Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Morën peng 32-vjeçarin në Tiranë dhe e dhunuan/ Identifikohen tre autorët, dy në pranga, një në kërkim (VIDEO+ EMRAT)
Blutë bëjnë me dije se më 31 mars 2026, tre personat kanë marrë me forcë 32-vjeçarin dhe e kanë mbajtur në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare.
13 Prill 2026, 13:31Nga E. D
TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë marrë me forcë një. Në pranga u vunë Hysen Neza 33 vjeç dhe Kevin Neza, 25 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur 28-vjeçari me iniciale J.N.
Blutë bëjnë me dije se më 31 mars 2026, tre personat kanë marrë me forcë 32-vjeçarin dhe e kanë mbajtur në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”. Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.
Në kuadër të operacionit: -u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç; -u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al