LIVE UPDATES
Aktualitet

Që më 31 dhjetor i nisi makthi! E mitura iku nga shtëpia, përfundoi në 'kthetrat' e trafikantit, prangosen 3 tutorët. Në kërkim pronari i clubit në Fier

S.M. ka treguar se është shkëputur nga familja që prej mbrëmjes së Vitit të Ri 2022, pas një debati me njerëzit e saj të afërt, duke udhëtuar në drejtim të Fierit. Me të mbërritur në qytetin e Fierit, ajo ka takuar Arbër Mehmetin, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale. Ajo e ka takuar në Fier dhe në momentin që ai i ka kërkuar telefonin, ajo ia ka dhënë dhe Mehmeti i ka hequr kartën SIM duke ia thyer. Po ashtu, i ka thyer edhe telefonin. 

26 Shkurt 2023, 18:22 Nga k.m.
Që më 31 dhjetor i nisi makthi! E mitura iku nga shtëpia,
Foto ilustruese

FIER- Mbajtja peng e një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimi i saj si punonjëse seksi në qytetin e Fierit, ka çuar në pranga tre persona. Një i katërt, i cili konsiderohet nga Policia e Shtetit si kryesori, është shpallur në kërkim por ende nuk ka përfunduar në pranga. Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe e mitura A.D. janë arrestuar për veprat penale: “Shfrytëzim Prostitucioni, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Heqja e Paligjshme e Lirisë”. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se në kërkim për 3 akuzat e mësipërme është shpallur dhe Arbër Mehmeti, person ky me precedentë të mëparshëm penalë.

Në 2013, Arbër Mehmeti shpall në kërkim pasi së bashku me Shpëtim Kandën, në vendin e quajtur “Transport Patos”, tentuan të vrasin me armë zjarri, dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç. Për ngjarjen e 2013, ai duhet të ishte në "arrest shtëpie", por përdorte si punonjëse seksi vajzën S.M. dhe mbante peng këtë të fundit. 

Sipas burimeve policore në 25 shkurt 2023, R. Hoxha ka telefonuar sallën operative të policisë së Fierit, duke njoftuar se mikeshës së saj, S.M, nga qyteti i Patosit po i kërcënohej jeta nga një person i quajtur Arbër Mehmeti. Me të marrë njoftimin Policia ka shkuar për kontroll në vendin “Zogu i Zi” në Fier, duke marrë kontakt me denoncuesen, ndërsa Arbër Mehmeti, është larguar me shpejtësi.

Pasi është marrë në Komisariat, e mitura S.M. ka treguar se është shkëputur nga familja që prej mbrëmjes së Vitit të Ri 2022, pas një debati me njerëzit e saj të afërt, duke udhëtuar në drejtim të Fierit. Me të mbërritur në qytetin e Fierit, ajo ka takuar Arbër Mehmetin, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale. Ajo e ka takuar në Fier dhe në momentin që ai i ka kërkuar telefonin, ajo ia ka dhënë dhe Mehmeti i ka hequr kartën SIM duke ia thyer. Po ashtu, i ka thyer edhe telefonin. 

"Pse ma theve telefonin?,"-i ka thënë e mitura Mehmetit, e pikërisht në këtë moment, ai e ka goditur me grushta në kokë duke e kërcënuar qe mos e fliste dhe mos bënte asnjë veprim, duke e kërcënuar edhe me jetë. Më pas, e kishte çuar në një banesë të vjetër, që ndodhet ngjitur me lokalin e tij të quajtur "Cassablanca" në Fier.

Nga momenti i takimit me Arbër Mehmetin dhe deri një ditë para kallëzimit, S.M, është shfrytëzuar për prostitucion nga ky person, ku ka prostituuar me klientë të ndryshëm kundrejt shumave nga 30 mijë lekë deri 200 euro.

Vendet ku vajza ka ushtruar prostitucion kanë qenë dy banesa qytetin e Fierit dhe tek një ambient i brendshëm i lokal "Cassablanca". S.M, ka deklaruar se të përfshirë në këtë aktivitet kriminal  kanë qenë edhe disa persona të tjerë Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska, e mitura A.D. dhe një person tjetër me emrin “Marjus”. Sipas saj, edhe në rastet kur klienti ja jepte paratë vetëm S.M., të tjerët ia merrnin. Për sa i përket personave që ishin klientë seksi, S.M, ka deklaruar se nuk i mban mend pasi ishin të ndryshëm dhe nuk i ka fiksuar.

fier

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit