24 Maj 2023, 09:22
Nga k.m.
Foto ilustruese
BERAT- Një 34-vjeçar i identifikuar si Hektor Dyrmishi është arrestuar nga policia në Berat pasi qëlloi me armë zjarri në ajër në Lapardha. Në hetim është vënë shoku i tij. Rreth orës 20:30, dyshohet se Dyrmishi ka qëlluar disa herë, me armë zjarri në ajër, nga automjeti. Por gjithashtu ka nisur edhe hetimi në gjendje të lirë për E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet H. D., dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi H. D.
NJOFTIMI I PLOTË:
Berat
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit, operacioni policor i koduar “Mesnata”, për kapjen e një shtetasi me precedent kriminal dhe të pajisur me armë zjarri. Qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër, në një rrugë të fshatit Lapardha, kapet në Elbasan dhe vihet në pranga 34-vjeçari me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Procedohet penalisht për moskallëzim të krimit një shtetas tjetër, pasi dyshohet se ka qenë së bashku me 34-vjeçarin, kur ky i fundit ka qëlluar me armë në ajër, nga automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas marrjes së informacionit se rreth orës 20:30, në një rrugë të fshatit Lapardha, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të mbështetura nga inteligjenca informative, si dhe falë koordinimit të punës me Policinë e Elbasanit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, u kap në Elbasan dhe u vu në pranga shtetasi H. D., 34 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet paraprake dyshohet se rreth orës 20:30, ky shtetas ka qëlluar disa herë, me armë zjarri në ajër, nga automjeti. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet shtetasin H. D., dhe nuk ka kallëzuar krimin.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi H. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
policia e shtetit
Aktualitet
24 Maj 2023, 09:12
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një 26-vjeçare shqiptare ka denoncuar ish-partnerin e saj nga Siria, pasi e ka kërcënuar me video intime. E re...
Aktualitet
24 Maj 2023, 08:52
k.m.
Silvana
ELBASAN- Pamje të rënda janë regjistruar brenda spitalit të Elbasanit. Një e re, e identifikuar në rrjet vetëm ...
Aktualitet
24 Maj 2023, 08:52
k.m.
Habib Rexha
KAVAJË- Ervis Kurti, miku i Habib Rexhës është vendosur në prangat e Policisë së Kavajës, pasi akuzohet...
Aktualitet
24 Maj 2023, 08:39
I.A
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të par&eum...
Aktualitet
24 Maj 2023, 08:16
I.A
Emigrante
TIRANË- Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në vazhdim të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Anglis&e...
Aktualitet
24 Maj 2023, 07:17
I.A
Koha
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
Aktualitet
23 Maj 2023, 22:38
m.s
Jani Rustemi
TIRANË- Kunati i të riut Jani Rustemi që vdiq në QSUT, ka deklaruar se ata e morën lajmin që ishte në koma...
Aktualitet
23 Maj 2023, 22:26
m.s
Prokurorja Miranda Bushi
TIRANE- Prokurorja Miranda Bushi e Prokurorisë së Tiranës u përball të martën më 23 maj me Komi...
Aktualitet
23 Maj 2023, 22:17
m.s
foto ilustruese
LIBRAZHD- Një autobus me disa nxënës që ishin duke u kthyer nga Ohri, mësohet se ka dalë nga rruga në o...
Aktualitet
23 Maj 2023, 21:36
A.B
Ervis Kurti
TIRANË- Ervis Kurti shoqërohet në Polici. Ky person, është shoku i Habib Rexhës, autorit të vrasjes së ...