All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Raporti i DASH: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të lirisë së medias

Po ashtu, është konstatuar se presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, me sulme të shtuara verbale dhe juridike, ka minuar rendin kushtetues të Bosnjës.

13 Gusht 2025, 14:59 Nga E. D
Raporti i DASH: Në Ballkanin Perëndimor ka kufizime të
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe liria së medias. Po ashtu, është konstatuar se presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, me sulme të shtuara verbale dhe juridike, ka minuar rendin kushtetues të Bosnjës.

Raporti për vendet e Ballkanit Perëndimor nënvizon gjithashtu një problem të evidentuar edhe në raportet e mëparshme – mosndëshkimin e krimeve të luftës.

Në pjesën për Kosovën, në raportin e parë të Departamentit të Shtetit nën administratën e presidentit Donald Trump, thuhet se autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa të qëndrueshëm për t’i identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Për Shqipërinë thuhet se “Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.

Për Bosnjë e Hercegovinën, thuhet se autoritetet e Republikës Sërpska kanë ndërmarrë veprime që kanë dobësuar institucionet shtetërore, kanë rritur tensionet ndëretnike dhe kanë kufizuar lirinë e shprehjes.

Në pjesën për Serbinë, thuhet se nuk ka pasur ndryshime të mëdha në gjendjen e të drejtave të njeriut, por theksohen raportet për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe mediave, përfshirë dhunë ose kërcënime ndaj gazetarëve, ndjekje të pajustifikuara dhe trafikim të qenieve njerëzore, duke përfshirë punën e detyruar.

Për Malin e Zi, raporti thotë se në vitin 2024 nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në gjendjen e të drejtave të njeriut, por ndër problemet e evidentuara janë raportet për torturë ose trajtim mizor, çnjerëzor e poshtërues, si dhe kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe medias.

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, raporti citon organizata joqeveritare të cilat theksojnë se liritë e medias janë të rrezikuara nga paditë strategjike ndaj gazetarëve (SLAPP), presionet e zyrtarëve, autocensura dhe sulmet për shkak të hetimeve mbi korrupsionin, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes.

Gjendja në botë

Departamenti amerikan i Shtetit ka zbutur dukshëm kritikat ndaj disa shteteve që konsiderohen partnerë të ngushtë të presidentit republikan Donald Trump, si Salvadori dhe Izraeli – vende për të cilat organizatat për të drejtat e njeriut pretendojnë se kanë një histori serioze të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Nga raporti është hequr përmendja e diskriminimit me të cilin përballet komuniteti LGBT+, është ulur fokusi i mëparshëm mbi të drejtat riprodhuese dhe janë shtuar kritika për kufizimet e fjalës politike në aleatët e SHBA-së në Evropë, të cilat, sipas zyrtarëve amerikanë, synojnë politikanët e krahut të djathtë, shkruan agjencia AP.

Raporti përmend ato që administrata e Trumpit i konsideron si kufizime të lirisë së shprehjes në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani.

Në të njëjtën gjuhë për të tre vendet aleate të NATO-s thuhet se “kushtet e të drejtave të njeriut janë përkeqësuar gjatë vitit”.

“Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut“

Në pjesën për Kosovën, Departamenti amerikan i Shtetit ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë "hapa kredibilë për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut".

Në raportin për vitin 2024, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media.

“AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, është përmendur në raport.

Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.

“Gazetarët kanë thënë se presioni prej politikanëve dhe grupeve të organizuara kriminale ka rezultuar shpesh me vetcensurë. Disa gazetarë janë përmbajtur nga hulumtimet për shkak të frikës për sigurinë fizike apo sigurinë në punë. Gazetarët kanë pranuar se në disa raste u janë ofruar përfitime financiare, në këmbim të raportimeve pozitive apo për braktisje të hulumtimeve”, është thënë mes tjerash në raport.

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Në Shqipëri, ndikim i politikës dhe bizneseve mbi gazetarët

Pjesa për Shqipërinë thekson se organizatat e pavarura mediatike dhe gazetarët profesionistë kanë pohuar se Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale kanë kërkuar të ndikojnë te mediat në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente.

“Ka pasur raportime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave kanë përdorur platformat e tyre për të shantazhuar biznese, duke kërcënuar me raportim negativ. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë”.

Raporti shton se “mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit”.

Gjithashtu thuhet se “interesat politike dhe të biznesit kanë ushtruar presion mbi gazetarët. Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të Qeverisë”.

“Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend”.

Raporti vë në dukje se “gazetarët shpesh kanë ushtruar vetëcensurë për të shmangur dhunën, ngacmimin apo për të ruajtur vendin e punës. Thuhet se Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhjet e drejtpërdrejta me pronarët e mediave dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.

Në Bosnje, Dodik ka minuar rendin kushtetues

Në pjesën për Bosnje e Hercegovinën, raporti thekson se në entitetin e Republikës Sërpska, autoritetet kanë ndërmarrë veprime që kanë dobësuar institucionet shtetërore, kanë rritur tensionet ndëretnike dhe kanë kufizuar lirinë e shprehjes.

“Sulmet e shtuara verbale dhe juridike të presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kanë minuar rendin kushtetues të vendit, ndërsa retorika e tij polarizuese dhe fyese ka kontribuar më tej në tensionet politike e etnike në mbarë vendin”, thuhet në përmbledhje.

Çështjet kryesore të të drejtave të njeriut në Bosnje përfshijnë kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve, si dhe praninë e formave më të rënda të punës së fëmijëve. Raporti thekson se autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa të besueshëm për të hetuar ose ndëshkuar zyrtarët përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut.

Përmendet gjithashtu problemi i pandëshkueshmërisë për krimet e luftës.

