LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta në Baks-Rrjoll / 80 familje në protestë! Banorja: Shteti po na nxjerr nga toka jonë

Banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Shkodër, prej dy javësh tashmë janë ngritur në protestë për një konflikt pronësie, pasi pretendojnë tokat e tyre të trashëguara po u merren padrejtësisht.

17 Shkurt 2026, 12:55 Nga D.S
Protesta në Baks-Rrjoll / 80 familje në protestë!  Banorja:
Banorja e fshatit Baks-Rrjoll

SHKODËR- Një përfaqësuese e banorëve të fshatit Baks-Rrjoll ka lëshuar akuza ndaj institucioneve të drejtësisë dhe ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave, deri në grevë urie para SPAK-ut dhe akte ekstreme.  Përfaqësuesja thekson se ata zotërojnë dokumente historike që vërtetojnë pronësinë e tyre, përfshirë një tapi të vitit 1930 që i përket Ded Gjo Lulit, duke e konsideruar këtë dokument si "certifikatën e tyre lindore".

Banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Shkodër, prej dy javësh tashmë janë ngritur në protestë për një konflikt pronësie, pasi pretendojnë tokat e tyre të trashëguara po u merren padrejtësisht. Sipas tyre, më shumë se 80 familje rrezikojnë të mbeten pa pronë për shkak të një vendimi që ia njeh pronësinë një personi të quajtur Fatmir Shpëza.

"Faleminderit që keni ardhur me na përcjellë situatën reale që kemi ne në Baks Rrjoll sot. Sot po bëhen, kaluan dy javë që vazhdojmë me këtë problem, pa e dhënë një zgjidhje asnjë nga institucionet shtetërore që kanë, e kanë për detyrë me ia dhënë, si prokuroria dhe gjykatat.

Ne duam me ju tregu të gjithëve se këtë tokë nuk e lëshojmë rehat. Këtu kam Santiagon, është nipi, dhe ka ardhur nga Anglia, ka lënë nënën e vet sakat atje, sepse Santiago ka lindur me pashaportë europiane dhe ka ikur nga Shqipëria në momentin që nëna e vet nuk kishte një zgjidhje mjekësore këtu.

Dhe sot Santiago ka ardhur sepse e dimë që këtu është toka që i ka lënë, ia ka lënë gjyshi. Dhe ia ka thënë të gjithëve që ne nuk e lëshojmë. E ka thënë ky që është fëmijë dhe e thonë edhe gjithë çikat e Malësisë sonë.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Shkodrës, të lutem, trajtoje dosjen që e ke prej një viti në zyrat e tua. Studioje, shikoje dhe fol si është realiteti dhe jepja të drejtën këtij populli. I bëjmë thirrje gjykatës që kemi gjyqin me datën 19, të Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.

Ju lutem, shikojeni si është e vërteta dhe na jepni të drejtën tonë. Gjykata ka, atë ditë ka vetëm me na dhënë një sigurim padie, për me u ndërprerë punimet sa të flasin kolegët e vet që janë duke trajtuar çështjen e pronës nëpër gjykatat e ndryshme.

LEXO EDHE: 'Toka nuk lëshohet', Banorët e Baks – Rrjollit paralajmërojnë luftë për tokat e tyre

Është në gjykatë të parë, në apel, gjithandej. Ju lutem, shteti shqiptar, kryeministri Edi Rama, të vënë dorën në zemër për këtë popull se është duke kërkuar vetëm drejtësi.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare, ambasadave të të gjitha shteteve që janë në Shqipëri, ta shikojnë si është situata, t'i dalin në mbrojtje këtij populli, që s'e mbron askush e shteti i vet është duke e marrë për këmbë.

SPAK-u, drejtësia e re, duhet me folë, me reagu, me e marrë në dorë këtë çështje. Nuk është normale që ne, 80 familje, kaluar 80 familjeve, 80 e themi afërsisht, por realisht jemi shumë më shumë, të dalim pa pronë dhe të na vijnë vetëm një zotni Fatmir Shpëza e të na thonë që janë pronarët tanë të kësaj toke, e neve na thonë, nuk jua kemi njohur ju tokën që e keni përdorur përherë, se ju nuk keni pasur certifikatën lindore.

Certifikata lindore jam unë, e kam tapinë të Ded Gjo Lulit që e kam në shtëpi të vitit 1930. Kush është ai gjyqtar që ka thënë nuk e kemi njohur? Gjithashtu kemi vendimin e gjykatës së vitit 1996 të pronës së Ded Gjo Lulit.

Çfarë ka dashur tjetër gjyqtari për me e gjetur certifikatën e Ded Gjo Lulit, që me i dhënë drejtim deri diku kësaj çështjeje? Ju lutem shumë institucioneve të drejtësisë, të mos bëhen palë me krimin, por të flasin si është e vërteta.

Ç'do të marrin në qafë tani këta banorë? Kjo tokë nuk lëshohet me të lehtë.

Ka qenë e njëjta gjyqtare që ka pasur me trajtuar, që i ka dhënë pronën Fatmir Shpëzës, Vojsava Kola. E them me zë të lartë, Vojsava Kola, se nuk është femër e as nuk është nënë, as nuk është motër që ka firmosur atë vendim gjykate.

Ka qenë e njëjta gjyqtare që ka pasur me e hapur gjyqin, e ka zvarritur, e ka zvarritur. Fatmir Shpëzës ia kanë dhënë gjyqin prej një viti, ne jemi sot akoma në gjyq. Është fisi Malaj, janë komshinjtë tonë. Tashi çfarë mund t'i themi ne kësaj drejtësie? Në qoftë se atij ia dha për një vit, pse vazhdon me na zvarrit? Të vazhdojë t'i japë përgjigje.

Të thotë në qoftë se nuk ka fakte, por nuk mund ta thonë, sepse nuk ka një ekspert në Republikën e Shqipërisë që mundet me ardhur me i parë letrat tona, me i parë letrat e Fatmir Shpëzës edhe me na thënë kjo është toka e Fatmir Shpëzës, nuk është e juaja.

Uroj që drejtësia të flasin ashtu siç është e vërteta. Nuk, absolutisht nuk dua me akuzuar drejtësinë, Prokurorinë e Shkodrës që është duke mbajtur anë. Shpresoj vërtet të flasin siç është e drejta. Shpresoj vërtet shumë që gjykatësit të enjten të flasin siç është realiteti.

Një sigurim padie është minimalja që mundet me dorëzuar, me bërë një gjykatë.

Ne s'po i kërkojmë asnjë gjë, prit sa të flasin kolegët e tu, ta shqyrtojnë çështjen në detaje, sepse ai normalisht nuk do bëjë shqyrtimin e çështjes në detaje, por ai ka të drejtë me i dhënë, me ua lënë kohë kolegëve të vet me trajtuar çështjen. Vetëm kaq i kërkojmë", thanë banorët./Dosja.al

protesat baks rrjoll velipoje shkoder

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje