7 Prill 2025, 21:25
Nga M.B
Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj
TIRANA- Qeveria shqiptare po përflitet se po përdor një pajisje të quajtur Deep Packet Inspection (DPI) për të kontrolluar dhe ndaluar qasjen në TikTok. Tek ekspertët ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lirinë e internetit dhe të drejtën për privatësi në vend.
Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxha, të cilët e ngritën fillimisht këtë shqetësim, kanë folur në emisionin "Të Paekspozuarit", për mundësinë e përdorimit të DPI për survejim masiv dhe kanë shpjeguar se si mund të shënjestrohen qytetarët, politikanët, gazetarët e me rradhë.
Kallanxhi tha se përdorimi i DPI ëhtë njëlloj si të vendosim kamera në shtëpinë e njeriut dhe të thonë do e përdorim vetëm kur ke vjedhje, duke nënkuptuar përgjimin e çdo hapi gjatë përdorimit të pajisjeve elektronike nga qytetarët. Nga ana tjetër ekspeti Semanaj tha se duhet bazë ligjore për vendosjen e këtyre pajisjeve dhe se ne nuk kemi bazë ligjore që ndalon përgjimin. Ai shtoi se më problematik është profilizimi i qytetarëve nga përgjimi.
Deklaratat e ekspertëve:
Tomi Kallanxhi: Do ta shpjegoj me një metaforë se çfarë është Deep Packet Inspection. Imagjino një postier që i nis letër Yllit dhe postieri ka mundësi ta hapë ta lexojë dhe pastaj t’ja nisë sërish Yllit.
Besmir Semanaj: Informacionet e para, denoncimin e parë e kam bërë në 29 mars. Ka ardhur nga kolegë që punojnë pranë ISP-ve dhe organizmave shtetërorë. Nuk u arrit mbyllja e Tik Tok dhe u vendos që të përdoret një DPI. Sebepi ishte Tik Tok por Tik Tok është minimalja që pajisja mund të bëjë. E para nga kush erdhi kërkesa? E dyta kush është institucioni shqiptar që ka dërguar pajisjet pranë ISP. Një pajisje kujton mbi 100 mijë euro, si është marrë? Institucionet shtetërore kanë deklaruar se janë instaluar 7 të tilla. Nëse janë donatorë, çfarë përfitimesh do të ketë donatori?
Vendosja e pajisjeve pa kuadër ligjor të fortë. Ka dy tipologji, shtetet autokrate, India, Kina Rusia, Irani. Pastaj kemi shtete demokratike, Franca, Britania, e me rradhë, por ka patur diskutim publik dhe ka patur forcim të bazës ligjore dhe rregulla se si do të procesohen të dhënat e qytetarëvë, pra përgjim në masë nuk lejohet, por mund të përdoret për sigurinë kombëtare.
Në Shqipëri, u desh mbi dy javë e gjysmë që të reagonin institucionet. Pranuan se janë vendosur, por me pretendimin që nuk përgjohen, por kjo nuk bëhet me betim. Duhet bazë ligjore. Nuk kemi bazë ligjore që ndalon përgjimin. Më problematik është profilizimi. Kjo pajisje dallon çfarë aplikacionesh përdor, në çfarë faqesh lexoj unë, përshembull nëse lexoj faqe të komunitetit mysliman, më profilizojnë si mysliman, e me rradhë. Mund të shohin preferencat sekusale, e me rradhë.
Marrim një politikan apo qytetar të thjeshtë, hap faqet të papërshtatshme...
Tomi Kallanxhi: Sky ECC kishte një kod ID. Profilizimi këtu bëhet me një kod IMEI unik. Nëse ti ble telefonin në një dyqan, e ke të ruajtur. Është njëlloj si të vendosim kamera në shtëpinë e njeriut dhe të thonë do e përdorim vetëm kur ke vjedhje. Ju përmendët Britaninë e Madhe, por aty ka një problem me privatësinë. Nëse telefonat tonë Apple ruajmë në Cloud të dhënat, është end to end encryption, një siguri e lartë. Shteti britanik ka kërkuar Apple që ta heqë këtë sepse ka problem me krimin. I ka kërkuar të hiqen kodet e enkriptimit.
