ble, i dini ju këto por nuk jemi në vend emokratik. E pi unë kafen me Ramën, por nuk qe momenti të pija unë kafe.

Ylli Rakipi: Ty të erdhi fati në derë dhe i kë rënë me shkelm. Kafe pije ti dhe ikje me respekt.

Enton Abilekaj: Po biznemeni pse e mori?

Ilir Vrenozi: Më mori Gjergj Luca.

Ylli Rakipi: Po Luca flet me shumë njerëz.

Ilir Vrenozi: Luca më mori tha të kam qejf.

Ylli Rakipi: Doktori nuk të mori? Epo me atë kapelle nuk të merr më ai.

Ilir Vrenozi: Vjen nesër në Korcë doktori.

Ylli Rakipi: Po mirë tako atë të paktën, kripë do mbetesh tërë jetën, por futi një takim atij.

ilir vrenozi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje