LIVE UPDATES
Aktualitet

Rikthehen denoncimet e Tatimeve për pronarin e mediave: Ka abuzuar me 266 milionë lekë

Kështu që kanë përmendur se biznesmeni në fjalë, ka abuzuar dhe i detyrohet shtetit është 266 milion lekë.

2 Mars 2023, 19:22 Nga k.m.
Rikthehen denoncimet e Tatimeve për pronarin e mediave: Ka abuzuar me 266
Foto ilustruese

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është rikthyer denoncimeve. Sot, në një dalje për mediat ka bërë me dije se kohët e fundit është gjendur përpara një sulmi me lajme të pavërteta, pa asnjë barriere etike profesionale, nga mediat e shtetasit Irfan Hysenbelliu. Kështu që kanë përmendur se biznesmeni në fjalë, ka abuzuar dhe i detyrohet shtetit është 266 milion lekë.

DEKLARATA E PLOTË:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sqarojë opinionin publik, se kohët e fundit është gjendur përpara një sulmi me lajme të pavërteta, pa asnjë barriere etike profesionale, nga mediat e shtetasit Irfan Hysenbelliu. E gjitha kjo situatë vjen si pasojë e evidentimit nga ana e Administratës Tatimore e një rasti tjetër evazioni, këtë radhë nga Shoqëria "Albecorp" shpk, në pronësi të z.Hysenbelliu, shoqëri e cila ka shmangur detyrimet tatimore për vitet 2016 – 2017, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 266 milion lekësh.

Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve dëshiron të sigurojë të gjithë qytetarët se do të vijojë të kryejë me përpikmëri misionin e saj në zbatim të ligjit dhe nuk do të stepet përballë asnjë sulmi që kërkon të intimidojë punonjësit dhe drejtuesit e DPT.

Lidhur me rastin e shoqërisë "Albecorp" shpk, në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu, Administrata Tatimore është njoftuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit te Parave përmes shkresës Nr.3723/45 dt.06.02.2023 për një transaksion të kryer nga kjo shoqëri.

Nga informacioni i përcjellë rezulton se në llogarinë e shoqerisë "Albecorp" shpk në bankën Raiffeisen në periudhën Mars 2016 - Maj 2017 është kredituar shuma 605,991,973 lekë, si pagesë për ekzekutimin e Vendimit të Gjykates Nr.3535, datë 17.03.2014 dhe vendimit Nr.2147 datë 03.11.2015. Këto fonde më pas u janë shpërndarë disa shoqërive të tjera, sërish në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu.

Nga verifikimi i bilanceve të shoqërisë "Albecorp" shpk nuk rezulton të jenë deklaruar të Ardhura për vitet 2016-2017, ndërkohë që nga verifikimi i kryer në QKB rezulton se statusi i shoqërisë është "Pezulluar" në datën 23.05.2017.

Administrata Tatimore me shkresën Nr.2948, datë 24.02.2023 me objekt "Kërkesë për informacion dhe dokumentacion" i është drejtuar shoqërisë “Albecorp” shpk lidhur me vendimin e gjykatës, pasqyrat financiare, pagesat e detyrimeve tatimore, dokumentacionin për huadhëniet tek individë apo shoqëri të tjera. Po ashtu me shkresën Nr.2948, dt.24.02.2023 me objekt "Kërkesë për informacion dhe dokumentacion" i është drejtuar edhe z.Irfan Hysenbelliu, pronar me 100% të aksioneve të kësaj shoqerie, për të marrë të njëjtin informacion.

Nga veprimet analizuese paraprake në bazë të informacionit të ardhur nga DPPP, rezulton se kemi të bëjmë me mosdeklarim të të ardhurave të shoqerise, duke shmangur detyrimet tatimore. Shoqëria "Albecorp" shpk nëpërmjet mosdeklarimit të të ardhurave përllogaritet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm potencial prej 108 milion lekë tatime të shmangura. Vlera aktuale e përllogaritur që Shoqëria i detyrohet shtetit është 266 milion lekë.

drejtoria e tatimeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet