Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në deklaratën e Policisë thuhet se institucioni shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme, sipas tyre, të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit.
ELBASAN- Policia e Shtetit ka reaguar pas raportimeve se gjatë aksionit të BKH-së në Elbasan, ka refuzuar kontrollet në subjektet që lidhen me Suel Çelën. Në deklaratën e Policisë thuhet se institucioni shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme, sipas tyre, të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu në reagim shtohet se deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre. Policia thekson se nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.
Reagim i Policisë së Shtetit:
Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare.
Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.
Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit.
Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.
Këto sulme, duke tentuar të intimidojnë strukturat dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë vetëm një qëllim, të frenojnë revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe të krijojnë krisje të besimit të qytetarëve te Policia, e cila është institucioni më i besuar nga qytetarët, bazuar kjo në anketimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare që asistojnë punën e Policisë së Shtetit.
Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do të mund ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike.
Cilido punonjës policie që do të shkelë këtë aleancë dhe do të bëhet palë me paligjshmërinë, do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit, duke u përballur me drejtësinë dhe me largimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit.
Garantojmë qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se Policia e Shtetit është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërisë së votës gjatë ditës së votimit.
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Redian Rrajës. Rraja është dënuar me burgim të pë...
Foto ilustruese TIRANA- GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 8 muaj burg Namik Koçin, biznesmenin që i ofroi një shumë...
Suel Çela ELBASAN- Agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK, kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion ...
foto ilustruese ITALI- Transferimi i emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, është shtyrë me t&eum...
foto ilustruese HAS- Trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi është gjetur i pajetë ditën e sotme, i cili kishte humbur kon...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar transparencë nga ana e Drejtorit të Policisë Ilir Proda, për sh...
Ilir Proda TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues t&...
Foto ilustruese TIRANË- Ndërsa tregu global i punës transformohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme, i shtyrë nga...
gjykata kushtetuese TIRANË- Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi kanë dëgjuar avokatin e gazetarit Elton Qyno dhe prokurorin e SP...
Ilaria Sula ITALI- Një nga miqtë e autorit të vrasjes së Ilaria Sulës, Maher Abouzeid ka zbuluar detaje nga takimi me 23-vje&...