Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas informacioneve paraprake, gruaja është ndihmuar menjëherë nga pushuesit e pranishëm, të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë në breg dhe për t’i dhënë ndihmën e parë.
VLORË- Policia kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një gruaje e cila rrezikoi mbytjen në det. Sipas informacioneve paraprake, gruaja është ndihmuar menjëherë nga pushuesit e pranishëm, të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë në breg dhe për t’i dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu gjatë rrugës, gjendja shëndetësore e 30-vjeçares u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarët, i erdhi në ndihmë një shtetaseje që rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit. Sot, gjatë patrullimit me mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë konstatuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Në breg ndodhej një shtetase, e cila ishte nxjerrë nga deti nga qytetarët, pasi gjatë notimit kishte pirë ujë dhe kishte rrezikuar mbytjen.
Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës. Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore.
Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe Policisë Kufitare, shtetasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal Vlorë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes maksimal, ndërsa strukturat e saj vijojnë të jenë të angazhuara për sigurinë e pushuesve dhe turistëve.
SPAK Që prej krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pavarësisht buj&eum...
pamje nga vendngjarja DIBËR- Një situatë shqetësuese ka ndodhur në fshatin Vleshë në Dibër, ku një p...
pamje nga vendngjarja PATOS- Një zjarr ka shpërthyer mbasditen e sotme në një servis automjetesh në Patos. Konkretisht ngjar...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar të dielën një person me inicialet S.S, në pikëkalimin...
policia italiane ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane duke shpërndarë kokainë ...
Enedio Guri KORÇË- Ledian Spaho avokati i Enedio Gurit ka folur për mediat, pasi gjykata e Korçës dha masat për...
Enedio Guri TIRANË- Autori Enedio Guri, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, në Maliq k...
Erald Xhejo KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë masën për të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçari...
foto ilustruese KAPSHTICË- Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia ditën e sotme në Kapshticë. Bëhet...
pamje nga spitali TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka denoncuar gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së...