LIVE UPDATES
Aktualitet

Restaurimet në ‘Kafen e madhe’ e ‘G'juhadol’/ KLSH kallëzon Ministrinë e Kulturës, PD: Margariti po shkatërron trashëgimninë kulturore

Dokumenti i përpiluar nga KLSH ka nxjerrë të gjitha pikat ku është gabuar me ristaurimin e dy pikave të rëndësishme të qytetit. Madje dhe më kaq, ky e si janë shkatërruar.

30 Tetor 2022, 17:00 Nga k.m.
Restaurimet në ‘Kafen e madhe’ e ‘G'juhadol’/
G'juhadol

TIRANË- Restaurimi i Ansamblit historik në Shkodër, i njohur ndryshe dhe si “G'juhadol’ dhe “Kafja e Madhe” kanë shkaktuar një dëm të parikuperueshëm në trashëgimninë kulturore. Aq sa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Shkodrës ndaj të gjitha institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës në SHkodër, përfshirë këtu Drejtorinë Rajonale të Trashëgimnisë Kulturore dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë kulturore. Dokumenti i përpiluar nga KLSH ka nxjerrë të gjitha pikat ku është gabuar me ristaurimin e dy pikave të rëndësishme të qytetit. Madje dhe më kaq, ky e si janë shkatërruar.

Sipas materialit thuhet se: Nga auditimi i kryer në subjektet e sipërcituara, janë konstatuar shkelje lidhur me procedurën e miratimit dhe zbatimit të projektit “Rikonstruksioni i fasadës dhe Çatisë së objektit brenda Qendrës Historike Shkodër”, duke sjellë pasojën e rëndë të tjetërsimit të karakteristikave të objektit, pjesë e ansamblit historik rruga “Gjuhadol”, deklaruar si pasuri kulturore me VKM nr.771, datë 30.09.2020.  Auditimi i KLSH-së, ka evidentuar gjithashtu shkelje gjatë procesit të zbatimit të punimeve për realizimin e projektit të restaurimit të objektit “Kafe e Madhe”, të cilat kanë sjellë pasojën e parikuperueshme të shembjes së objektit monument kulture i kategorisë I.

NJOFTIMI I PLOTË I BËRË NGA KLSH: 

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka ushtruar gjatë vitit 2022 auditimin e performancës me temë “Mbrojtja dhe administrimi i Monumenteve të Kulturës”. Subjekt i këtij auditimi ishte Ministria e Kulturës dhe disa prej institucioneve të saj të varësisë si: Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK). Nga auditimi i kryer në subjektet e sipërcituara, janë konstatuar shkelje lidhur me procedurën e miratimit dhe zbatimit të projektit “Rikonstruksioni i fasadës dhe Çatisë së objektit brenda Qendrës Historike Shkodër”, duke sjellë pasojën e rëndë të tjetërsimit të karakteristikave të objektit, pjesë e ansamblit historik rruga “Gjuhadol”, deklaruar si pasuri kulturore me VKM nr.771, datë 30.09.2020 “Për deklarimin pasuri kulturore të Qendrës Historike të Qytetit të Shkodrës, Përcaktimin e Zonës Mbrojtëse  të saj dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre”.  Auditimi i KLSH-së, ka evidentuar gjithashtu shkelje gjatë procesit të zbatimit të punimeve për realizimin e projektit të restaurimit të objektit “Kafe e Madhe”, të cilat kanë sjellë pasojën e parikuperueshme të shembjes së objektit monument kulture i kategorisë I. Për sa më sipër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër kallëzimin penal për veprën penale “Shkatërrim i veprave kulturore”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 160 i Kodit Penal.

Për këto dëmtime, në 28 tetor, KLSH ka referuar në prokurori kallëzim penal sipas nenit 160 për shkatërrim të veprave kulturore, krim i cili dënohet me gjobë deri në 8 vite burg. Megjithatë deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim nëse kanë nisur hetimet për denoncimet e kryera, pasi deri më tani nuk ka asnjë njoftim. Vetëm opozita ka reaguar sërish me anë të deputetes Ina Zhupa, e cila menjëherë pas publikimit të lajmit ka ndërhyrë për të kërkuar reagimin e institucioneve. 

"Masakra që Edi Rama dhe ministresha e tij koncensionare Margariti i bëjnë trashëgimisë kulturore vazhdon! Edhe kur “restaurojnë” në fakt shkatërrojnë. Restaurimi i Ansamblit historik në Shkodër njohur “Gjuhadol’ dhe “Kafja e Madhe” ka shkaktuar dëme të parikuperueshme për vlerat e tyre historike e trashëgimisë kulturore. Për këto dëmtime, në 28 tetor, KLSH ka referuar në prokurori kallëzim penal sipas nenit 160 për shkatërrim të veprave kulturore, krim i cili dënohet me gjobë deri në 8 vite burg. Shkodra meritonte një restaurim të denjë që respektonte vlerat historike të saj. Po vrasësit e Teatrit dhe shitesit e Butrintit nuk kishin si të zbatonin ligjin,"-shkruan deputetja në rrjetet e saj sociale. Por veç saj nuk ka asnjë koment tjetër, as nga Ministria e Kulturës që ka heshtur edhe për këtë rast.

Por cilat janë monumentet në fjalë? Ç'ndikim kanë në kulturën e qytetit?

Kafja e Madhe është ideuar nga arkitekti Kolë Idromeno, por ishte familja e Ashikëve ajo që nisi ndërtimin e godinës në vitin 1920. Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”. Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savoia”. Kafja e Madhe shërbente si vendtakimi i shkrimtarëve, artistëve por edhe qytetarëve nën tingujt e muzikës së lehtë klasike, por më pas me ardhjen e komunizimit e humbi rolin e saj duke u kthyer në një kafe. E gjithë ndërtesa ndahej në dy kate ku i pari kishte kapacitet deri në 200 persona dhe 50 tavolina, ndërsa në katin e dytë ishin 9 dhoma gjumi për turistët apo vizitorët. Por prej vitesh ishte e mbyllur dhe e lënë në harresë në mes të qytetit. Edhe pse në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e shpalli “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”, për vite me radhë nuk pati asnjë ndërhyrje, që mesa duket ka qenë një lajm i mirë. Ndërkohë që G'juhadoli, është një rrugicë/lagje në Shkodër, e cila është e mbushur me shtëpi një-katëshe, karakteristike për qyteetin. Nga të parat shtëpi që u ndërtuan aty ka qenë ajo e Gurakuqve.

g\'juhadol kafja e madhe shkoder


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet