Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në gjykimin e parë, Alidemaj, që sipas aktakuzës ishte pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe gjatë periudhës së luftës, ishte dënuar me 15 vjet burgim.
Gjatë rigjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 13 vjet burgim Muhamet Alidemajn, i akuzuar për krime lufte, përkatësisht për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Izbicës, raporton Betimi për Drejtësi.
Në gjykimin e parë, Alidemaj, që sipas aktakuzës ishte pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe gjatë periudhës së luftës, ishte dënuar me 15 vjet burgim. Në Izbicë të Skenderajit, forcat serbe vranë 130 persona në mars të vitit 1999.
Alidemaj ishte arrestuar në mars të vitit 2021 dhe ishte dënuar në korrik të vitit 2024. Por, një vit më vonë Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim rastin.
Si në gjykimin e parë, ashtu edhe në rigjykim, Alidemaj – shtetas i Serbisë me nacionalitet shqiptar – ishte deklaruar i pafajshëm për krime lufte.
Sipas aktakuzës të publikuar në fund të marsit të vitit 2022, thuhet se Alidemaj, së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe, i ndanë gratë dhe fëmijët nën moshën 12-vjeçare nga turma dhe nën kërcënimin e armëve i detyruan të shkojnë në drejtim të Shqipërisë.
Burrat që mbeten në fshat, sipas aktakuzës, u ekzekutuan me armë automatike dhe nga viktimat janë identifikuar 114 prej tyre, ndërkaq 12 i kanë mbijetuar ekzekutimit.
Prokuroria ka thënë se pas dy muajve, trupat e viktimave u zhvarrosën dhe u transportuan me disa kamionë në drejtim të panjohur. Pas përfundimit të luftës, trupat e viktimave në Izbicë u gjetën në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, në fshatin Suhodoll të Mitrovicës dhe në Novolan të Vushtrrisë.
Së voni, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë. Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./REL
Foto Ilustruese Mediat italiane kanë vënë në fokus procesin e nisur në Shqipëri për miratimin e Kodit të ri Penal,...
Pamjet VELIPOJË- Fadromat për të ndërtuar resortin 'Blue Borgo' në Velipojë janë rikthyer ditën e sotme. ...
Jonida Shehu TIRANË- Gazetarja, Jonida Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri. Emërim...
LEZHË- Shënjestra e atentatit të djeshëm në Lezhë dyshohet të ketë qënë Merando Nikulaj, nipi i Ardian ...
Foto nga ngjarja TIRANË- Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut të klandestinëve nga vendet e treta me destinaci...
Foto nga ngjarja LEZHË- Ekspertët e policisë ndodhen në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit ku ndodhi aten...
Mjeti i aksidentuar VLORË- Një aksident ka ndodhur prapa tunelit te Uji i Ftohtë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka p&eu...
Nexho Shabani SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 74-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinë ...
Foto nga vendngjarja LEZHË- Zbardhet dëshmia e efektivit të policisë që ndodhej në ambjentet e berberhanes ku ndodhi atent...
SPANJË- Një hetim i Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare spanjolle ka zbërthyer strukturën e fuqishme të "Klanit ...