Besmir Semanaj: E dyta është censura, qeveria në çdo moment mund të bllokojë. Monitorimi normal bën thjesht që një përdorues po bën trafik, por nuk monitoron dot se çfarë program përdor, emrin e faqes dhe gjithë këto gjëra. DPI bën edhe censurimin, që me monitorim të thjeshtë nuk e bën dot, siç nuk arritën dot me Tik Tok. DPI bën degradim të shërbimit. Le të themi jemi të MCN live tani, me këtë bëhet degradimi dhe nuk realizohet programi. Është përdorur në Turqi, pas arrestimit të liderit të opozitës, për të mbyllur rrjetet sociale, për të mbyllur VPN që shmangte mbylljen dhe ngadalësimin e internetit në të gjithë Stambollin. Pra, një ndër bazat e DPI është censura. Shteti ka në dorë një arme pa leje. Për sa kohë nuk ka legjislacion… Ne kërkojmë që të ketë leje pastaj të blejnë armën. Ata e kanë instaluar armën, e kanë mbushur. Kemi edhe rastin e Iranit pas zgjedhjeve, Arabia Saudite, ku bëhej monitorimi i të gjithë personaliteteve. Secili nga ne ka pika të dobëta, mund të jenë me një ves për bastet, për pijen, me një ves për pornografinë, mblidhej informacioni dhe përdorej për shantazhim.
Tomi Kallanxhi: Më merr një shok me merak, përpra DPI më tha komishiu, sa trafik bën ti pas orës 10 të natës. Tani do ta di edhe çfarë bën ai gjatë natës.
Besmir Semanaj: Këto janë cilësitë komerciale që ofrohen për biznesin. Se çfarë mund të ofrohen për shtetet nuk e dimë. DPI mund të përdoret, si "man in the middle" (ndërmjetësuar). I shtohen dhe pajisje të tjera dhe lexon mesazhet tona. Sa i përket trafikut të pa enkriptuar, e ka letër me shkrim dore, lexon çdo gjë. U desh dy javë e gjysmë që të pranonin instalimin e pajisjeve. E pranuan me një intervistë 45 sekonda dhe dezinformuan. Në deklaratën zyrtare thonë se nuk cënohet siguria dhe mbrohesh nga krimi kibernetik, por pas një viti do të hiqen. Pse duhet të hiqen për një vit kur janë të mira?
dpi tiktok
Aktualitet
7 Prill 2025, 21:21
M.B
Foto nga emisioni
DURRËS- Hajrie Kogjini ka një problem që lidhet me kadastrën Durrës. Pas vdekjes së bashkëshortit t&eu...
Aktualitet
7 Prill 2025, 21:11
A.Ll
Për përdoruesit e iPhone që kanë pajisje të vjetra, lajmi i fundit nga Meta ka sjellë një informacion të rënd&eum...
Aktualitet
7 Prill 2025, 21:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- 27 mars 2025, një 17-vjeçar në Sarandë u godit tre herë me thikë në bark nga dy bashk&eum...
Aktualitet
7 Prill 2025, 21:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin pë...
Aktualitet
7 Prill 2025, 21:01
A.Ll
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në vendin e njohur si “Ura e Gjoles”...
Aktualitet
7 Prill 2025, 20:45
E. D
foto ilustruese
MALLAKSTËR- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në fshatin Ninesh në Mallakastë...
Aktualitet
7 Prill 2025, 20:10
M.B
Mark Samson
ITALIA- Autoritetet italiane kanë përfunduar marrjen në pyetje të nënës së Mark Samson, të riut t...
Aktualitet
7 Prill 2025, 20:01
A.Ll
Urdhër-arresti i lëshuar nga autoritetet serbe per Hashim Thaçin
DEÇAN - Një dokument i rrallë historik është p...
Aktualitet
7 Prill 2025, 19:38
A.Ll
Homazhet per Ilarian
ITALI - Në një nga ditët më të dhimbshme për familjen Sula dhe komunitetin shqiptar e italian në Te...
Aktualitet
7 Prill 2025, 19:21
A.Ll
Hetimet për vrasjen tronditëse të Ilaria Sulës vijojnë
ITALI - Ndërsa hetimet për vrasjen tronditëse të Ilaria...