2 Maj 2025, 11:57
Nga M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Dhjetë piktura me vlerë 25 mijë euro janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit nga policia kufitare. Bëhet me dije se këto vepra arti ishin në tentativë për trafikim nga shoferi i furgonit Kasem Qato, i cili është arrestuar. Mësohet se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë, G. N., 53 vjeç dhe Q. H., 25 vjeç.
Mbi to rëndon vepra penale 'trafikimi i veprave të artit dhe kulturës' e kryer në bashkëpunim si edhe policia vijon punën për kapjen dhe arrestimin e dy perosnave të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë
Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit. Sekuestrohen 10 piktura me vlerë rreth 25 000 euro. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i furgonit ku u gjetën pikturat. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë rast.
Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, furgoni me drejtues shtetasin Kasem Qato. Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur 10 vepra arti (piktura), të padeklaruara, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi Kasem Qato, 37 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Q. H., 25 vjeç, banues në Fier dhe G. N., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi nga hetimet dyshohen si bashkëpunëtorë të shtetasit Kasem Qato, për trafikimin e pikturave. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.
porti i durresit kasem qato
Aktualitet
2 Maj 2025, 11:47
M.L
Foto ilustruese
BELGJIKË- Një hetim i nisur nga prokuroria publike e Lièges më shumë se gjashtë muaj më parë syno...
Aktualitet
2 Maj 2025, 11:32
VLORA- A keni menduar ndonjëherë për një vend që ndodhet në zemër të gjithçkaje, ku natyra, historia dhe kultura...
Aktualitet
2 Maj 2025, 11:22
M.B
Çifti
SHKODRA- Pesonat në foto janë çifti amerikan që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, ku për fat t&e...
Aktualitet
2 Maj 2025, 11:13
M.B
Autori i dyshuar
SHKODRA- Kanë dalë pamjet nga momenti kur turisti amerikan Brandon Saporito ka dalë nga banesa me qira në Sh...
Aktualitet
2 Maj 2025, 10:51
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e turistes amerikane nga bashk&eu...
Aktualitet
2 Maj 2025, 10:40
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Shkodër është identifikuar si ...
Aktualitet
2 Maj 2025, 10:35
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme nga ku raportohet se një...
Aktualitet
2 Maj 2025, 10:33
E. D
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku një turist ka vrarë bashkëshorten e tij....
Aktualitet
2 Maj 2025, 10:25
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër nga ku mësohet se një tur...
Aktualitet
2 Maj 2025, 10:20
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Paraditen e sotme është raportuar për një vrasje të dyshuar të ndodhur në qytetin ...