LIVE UPDATES
Aktualitet

Rastet e bullizmit në shkollat shqiptare dyfishohen në 3 vjet

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar tregojnë se rastet e raportuara të bullizmit thuajse janë dyfishuar në tre vitet e fundit – duke prekur më së shumti djemtë.

27 Shkurt 2023, 20:01 Nga k.m.
Rastet e bullizmit në shkollat shqiptare dyfishohen në 3 vjet
Foto ilustruese

Në vitin 2018, qeveria shqiptare u mburr pas publikimit të një raporti të PISA, i cili vlerësonte se vendi kishte nivel të ulët të bullizmit në shkollat e arsimit parauniversitar. Sipas raportit, rreth 86% e nxënësve shqiptarë nuk pajtohen me fenomenin e bullizmit dhe gati 91% e tyre mbështesin nxënësit që preken nga ky fenomen.

“Indeksi i ulët për fenomenin e bullizmit, mos-pajtimi me të dhe mbështetja ndaj nxënësve të prekur nga bullizmi e rendisin Shqipërinë ndër vendet më të mira..,” tha asokohe ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Por katër vjet më pas, të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se rastet e raportuara të bullizmit në arsimin parauniversitar shqiptar thuajse janë dyfishuar, ndërsa shifrat zyrtare përfaqësojnë vetëm “majën e ajsbergut” të përhapjes reale të këtij fenomeni.

Të dhënat e mbledhura përmes kërkesave për të drejtë informimi në tre nga katër drejtoritë rajonale të arsimit parauniversitar me bazë në Durrës, Lezhë dhe Fier tregojnë se gjatë tre viteve të fundit janë raportuar 1945 raste të bullizmit në institucionet e arsimit parauniversitar. Në këtë raport mungojnë të dhënat e drejtorisë rajonale të Korçës, e cila nuk iu përgjigj kërkesës për të drejtë informimi të BIRN.

Rastet e raportuara të bullizmit janë rritur nga 491 raste në vitin shkollor 2019-2020 në gati 900 raste përgjatë vitit shkollor 2021-2022.

Fenomeni i bullizmit duket se prek më shumë djemtë sesa vajzat, me 811 raste të raportuara kundrejt 667 rasteve ku objekte të ngacimit kanë qenë vajzat përgjatë tre viteve të fundit. Ndërkohë, drejtoria rajonale e Lezhës nuk i kishte ndarë të dhënat sipas gjinisë, por bëri me dije se “pjesa dërrmuese e rasteve ishin djem”.

Numri më i madh i rasteve të bullizmit është raportuar nga drejtoria rajonale e Durrësit – ku përfshihet edhe qyteti i Tiranës me 1088 raste, i ndjekur nga drejtoria rajonale e Lezhës me 467 raste dhe ajo e Fierit me 390 raste të raportuara. Bullizmi përfaqëson përdorimin e forcës fizike ose psikologjike për të shtrënguar, ngacmuar, kërcënuar apo dominuar fëmijën – një sjellje që është shpeshherë e përsëritur.

Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar i thanë BIRN se ato kishin hartuar rregullore për të luftuar këtë fenomen si dhe kryenin aktivitete sensibilizuese me pjesmarrjen e prindërve, nxënësve dhe mësuesve. Sipas DRAP Durrës, në rastet kur evidentohen raste bullizmi në mjediset e shkollës, ato referohen tek shërbimi psiko-social, i cili vlerëson dhe kontribuon në zgjidhjen e problemit.

“Kur gjykohet e nevojshme, pra rasti është i ndërlikuar apo sjellja bullizuese nuk ndalon, rasti ndiqet dhe trajtohet nga komisioni i ndërmjetësimit, komisioni i etikës apo nga komisioni i disiplinës,” shtoi DRAP Durrës në një përgjigje me shkrim.

Edhe DRAP Lezhë tha se rastet e bullizmit dhe dhunës në shkollë i menaxhonte në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit psiko-social, mësuesit kujdestarë dhe prindërit.

“Rastet e dhunës dhe bullizmit të identifikuara si të shkaktuara nga faktorë jashtë institucioneve arsimore referohen për menaxhim të specializuar në strukturat përkatëse, duke bashkërenduar menaxhimin e rastit me institucionin arsimor,”- tha DRAP Lezhë.

Sipas psikologes Arjana Muça, bullizmi është një nga problemet kyçe me të cilin përballen nxënësit dhe adoleshentët në shkollë, që shkakton trauma te këta fëmijë. Ky fenomen shfaqet sipas saj në shumë forma, që nga vendosja e epiteteve fyese e deri te shantazhet apo dhuna fizike.

“Grupet më të rrezikuara janë nxënësit që mësojnë, fëmijët me probleme sociale apo me të ardhura të pakëta, fëmijët me trup të imët, ata me personalitet introvert apo fëmijët me aftësi të kufizuara,”- tha psikologia Arjana Muça.

“Pasojat e bullizmit janë traumat që fëmijët kalojnë. Përjetimet e ndjenjave të ankthit, frikës, vetëvlerësim i ulët, izolim dhe deri në depresion tek adoleshentët, që mund t’i çojë në vetëvrasje…,”- përfundoi ajo./BIRN

bullizimi ne shkolla

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë