Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas tyre, u sekuestruan pasuritë e A.Rr. dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'.
VLORË- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 400 mijë euro. Sipas tyre, u sekuestruan pasuritë e A.Rr. dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'.
Sipas autoriteteve, rezultoi se A.Rr., i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike dhe organizatë krimiale, nuk justifikonte pasuritë e krijuara, për të cilat Prokuroria e Vlorës kërkoi sekuestrimin e tyre. Gjithsej janë sekuestruar, 3 apartamente, 3 automjete dhe një sipërfaqe toke. Vlera e tyre në total 400.000 euro.
Njoftimi i Prokurorisë:
"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Rr. dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1125 të vitit 2020, rezultoi se shtetasi A.Rr., i dënuar më parë për ‘Trafik të lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizatë krimiale’, nuk justifikonte pasuritë e krijuara, për të cilat Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë kërkoi sekuestrimin si më poshtë:
Pasuria e llojit “apartament” me nr.pasurie 29/519+2-2, me sip.67 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasit B.B dhe A.Rr;
Pasuria e llojit “apartament” me nr.29/599+1-22, me sip.73 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve A.Rr dhe B.B;
Pasuria e llojit “apartament” me nr.113/34+2-20, me sip.68.8 m2, ZK 3292, Tiranë, në zotërim të shtetases B.B;
Pasuria e llojit ‘njësi’ me nr. 12/417-N4 ZK 8602, Vlorë, me sip. 27 m2, në zotërim të shtetasit A.Rr;
Pasuria e luajtshme automjet marka “Toyota Corolla” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B;
Pasuria e luajtshme automjet marka “Volvo XC 60” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B; si dhe
Pasuria e luajtshme automjet marka “Mercedes benz GLA” viti 2016, në zotërim të shtetases S.Rr.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë pranoi kërkesën e organit të akuzës, duke caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë e mësipërme të paluajtshme në vlerë totale 400.000 euro."/Dosja.al
VLORË- Dhëndri i Donald Trump ka mbërritur ditën e sotme në Vlorë. Nën masa të rrepta sigurie, Jared Kushner &eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit mëngjesin e sotëm ku një djalë ka vrar...
TIRANË- Janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të Shqipërisë. Policia e Shtetit ka dalë me nj&eu...
KAVAJË- Një 39-vjeçar ka rënë pranga pasi, qarkullonte i armatosur me armë zjarri, pistoletë. Sipas njoftim...
Foto ilustruese ELBASAN- Reshjet e dëborës në zonën e Qafë Thanës kanë sjellë 'paralizim' të qarkullimit t&eum...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet m...
Irena Gjoka TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka reaguar zyrtarisht lidhur me njoftimin e Prokurorisë sa i përket ...
TIRANË- Një mjet i Bundespolizei (Policia Federale Gjermane) është parë ditën e sotme në Rrugën “Ukrai...
SPAK TIRANË- Emisioni i kësaj të marte, “Në Shënjestër”, publikoi fakte dhe prova nga dosja hetimore e hakër...
Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet 425 herë në periudhën shkurt-mars të vit...