LIVE UPDATES
Aktualitet

PËRGJIMET/ “Do vras veten”, zbardhen bisedat e ‘viktimave’ me mashtruesit në call centera: Ju kemi bllokuar 48 mijë euro

Në shumë raste, qytetarëve u merret kodi banker dhe u vidhen paratë, ndërsa në të tjera, mashtruesit prezantohen si punonjës të bankave dhe kërkojnë të dhëna koenfidenciale prej tyre.

27 Tetor 2022, 13:43 Nga F.M
PËRGJIMET/ “Do vras veten”, zbardhen bisedat e
Përgjimet

TIRANË- Kërcënime, mashtrime dhe vjedhje. Këto nxjerrin në pah bisedat e zbardhura mes operatorëve të call cenetarave në Tiranë dhe qytetarëve italianë që mashtroheshin prej tyre. Bisedat e zbardhura nga Oraneës tregojnë dëshpërimin e të moshuarve italianë që shprehen se janë gati të kryejnë edhe vetëvrasje. Në shumë raste, qytetarëve u merret kodi banker dhe u vidhen paratë, ndërsa në të tjera, mashtruesit prezantohen si punonjës të bankave dhe kërkojnë të dhëna koenfidenciale prej tyre.

Biseda 1

Viktima (duke qarë): Unë kam investuar tashmë 31.000 euro! Nuk më kanë mbetur para! Rrezikova gjithçka që kisha. Po mendoj të bëj vetëvrasje.

Mashtruesi: Duhet të paguani një komision për transfertat bankare prej 4500 €!

Viktima: Por kam paguar tashmë 4 mijë eurot e fundit për tarifat e transferimit!

Mashtruesi: Nuk na intereson nëse janë paratë tuaja të fundit, kjo është një tjetër taksë që duhet të paguani për Bankën e Anglisë. Flasim më vonë.

Ndërsa në një bisedë tjetër, mashtruesit e nxisin qytetarin të marrë kodin e transfertës bankare dhe tua dorëzojë, por qytetari i dëmtuar u thotë se ishte me COVID i izoluar në shtëpi.

Biseda 2

Mashtruesi: BQE po na kërkon që të jepni kodin e autorizimit të llogarisë tuaj bankare, duhet të na jepni këtë kod përndryshe nuk do t’i ktheni paratë tuaja.

Viktima (në karantinë COVID): Harroje, nuk do t’i kthej kurrë paratë e mia.

Mashtruesi: Ju ende duhet të paguani për punën time. Më paguani një mijë euro. Sikur të më jepnit kodin katërshifror të autorizimit që po na kërkon BQE, do t’ju kreditonin paratë në llogarinë tuaj brenda një ore.

Viktima: Nuk lëviz dot nga shtëpia.

Mashtruesi: Nuk ka nxitim, sepse ka kohë deri në mes të muajit. Shkoni në zyrën postare dhe merrni kodin.

Biseda e radhës, tregon se si mashtruesit u kërkonin qytetarëve të paguanin shuma fillestare si investim me premtimin se paratë e tyre do të shtoheshin. Kur qytetarët nuk merrnin shumën e premtuar dhe i njoftonin të dyshuarit se do të bënin denoncim këta të fundit mbyllnin komunikimin.

Mashtruesi: Paguani tani 5100 euro dhe do të merrni kapitalin prej 51000 euro.

Viktima (e dyshimtë): Më dërgoni një email me të dhënat e kompanisë.

Mashtruesi: Më vonë…. cfarë synimesh keni?

Viktima: Dua të kthehet kapitali i investuar, në të kundërt do të bëj denoncim.

Mashtruesi: Vazhdo dhe bëje….

Viktima: A mund të më dërgoni dokumentacionin e kompanisë?

Mashtruesi (duke ngritur zërin): Duhet të paguani 5100 euro taksa për të marrë një rimbursim prej 51,000.00 euro, e qartë?

Viktima: Më thuaj më mirë…

Mashtruesi e mbyll telefonin

Një tjetër bisedë tregon rastin kur punonjësit e call-centerave të përfshirë në mashtrim I telefononin qytetarët duke u prezantuar si punonjës banke që do tu kalonin shuma të mëdha në llogari.

Mashtruesi: Përshëndetje, unë jam operator i Bankës Qendrore Evropiane, po ju telefonoj për një kapital prej 48 mijë eurosh të bllokuar në emrin tuaj prej muajsh.

Viktima: Kam investuar vetëm 250 euro, ndoshta nuk jam unë e keni gabuar person.

Mashtruesi: Kompania investuese ka vazhduar të investojë paratë e saj dhe për këtë ka një kapital në emër të saj prej 48 mijë eurosh. Do t’ju dërgoj me e-mail dokumentin ligjor të Agjencisë së të Ardhurave. Do t’ju telefonoj përsëri në mbrëmje.

SPAK bashkë me autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal që mashtronte mbi 1200 qytetarë italianë. Në pranga kanë rënë 3 persona shqiptarët, Elisa Caci dhe Valbona Abedinaj e Gilberdo Pushani. Këta persona kishin përfituar deri në 10 milionë euro nga mashtrimet online përmes bursave dhe i investonin në kriptovaluta. Skema e mashtrimit është komplekse dhe ka prekur edhe disa vende në BE. Vlera prej 10 milionë euro mendohet të jetë vetëm ‘maja e ajsbergut’, pasi vetëm analiza e sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale të pastrimit të parave të përfituara nga mashtrimi në kriptovaluta.

operacioni dream earnings

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit