LIVE UPDATES
Aktualitet

Rruga në plazhin e vjetër në Vlorë me 3 standarde në 50 metra: Ka dalë si gjarpër

Rruga që po ndërtohet është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Por rruga ka devijuar nga projekti, nuk ka të njëjtën gjerësi nga fillimi deri në fund dhe nuk ka trotuare. Por rruga ka devijuar nga projekti, nuk ka të njëjtën gjerësi nga fillimi deri në fund dhe nuk ka trotuare.

16 Qershor 2022, 22:18 Nga DOSJA
Rruga në plazhin e vjetër në Vlorë me 3 standarde në 50
Rruga Hasan Bleta

VLORË- Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan për punimet në rrugën “Hasan Bleta” që kalon pranë shtëpive të tyre. Rruga që po ndërtohet është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Por rruga ka devijuar nga projekti, nuk ka të njëjtën gjerësi nga fillimi deri në fund dhe nuk ka trotuare. Banorët kërkojnë që rruga të bëhet brenda standardeve. Në 50 metra distancë janë aplikuar standarde të ndryshme.

“Ne jemi banorë prej 30 vitesh këtu. Erdhën këta zotërinjtë, na piketuan vendin, do prishin muret. Dakord i thamë, sa do prishet ju e dini”.

“Kjo rruga ka dalë si gjarpër, e kanë bërë si sytë e tyre”.

“20 metër mur kanë prishur aty, nuk kam thënë asnjë gjë. Të bëhet rruga me trotuar, duam rrugën të bëhet siç duhet”.

“Rruga të prishet nga të dyja anët njësoj siç janë shënuar”.

“Ishte muri deri këtu. Thanë do prishet, e prisha. Bëra kollonë të re që ta bëj portën pas murit. Kur erdhën ata thanë që nga piketimi të bie kollona këtu (më përpara). Dhe u thashë, pse e prishët kur unë e kisha mirë? Edhe tani si ta bëjmë në”.

Vetë banorët shkojnë në Bashki dhe një inxhinier në zyrën e Urbanistikës i thotë që Bashkia e Vlorës nuk ka dijeni për këtë situatë, pasi rruga po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Madje, ai ju thotë banorëve se ajo rrugë nuk duhet të ishte bërë, por investimi të bëhej diku tjetër.

Specialisti-Nuk duhet të shtrohet ajo rruga! Lekët nuk duhet të venë atje, duhet të venë vend tjetër! Ai asfalti është caktuar diku tjetër, nuk mund ta hedhin aty!

Qytetari-Nuk është bërë akoma asfalt. Ato kanë punimet, kanë shtuar tubat e ujit të…

Specialisti-Ato tubat, nuk duhet të venë atje! Duhet të venë në një rrugë tjetër! Ka rrugë të tjera, që duhen shtruar!

Qytetari-Ne nuk na shqetëson, sepse….

Specialisti-Tani, unë e kuptoj, që ju s’ju shqetëson, sepse mirë ju bëhet, por realisht ajo rrugë nuk duhet të shtrohet tani! Do shtrohet më vonë!

Qytetari-Bashkia ka përgjegjësi tani, për këto punime?

Specialisti-Bashkia po të kishte përgjegjësi, nuk do ta shtronte atë rrugë. Nuk merret Bashkia me këtë investim, por merret Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është i Qeverisë.

Qytetari-Tani, kur i bëri, pse tani e ka anashkaluar rrugën, e ka futur edhe 20 pond brenda xhadesë?

Specialisti-Nuk di t’ju jap përgjigje!

Qytetari-Edhe as trotuare, as gjë prej gjëje.

Specialisti-Do t’i drejtoheni FSHZH. Ata po e bëjnë zbatimin e punimeve, ato e kanë mbikqyrjen e punimeve!

Drejtori i urbanistikës, Jurgen Collaku, bisedoi në telefon me gazetaren e “Stop”, dhe tha se do të interesohet për zbatimin e projektit të rrugës “Hasan Bleta”.

“Është financuar, tenderuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Neve si Bashki, thjesht na kanë vënë në dispozicion projektin. Do interesohem absolutisht! S’diskutohet kjo gjë! Direkt, tani”, thotë drejtori i urbanistikës.

Emisioni Stop do të vijojë ta ndjekë këtë çështje që projekti të zbatohet me përpikmëri.

Marrë nga tvklan.al

rruga hasan bleta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet