29 Qershor 2022, 12:06
Nga j.c
Policia Rrugore
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka nisur kontrollet intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet dhe në hyrje-daljet e tij. Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 21 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 18 muaj, raste të përsëritura, për qarkullim me shpejtësi më shumë se 20 km/h në zonat urbane dhe me shumë se 30 km/h jashtë zonave urbane.
Janë vendosur 146 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë jo më shumë se 10 km/h, të cilat variojnë me gjoba nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj. Gjithashtu, 122 masa administrative janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë më shumë se 10 km/h dhe jo më shumë se 30 km/h.
Gjithashtu janë konstatuar dhe ndëshkuar 34 drejtues mjetesh që përdorin celularin gjatë drejtimit të mejtit, 37 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 29 për të trija shkeljet së bashku. Gjithashtu, janë bllokuar 21 automjete të shpallura “Alert”, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.
Njoftimi i policisë:
Tiranë Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet dhe në hyrje-daljet e tij. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, janë pezulluar 21 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 18 muaj, raste të përsëritura, për qarkullim me shpejtësi më shumë se 20 km/h në zonat urbane dhe me shumë se 30 km/h jashtë zonave urbane. Janë vendosur 146 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë jo më shumë se 10 km/h, të cilat variojnë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj. Gjithashtu, 122 masa administrative janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë më shumë se 10 km/h dhe jo më shumë se 30 km/h, të cilat variojnë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj; Po si rezultat i përdorimit të një prej makinave inteligjente nga Policia Rrugore e Tiranës, pjesë e flotës së automjeteve që iu shtua së fundi Policisë Rrugore, janë konstatuar dhe ndëshkuar 34 drejtues mjetesh që përdorin celularin gjatë drejtimit të mejtit, 37 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 29 për të trija shkeljet së bashku, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu, janë bllokuar 21 automjete të shpallura “Alert”, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, të skanuara nga makina inteligjente, gjatë muajit qershor. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset monitorohen me dronë edukues, makina inteligjente, radarë automatikë, kamera e aparate fotografike.
policia rrugore
Aktualitet
29 Qershor 2022, 11:39
A.B
I nxehti
TIRANË- Nga ora 11.00 deri në 14.30 është ora ku do të shënohet piku i vlerave ekstreme, ndaj këshillohet ...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 11:57
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Për të dytën ditë resht, Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimin e naftës, duke p&...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 11:54
k.m.
Suida Kuka
SHKODËR- Suida Kuka, dje i shpëtoi një atentati, pasi poshtë makinës tip “Range Rover” i ishte vendosur nj...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 11:24
d.d
Foto Ilustruese
LITUANI-Shtetet baltike i bëjnë thirrje NATO-s për mbrojtje, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të jetë...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 11:33
k.m.
Gledis Nano dhe Yaakov Shabtai
IZRAEL- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndodhet për një vizitë...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 11:24
A.B
Banoret ne Sharre
TIRANË- Ditën e sotme pritet që të shemben 5 banesa në zonën e Sharrës në Tiranë, me pretend...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 11:26
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Aksion në Tiranë, Policia e Shtetit ka arrestuar 7 persona. Sipas njoftimit zyrtar është bërë me...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 10:57
A.B
Arrestim
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohen se kanë vjedhur një sasi të konsid...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 10:27
A.B
Makina
MALLAKASTËR- Një aksident me pasojë lëndimin e një personi ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Memaliaj-Malla...
Aktualitet
29 Qershor 2022, 10:23
Banoret
DURRËS- Banorët e Porto Romanos kanë dalë ditën e sotme në protestë, për të kërkuar largimin...