Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fshatin Kallamas pranë bregut të liqenit të Prespës së Madhe, panorama ka ndryshuar ndjeshëm. Aty ku një vit më parë lëkundeshin butësisht ujërat e liqenit, sot gjen baltë, varka të kthyera përmbys, rrjeta peshkatarësh të ngatërruara dhe guaska midhjesh të thara nga dielli. Tërheqja drastike e ujit është peizazh që dëshmon më së miri pasojat e ndryshimeve klimatike në liqen.

KORÇË- Prespa e Madhe po avullon nga temperaturat në rritje dhe mungesa e reshjeve. Ndryshimet klimatike po e shndërrojnë liqenin në një peizazh të zhveshur me varka të përmbysura dhe guaska të thara. Ekspertët paralajmërojnë një vit kritik për ekosistemin dhe biodiversitetin e liqenit.
Në fshatin Kallamas pranë bregut të liqenit të Prespës së Madhe, panorama ka ndryshuar ndjeshëm. Aty ku një vit më parë lëkundeshin butësisht ujërat e liqenit, sot gjen baltë, varka të kthyera përmbys, rrjeta peshkatarësh të ngatërruara dhe guaska midhjesh të thara nga dielli. Tërheqja drastike e ujit është peizazh që dëshmon më së miri pasojat e ndryshimeve klimatike në liqen.
Teksa qëndron buzë Prespës, Koço Trajçe, 69 vjeç, i lindur dhe rritur në Kallamas, vështron me trishtim hapësirën që dikur ishte nën ujë. Me dorë tregon një vijë të padukshme në horizont, aty ku, vetëm një vit më parë, shtriheshin ujërat e qeta të liqenit.
“Ka rënë shumë niveli i liqenit këtë vit. Nuk ka rënë borë, prandaj dhe nuk ka ardhur ujë. Merreni me mend se sa do të bjerë kur të fillojë vapa, sepse asnjë centimetër ujë i ri nuk ka ardhur,” thotë ai.
Trajçe kujton se rënia e nivelit të ujit në Prespën e Madhe filloi në vitet ‘90, por atëherë ndryshimet ishin të përkohshme. “Po ka të paktën 10 vite që vetëm bie niveli i ujit,” tregon ai i shqetësuar.
Sipas 69 vjeçarit, liqenin dikur e mbushte dëbora, reshjet e të cilës vitet e fundit po i mungojnë juglindjes gjithnjë e më shumë.
Ish-peshkatar, sot ai drejton një shoqatë të dedikuar për peshkimin dhe e sheh nga afër krizën që po përjeton ekosistemi i liqenit. “Edhe më shumë do të bjerë,” thekson ai.
Kallamasi është fshati ku largimi i ujit të liqenit është më i dukshëm. Por tkurrja e vazhdueshme e ujërave në Prespën e Madhe ka nxjerrë jashtë përdorimit stacionin automatik të monitorimit të nivelit të liqenit në Pustec (Liqenas). Për shkak të thatësirës së tejzgjatur, matjet atje kryhen me vrojtim manual.
Të dhënat e IGJEO-s tregojnë se niveli i liqenit të Prespës ka arritur pikën më të ulët të regjistruar në shekujt e fundit, duke shënuar një rënie alarmante prej mbi 11 metrash. Në vitin 2024, niveli i liqenit ishte rreth 841 metra mbi nivelin e detit teksa niveli historik maksimal i Prespës ka qenë 852 metër.
“Studimet tregojnë se liqeni ka humbur rreth 7 për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis 1984 dhe 2020. Kjo rënie e dukshme është e lidhur ngushtë me ndryshimet klimatike”, thotë Emanuela Kiri, hidro-gjeologe pranë Institutit të GjeoShkencave.
Humbja e ujit në Prespën e Madhe është rezultat i një ndërthurjeje faktorësh natyrorë dhe njerëzorë. Megjithatë, ndryshimet klimatike, të reflektuara përmes temperaturave në rritje dhe reshjeve të paqëndrueshme, mbeten shkaku kryesor i tharjes së liqenit.
“Në aspektin hidrogjeologjik, ndryshimet klimatike kanë ndikuar në nivelin e ujit dhe sipërfaqen e liqenit të Prespës në mënyra të ndryshme. Rritja e temperaturave dhe mungesa e reshjeve kanë shtuar avullimin dhe uljen e ujit, duke çuar në rënien e nivelit të ujit dhe zvogëlimin e sipërfaqes ujore” thekson Kiri nga IGJEO.
Edhe për hidrobiologun Spase Shumka kërcënimi kryesor i liqenit lidhet tërësisht me motin. Rritja e temperaturës, ndryshimi i natyrës së reshjeve, zvogëlimi i shtresave të dëborës janë tre më kryesoret, thekson ai.
“Bazuar në të gjitha modelet e bilancit ujor rritja e temperaturës së mjedisit dhe ujit sjellin jo vetëm luhatje por edhe tendencë zvogëlimi të nivelit të ujit edhe përkundrejt sasive të qëndrueshme të reshjeve. Me fjalë të tjera, mund të kemi reshje mjaftueshëm, por nivelet e avullimit janë të larta”- argumenton hidrobiologu Shumka.
