14 Tetor 2024, 15:54
Nga E. D
fotot ilustruese
VLORË- Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka publikuar bilancin e javës që lam pas në lidhje me monitorimin në të gjitha akset rrugore. Siç raportohet tre drejtues mjetesh janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë javës që lamë pas:
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Është pezulluar 1 leje drejtimi, për shkeljet rrugore “Rregullim i qarkullimit në qendrat e banuara”, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor” dhe “Ndalimi i qendrimit dhe pushimit të mjeteve”, shkelje këto të filmuara dhe të publikuara në disa media. Janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:
229 për parakalime të gabuara
122 për mosvendosjen e rripit të sigurimit
48 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
93 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse
10 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit
11 për mungesë dokumentesh
134 për parkim të gabuar
1314 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryeni parakalime të gabuara dhe të moderoni shpejtësinë.
policia rrugore e vlorës dhe sarandës
Aktualitet
14 Tetor 2024, 15:54
r.ll
foto nga liqeni
TIRANË- Gjatë ditëve të fundit, ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës kanë pësuar ndryshime ...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 15:41
N.F
Rezart Taçi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë në pyetje 4 dëshmitarët e parë në proces...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 15:32
r.ll
porti i durresit
DURRËS- Tenderi me vlerë afro 400 milionë euro që synonte të gjente kontraktorë për të kryer punim...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 15:14
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Aleanca e komunitetit LGBTI është shprehur se ligji për strehimin social për individët që i p&eu...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 14:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar fituesit paraprakë të tre kontratave të tjera lidhur me mirëmbajtjen e r...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 14:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 21-vjeçar është arrestuar ndërsa një 15-vjeçar, vëllai i tij, është ...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 14:11
M.B
Safet Gjici
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor 2024, në orën 13:00, seanc&...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 13:53
M.B
Kampi
LEZHA- Anija "Libra e Marinës" është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emi...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 13:24
I.A
Egli Proga dhe Denis Mece
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg p&e...
Aktualitet
14 Tetor 2024, 12:25
M.B
Eduart Kapri
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri dhe ka dërgu...