6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Xama tha më tej se çmimi mesatar në BE ka qenë 3 euro për 1000 pulla fiskale dhe në Shqipëri ka qenë 22-23 euro në varësi të produktit, pra 10 herë më shumë.
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka treguar njërin prej koncesioneve që kanë rrënuar buxhetin e shtetit. Gazetarja tha se qytetarët kanë paguar më shumë, ndërsa paratë i kanë marrë privatët. Xama e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se kështu ka ndodhur me koncesionin e pullave fiskale që u dha gjatë qeverisë Berisha dhe u rrit gjatë qeverive të Ramës, ndërsa çmimi i tyre ka qenë 10 herë më shumë se në BE. Xama tha më tej se çmimi mesatar në BE ka qenë 3 euro për 1000 pulla fiskale dhe në Shqipëri ka qenë 22-23 euro në varësi të produktit, pra 10 herë më shumë.
“Kanë qenë 4 kontrata koncesionare në fushën fiksale dhënë nga qeveria Berisha. PS mori angazhimin për t’i hequr. Pullat fiskale ofroheshin nga shteti më parë, por u dha me koncesion dhe çmimi për cigaren, apo verën u katërfishuan. Nga viti 2012 deri në vitin 2023 janë mbledhur rreth 100 milionë euro përmes tarifës që ka vendosur kompania koncesionare nga pullat fiskale, por nuk kemi asnjë analizë se sa është ulur evazioni në fushën e kontrabandës së mallrave me akcizë dhe sa është rritur akciza nga ky koncesion. Ajo që dihet është se qytetarët shqiptarë kanë paguar mallra më të shtrenjtë dhe buxheti i shtetit ka marrë tarifa normale, njëlloj si në kohën kur e kishte shteti dhe fitimi ka shkuar për kompaninë private, rreth 7.4 milionë euro.
Kompania e mori këtë kontratë pa garë në kohën e qeverisë Berisha. Kompania është e regjistruar në Zvicër, ku ka juridiksion që ofron anonimatin e pronarëve. Me detyrimin për të deklaruar pronarët përfitues janë dy shtetas zvicerianë si përfitues fundorë të kompanisë SICPA. Por duhet të jetë një biznesmen shqiptar, por nuk e kemi të dokumentuar. Qeveria e PS mori angazhimin për të zhbërë 4 koncesionet, por sot ato janë shtyrë në vite dhe janë rritur të ardhurat, kontrata për pullat në 2023 mbaroi por u shty edhe një vit, dhe më pas u mor vendimi që do t’i kthehej shtetit. Tashmë do t’i bëjë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë. Tani me një VKM kanë gjetur një kompani në Emiratet e bashkuara Arabe që i ka 51 për qind dhe 49 për qind i ka SICPA që bazën e ka sërish në Zvicër dhe aty del një shqiptar.
Çmimi mesatar në BE ka qenë 3 euro për 1000 pulla fiskale, në Shqipëri ka qenë 22-23 euro në varësi të produktit, pra 10 herë më shumë. Qeveria vendosi të ulë çmimin me 5 euro por sërish, por tani jemi 8 herë më shumë se mesatarja e vendeve të BE-së. Këto para për mallrat e akcizës i paguajnë qytetarët shqiptarë. Tani po t’i kishte Shtypshkronja e Letrave me Vlerë këto para do t’i merrte shteti, por ajo thotë pse t’i marr unë, por po i ndaj me këtë kompaninë private përgjysmë”- tha Xama.
Mark Crawford TIRANA- Ish-kreu i Dhomës Amerikane te Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford, ka folur për tarifat e vendosura n...
Prindërit TIRANA-Prindërit e 14-vjeçarit të ndjerë Martin Cani kanë treguar se si ia kanë shpjeguar djalit të tyr...
Artan Hajredinaj dhe Romina Zano TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 7 prill me parashtrimet ...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka folur për përgjimet e Erion Veliajt në qeli. Xama e ftuar në emisionin "Të P...
Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj TIRANA- Qeveria shqiptare po përflitet se po përdor një pajisje të quajtur Deep Packet Inspectio...
Foto nga emisioni DURRËS- Hajrie Kogjini ka një problem që lidhet me kadastrën Durrës. Pas vdekjes së bashkëshortit t&eu...
Për përdoruesit e iPhone që kanë pajisje të vjetra, lajmi i fundit nga Meta ka sjellë një informacion të rënd&eum...
foto ilustruese TIRANË- 27 mars 2025, një 17-vjeçar në Sarandë u godit tre herë me thikë në bark nga dy bashk&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin pë...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në vendin e njohur si “Ura e Gjoles”...