Këto ndryshime po lënë një gjurmë të thellë në ekosistemet ujore të Liqenit të Prespës, duke sjellë pasoja të shumta për biodiversitetin dhe cilësinë e ujit.
“Ulja e nivelit të ujit cënon/eleminon habitatet bregliqenore të cilat janë strehë e mjaft specieve endemike të krimbave të shtypur, krimbave të rrumbullakët, butakëve, sfungjerëve, peshqeve etj. Specie të cilat përdorin këto habitate si mjedise ushqimi dhe riprodhimi cenohen ndjeshëm,” veçon profesor Shumka.
Viti 2025 pritet të jetë kritik për liqenin, pasi mungesa e reshjeve dhe temperaturat në rritje mund ta tkurrin edhe më tej. Pritshmëritë janë më pesimiste se kurrë: vetëm në tre muajt e parë të vitit, niveli i ujit ka rënë me 10-15 cm.
“Situata do të jetë kritike këtë verë nëse nuk bie shi mjaftueshëm tani në pranverë. Por duhet të ketë reshje të shumta për të kompensuar humbjet e dimrit,” thotë Spase Tërpo, i cili prej vitesh monitoron nivelin e liqenit në Pustec për llogari të Institutit të Gjeoshkencave.
Ndërsa tkurrja e liqenit vazhdon, ekspertët parashikojnë një vit edhe më të vështirë. Hidrogjeologia Emanuela Kiri paralajmëron se situata do të përkeqësohet më tej në muajt e ardhshëm, me kulmin e rënies në vjeshtë.
“Niveli i ujit të Prespës së Madhe pritet të ulet edhe më shumë në muajt në vijim, duke arritur pikën më të ulët në shtator-tetor, kur zakonisht regjistrohet edhe niveli minimal i ujërave nëntokësorë gjatë një viti hidrologjik,” shpjegon Kiri.
Ekspertët kërkojnë masa urgjente për të zbutur efektet negative të ndryshimeve klimatike në liqenin e Prespës së Madhe.
“Do të jetë e rëndësishme të përfshihen masa për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në përditësimin e planeve të menaxhimit të zonave të mbrojtura për t’u përgjigjur më mirë ndaj ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike”
Organizata Ndërkombëtare Prespa-Ohrid Nature Trust (PONT)Meqenëse liqeni i Prespës ndahet midis tre vendeve, bashkëpunimi ndërkufitar në përshtatjen ndaj ndikimeve negative të ndryshimeve klimatike është shumë i rëndësishëm sipas PONT.
“Teknikat e restaurimit janë ndarë midis tre vendeve dhe ndërhyrjet për ruajtjen po zbatohen në të gjitha vendet. Bashkëpunimi ndërkufitar është i rëndësishëm për të harmonizuar strategjitë dhe planet, ndërsa shumica e zbatimit bëhet individualisht në secilin vend”
Ndërsa hidrobiologu Spase Shumka thotë se në situatën e Prespës edhe përkundrejt tendencës së theksuar degraduese mjedisore, shoqëria dhe komunitetet duhet të ndërmarrin hapa thelbësor duke ndryshuar edhe qasjen e mënyrës së përdorimit të ujit dhe praktikave bujqësore.
Uji që po largohet nga liqeni i Prespës së Madhe sjell jo vetëm pasoja për peshkatarët dhe biodiversitetin, por edhe për jetën rurale në këtë zonë.
Fshati Kallamas, sikurse shumë zona të tjera rurale në Shqipëri është shpopulluar. Ata pak banorë që kanë mbetur, kryesisht të moshuar, shohin me pikëllim sesi Prespa, një burim jetese dhe trashëgimie, po zvogëlohet dita-ditës.
Ndërsa ndodhet mes një peizazhi që dikur ishte nën ujë, Koço Trajçe trishtueshëm thotë: “Kur të nisë vapa e thatësira mbi 100 metra do të tkurret. Pastaj pale çdo të na shohin sytë…”/Faktoje.al
KOSOVA- Policia e Kosovës ka nisur një aksion të vazhdueshëm policor të mërkurën në rajonet e Mitrovicës së ...
Suella Braverman BRITANI- Shqiptari Erind Koka, i dënuar, i cili u dëbua 3 herë pasi u përpoq të hynte ilegalisht në Mbr...
Foto ilustruese SERBI - Mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, t&...
Pamje nga vendngjarja TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua një ditë më pa...
Foto ilustruese GJIROKASTËR - Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lëshuar 16 masa sigurie për punonjë...
Foto ilustruese MURIQAN- Një 51-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi isht...
Foto ilustruese FIER - Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin me iniciale A.R i cili akuzohet për ngacmi...
Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi TIRANË - Personat që shikoni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Shkëlqi...
Shtëpia e barit TIRANË - Një shtëpi e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga Pol...
Foto ilustruese TIRANË - Kur motra e tij pësoi ishemi cerebrale vitin e kaluar, Arbeni* u vendos përpara një zgjedhjeje të vë...