“Pengesat kryesore për ndjekjen penale të krimeve të luftës kanë qenë kalimi i kohës, mosprioritizimi i rasteve më komplekse me kryesit më përgjegjës, menaxhimi joefikas dhe ndarja e çështjeve, si dhe mungesa e bashkëpunimit rajonal. Edhe pse ekzistonin mekanizma ligjorë për këtë, viktimat janë përballur me pengesa për të marrë dëmshpërblim në procedurat penale, për shkak të dështimit të prokurorëve për të siguruar dhe paraqitur prova në emër të tyre dhe hezitimit të gjykatave për të vendosur mbi këto kërkesa”, thuhet në raport.

Raporti evidenton edhe presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, duke përmendur rastin kur Millorad Dodik sulmoi publikisht televizionin BN, duke e quajtur “tradhtar” për raportimin mbi korrupsionin e supozuar të familjes së tij.

Ministri i Jashtëm Ellmedin Konakoviq përmendet në kontekstin e kritikave të shoqatës “BH Novinari”, pas sugjerimit se transmetuesit publikë në Bosnje dhe në Federatë – FTV dhe BHRT – mund të zgjidhnin problemet e tyre financiare afatgjata nëse menaxhmenti “do të punonte sipas diktatit” të politikave të koalicionit qeverisës.

Raporti thekson gjithashtu problemin e martesave të detyruara të fëmijëve, duke vënë në dukje se ato janë në rritje, ndërsa mbrojtja ligjore zbatohet rrallë.

Në Serbi, sulme ndaj gazetarëve dhe rol i tepruar i shtetit në sektorin mediatik

Në pjesën për Serbinë, raporti thekson se nuk ka pasur ndryshime të mëdha në gjendjen e të drejtave të njeriut. Çështjet kryesore të evidentuara përfshijnë raportime të besueshme për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të medias, përfshirë dhunë ose kërcënime ndaj gazetarëve, ndjekje të pajustifikuara, si dhe trafikim të qenieve njerëzore, përfshirë punën e detyruar. Raporti vë në dukje gjithashtu procesimin e ngadalshëm të rasteve të krimeve të luftës.

Sa i përket lirisë së medias, janë përmendur sulmet ndaj gazetarëve, mungesa e transparencës në pronësinë e mediave dhe roli i tepruar i shtetit në sektorin mediatik.

“Rregullatori për mediat elektronike (REM), në fund të vitit 2023, i dha licencë rajonale për transmetim televizionit Informer TV pa konkurs publik, gjë që ngre shqetësime për lidhjet e ngushta të këtij kanali me partinë në pushtet”, thuhet në raport.

Po ashtu, evidentohet se presioni financiar ka çuar në autocensurë, me media që shmangin kritikat ndaj Qeverisë nga frika e pasojave. Edhe pse kushtetuta dhe ligji ndalojnë torturën dhe keqtrajtimin, raporti përmend dy raste të përdorimit të tepruar të forcës nga zyrtarë policorë.

Kufizime serioze të lirisë së shprehjes në Mal të Zi

Për Malin e Zi, raporti thekson se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në gjendjen e të drejtave të njeriut. Ndër problemet kryesore janë raportet për torturë ose trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues, si dhe kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të mediave. Organizatat joqeveritare, përfshirë Human Rights Action dhe Civic Alliance, kanë kritikuar ngadalësinë e autoriteteve në procesimin e krimeve të luftës, njohjen e viktimave dhe pagesën e dëmshpërblimeve për luftën e viteve 1990.

Raporti nënvizon se gazetarët kanë qenë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Agjencia për Mediat Elektronike ka zgjeruar ndalimin e transmetimit të mediave shtetërore ruse (Russia Today, Sputnik, Rossiya 1) për t’u përshtatur plotësisht me masat e BE-së ndaj Rusisë, por ndalimi nuk është zbatuar plotësisht, pasi këto platforma kanë mbetur të qasshme.

Zyrtarët kanë vazhduar të synojnë mediat kritike, ndërsa sulmet e pazgjidhura kanë krijuar një atmosferë frike. “Gjatë vitit, gazetarët janë përballur me kërcënime, sulme dhe presione për shkak të raportimeve mbi politikën, çështjet etnike e fetare, korrupsionin dhe kontrabandën”, thuhet në raport.

Edhe pse kushtetuta dhe ligji ndalojnë torturën dhe keqtrajtimin, organizatat joqeveritare kanë raportuar raste abuzimi ndaj të dyshuarve në polici dhe burgje në mbarë vendin. Qeveria ka ndjekur penalisht disa policë dhe roje burgu, por procedurat gjyqësore kanë pësuar vonesa.

Paditë SLAPP kundër gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

Raporti thekson se, sipas organizatave joqeveritare në Maqedoninë e Veriut, liritë mediatike janë të rrezikuara nga paditë strategjike kundër gazetarëve (SLAPP), presionet e zyrtarëve, autocensura dhe sulmet për shkak të hetimeve mbi korrupsionin, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes.

Shembujt përfshijnë kërcënimet me vdekje ndaj gazetares Lepa Gjundeva dhe sulmin ndaj gazetarit Furkan Saliu. Disa prej këtyre rasteve vazhdojnë të jenë në proces gjyqësor. Mediat, veçanërisht shërbimi publik, përballen me presione politike dhe ekonomike, ndërsa mediat online – edhe pse më të lira – janë objekt i sulmeve digjitale dhe përpjekjeve për diskreditim. Deri në shtator, katër gazetarë kanë qenë subjekt i padive SLAPP të ngritura nga aktorë shtetërorë dhe privatë./REL

raporti i dash-it

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Gusht 2025, 12:15 E. D

REL: Shqipëria në luftë me flakët

foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është duke u përballë me një gjendje të vështirë zjarresh, si pasoj&eu...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje