Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia bën me dije se nëna e të riut pretendonte se 19-vjeçari ishte rrëmbyer dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.
TIRANË - Policia ka reaguar në lidhje me riatdhesimin e 19-vjeçarit nga Sierra Leone në Shqipëri. Policia bën me dije se nëna e të riut pretendonte se 19-vjeçari ishte rrëmbyer dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.
Policia thotë se 19 vjeçari është gjetur në gjendje të rënduar emocionale dhe në bashkëpunim me forcat e policisë së kontinetit afrikan si dhe Interpolit, është bërë i mundur riatdhesimi i tij në Shqipëri. Policia shton se 19-vjeçari është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari.
Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.
Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Tiranë.
Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19 vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë
Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.
Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri.
Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.
SARANDA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës pas një sherri mes adoleshentësh, ku një 17-vjeçar ka ...
Tomi Kallanxhi TIRANË - Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi ka folur së fundmi për mbylljen e aplikacionit TikTok. I ftuar në TV Kla...
Foto nga aksidenti TIRANË - Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Sa...
Foto ilustruese GREQI - Dy raste të trafikut të drogës janë evidentuar nga autoritetet greke në kontejnerë me banane&nbs...
Foto ilustruese TIRANË - Një 19-vjeçar shqiptar është riatdhesuar nga Sierra Leone në Shqipëri këtë të ...
foto ilustruese SARANDË- Një sherr me thika ka ndodhur mes sy të rinjve në Sarandë, ku si pasojë njëri ka mbetur i plago...
Luis Meçja TIRANË- Luis Meçja, shoku i 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, ka deklaruar se është i gatsh&e...
Foto ilustruese TIRANË - Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte të dërgojë për gjykim 14-vjeçarin ...
Ymer Fejzullahu KOSOVA- Në kuadër të aksionit “Asnji Cent Ma Shumë”, e cila ka për qëllim kundërshtimin...
Foto ilustruese KAMËZ- Dy kushërinjtë Marjo dhe Ersjon Boja, të cilët pak ditë më parë i prenë rrug&...