LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për CNN, ku u pyet ndaj kundërshtimeve që kanë shoqëruar projektin e lidhur me investitorin Jared Kushner.

4 Qershor 2026, 21:45 Nga E. D

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë

TIRANË- Protestat kundër projektit turistik të planifikuar në peizazhin e mbrojtur të Zvërnecit kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për CNN, ku u pyet ndaj kundërshtimeve që kanë shoqëruar projektin e lidhur me investitorin Jared Kushner.

Gazetarja e CNN, Isa Soares, iu drejtua kryeministrit me pyetjen:

“Më lejoni fillimisht të marr reagimin tuaj për protestat që kemi parë si në kryeqytetin Tiranë, ashtu edhe në qytetet bregdetare, lidhur me këtë zhvillim që lidhet me Jared Kushner. Si i përgjigjeni ju protestave dhe shqetësimeve të tyre?”

Në përgjigjen e tij, Rama e cilësoi të pavërtetë pretendimin se protestat ishin shtrirë përtej Tiranës.

“Dhe vetëm për të saktësuar, ju thatë protesta në të gjithë Shqipërinë. Kjo është e rreme. Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet”, deklaroi Rama.

Megjithatë, verifikimi i Faktoje tregon se deri në momentin e intervistës protestat kundër projektit në Zvërnec ishin zhvilluar jo vetëm në Tiranë, por edhe në Vlorë, Durrës dhe vetë Zvërnec.

Faktet

Më 3 qershor, dhjetëra qytetarë u mblodhën në Durrës në një protestë kundër projektit turistik në Zvërnec. Protestuesit shprehën shqetësime për ndikimin e mundshëm të investimit në mjedis dhe interesin publik, ndërsa kërkuan më shumë transparencë dhe konsultim me komunitetet.

Një pjesë e tyre e krahasuan projektin në Zvërnec me projektin e Portit të Durrësit, duke argumentuar se në të dy rastet pasuria publike po vihet në dispozicion të interesave private.

Për Faktoje, Geri Emiri, drejtues i medias Amfora, konfirmoi zhvillimin e protestës në Durrës dhe pjesëmarrjen e qytetarëve që kundërshtojnë projektin.

“Qytetarët në Durrës kërkuan ndalimin sipas tyre të të gjitha projekteve abuzive jo vetëm në Zvërnec, por edhe në rastin e TID Durrës dhe të Durrës Yacht Marina, që sipas tyre cenon pronën publike dhe private.

Protesta për pjesëmarrësit në Durrës ishte edhe një reagim ndaj punëve të pa mbaruara të qeverisë shqiptare, si procesi i rindërtimit pas tërmetit dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë, që zvarritet prej vitesh.

Pjesëmarrësit në protestë ishin të moshave të ndryshme, nga fëmijët tek të moshuarit, që kërkuan ndalimin e projektit në Zvërnec dhe dëgjimin e kërkesave të protestuesve”, përshkruajti për Faktoje, Geri Emiri, drejtues i medias lokale Amfora.

Po atë ditë, protesta u zhvillua edhe në Vlorë. Dhjetëra qytetarë u mblodhën fillimisht në Sheshin e Flamurit dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së Vlorës.

Protestuesit, kryesisht të rinj, mbanin pankarta në mbrojtje të mjedisit dhe kundërshtonin ndërhyrjet që sipas tyre rrezikojnë një nga zonat më të rëndësishme natyrore të bregdetit shqiptar.

Këto protesta janë dokumentuar nga mediat lokale dhe organizata të ndryshme, duke rrëzuar pretendimin se kundërshtimi publik ka qenë i kufizuar vetëm në kryeqytet.

Zanafilla e protestave

Protesta e parë kundër projektit u zhvillua më 16 maj në Zvërnec.

Aktivistë mjedisorë, organizata të shoqërisë civile dhe banorë të zonës u mblodhën në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë–Nartë për të kërkuar ndalimin e punimeve dhe mbrojtjen e zonës natyrore.

Dhjetë ditë më vonë, më 26 maj, protestat u zhvendosën në Tiranë, para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Më 30 maj, aktivistët u rikthyen në Zvërnec. Pikërisht gjatë kësaj proteste një protestues u tërhoq zvarrë nga punonjës të sigurisë private, pamje që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe nxitën reagime të forta publike.

Pas këtij episodi, protestat vijojnë çdo ditë në Tiranë, ndërsa dje (më 3 qershor) u organizuan paralelisht edhe në Durrës dhe Vlorë.

Ndërkohë, organizatorët kanë njoftuar një tjetër protestë më 6 qershor në Akërni, pranë Hidrovorit të Vlorës, në zemër të zonës ku planifikohet zhvillimi i projektit.

Përfundim 

Faktet tregojnë se kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec është shprehur publikisht përmes protestave të organizuara në të paktën katër vende të ndryshme, në Zvërnec, Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Për këtë arsye, pretendimi i kryeministrit Edi Rama, bërë në intervistën për CNN nuk përputhet me ngjarjet e dokumentuara në terren./Faktoje.al

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen