10 Gusht 2022, 19:28
Nga F.M
Eldi Çala dhe Rejdan Rraja
TIRANË- Dy të burgosurit në regjimin 41 biss, Redjan Rraja dhe Eldi Cala janë futur në grevë ditët e fundit ku kanë refuzuar vaktet e gatshme. Gazetarja Anila Hoxha bën të ditur për “Top Channel” se arsyeja përse dy të burgosurit po bëjnë grevë, është pasi zyrtarët e burgjeve nuk kanë realizuar kërkesën e tyre për të pasur televizor në qelitë e kontrollit më të rreptë.
Kjo është greva e dytë brenda pak kohësh në regjimin 41 biss, ku vetëm pak kohë më parë të gjithë të burgosurit hynë në grevë, pasi kërkonin rregullimin e vakteve ushqimore, kërkesë e cila u plotësua. Në lidhje me grevën e parë ka nisur edhe një hetim, për mënyrën se si u ra dakord mes të burgosurve për një grevë të përgjithshme, pasi supozohet se ata nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut. Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.
Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.
Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.
Eldi Çala u arrestua menjëherë pasi vendi u karantinua gjatë gjendjes së pandemisë se kovidit. Ai fshihej në zonën e Durrësit dhe kërkohejprej kohësh si të implikuar në vjedhjen brenda Rinasit të 4.6 milionë eurove, një grabitje ku u vra shtetasi Admir Murataj. Aktualisht në regjimin “41 biss” janë Viktor Ymeri, Aleksandër Llanaj, Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri, Kelend Çala, Eldi Çala dhe Redjan Rraja.
Marrë nga Top-Channel
eldi cala redjan rraja greve tek 41 biss
Aktualitet
10 Gusht 2022, 19:21
F.M
Aksident
POGRADEC- Disa persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe një fëmijë, si pasojë e një aksid...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 19:15
F.M
Peticioni
SHKODËR- Peticioni për shkarkimin e ministrave Mirela Kumbaro, Bledi Çuçi e të drejtorit të Policisë Gledi...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 18:44
e.k
Foto ilustruese
BRITANI- Prej ditësh tashmë mediat britanike janë mbushur me lajme që klanë të bëjnë me emigri=ant&...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 18:47
F.M
Dhuna ndaj qenit
TIRANË- Kafshët vijojnë të dhunohen në Shqipëri, nga njerëzit dhe nga kafshët e tjera më t&eu...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 18:24
e.k
Pamje nga radha e gjatë e makinave në trafik
TIRANË- Një aksident në autostradën Tiranë-Durrës ka shkaktuar radh&eu...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 18:26
F.M
Infektiv
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2180 testime, nga të cilat kanë rez...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 18:16
F.M
Himarë
HIMARË- Një emigrant shqiptar që kishte zgjedhur vendlindjen për të kaluar pushimet e kësaj vere ka dhunuar prona...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 18:13
e.k
Pamje nga zjarri
MIRDITË- Situata nmga zjarret në vend vijon të jetë problematike. Raportohet se një vatër zjarri ësht&e...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 17:57
F.M
Banesa e djegur në Berat
BERAT- Katër anëtarë të një familjeje janë shpëtruar nga banesa që u përfshi ng...
Aktualitet
10 Gusht 2022, 17:40
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Dita e enjte do të sjellë supriza sa i përket motit. Moti parashikohet i kthjellët me vranë...