LIVE UPDATES
Aktualitet

“Rumuni i maskuar me maskë covidi dhe kapele”/ Publikohen pamjet: E qëlloi viktimën pas shpine dhe doli nga Vlora 2 orë pas krimit

Sipas dosjes, ajo cfarë u pa nga kamerat ditën e vrasjes, ishte mënyra se si Daniel Cornea hyri dhe veproi në Shqipëri përgjatë një jave, pikërisht për të eleminuar Renato Hoxhaj, si dhe porosia e ardhur nga Dubai.

24 Shkurt 2026, 20:45 Nga E.d
“Rumuni i maskuar me maskë covidi dhe kapele”/ Publikohen
Foto ilustruse

Gjatë emisionit “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën,  u zbuluan fakte të reja nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhës, më 27 prill 2025 në Vlorë.

Sipas dosjes, ajo cfarë u pa nga kamerat ditën e vrasjes, ishte mënyra se si Daniel Cornea hyri dhe veproi në Shqipëri përgjatë një jave, pikërisht për të eleminuar Renato Hoxhaj, si dhe porosia e ardhur nga Dubai.

“Nga kqyrja e pamjeve filmike rezulton se autori i vrasjes së shtetasit Renato Hoxhaj, ka hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kalimit Qafë-Botë në Sarandë, më datë 21 Prill 2025  në orën 17:44.

Ai vihet re teksa futet në territorin tonë nga shteti grek në këmbë dhe më pas me të hyrë në Shqipëri merr një taksi.

Gjatë marrjes në pyetje taksisti B.T tha se klienti i tij i ka kërkuar ta çojë në Vlorë dhe se ai i kishte folur në gjuhën greke.

Gjatë bisedës që kanë bërë ai i ka thënë se është 53 vjeç me shtetësi rumune dhe se një nga prindërit e ka grek dhe jeton në Athinë”, thuhet në dosjen hetimore.

Më tej, pamjet filmike të ditës së vrasjes, tregojnë se si Daniel Cornea mëngjesin e datës 27 Prill ishte zgjuar herët dhe u pa të lëvizte fillimisht në zonën ku më pas do të qëllonte Renato Hoxhajn.

Lëvizje në zonën e krimit, që dokumentohen fillimisht nga kamerat filmike, në orën 4.56 të mëngjesit.

Ecejake të cilat ai i kryen vazhdimisht deri në orën 6.15 minuta, momenti kur në horizont shfaqet viktima, të cilit i qepet nga pas deri në çastin kur e qëllon pas shpine.

Edhe pse tregohet i kujdesshëm të mos lerë gjurmë, Daniel Cornea, pasi ka kryer vrasjen e Renato Hoxhaj, çuditërisht vazhdon të sillet si një turist në qytet.

Menjëherë pasi ka kryer krimin, ai vihet re nga kamerat të lëvizë për afro 20 minuta në këmbë.

Duke bërë lëvizje të ndryshme sa në një rrugë në tjetrën, a thua të mos ishte ai vrasësi që sapo kishte kryer një krim.

Pjesë nga dokumentari

Gjatë rrugës klienti që u prezantua si rumun, i kishte rrëfyer taksistit, se kishte punuar disa kohë si kapiten anije dhe ishte i pamartuar.

Por gjatë rrugës taksisti rrëfen se nuk ishte ndjerë mirë dhe për këtë arsye e kishte lënë klientin e tij në fshatin Shijan në Sarandë.

Aty ku e kishte marrë një tjetër taksist i cili del se e kishte çuar në qytetin e Vlorës aty ku ishte edhe destinacioni i tij.

Por me të mbërritur në Vlorë mesa duket Daniel Cornea që sillet si të ishte një turist i zakonshëm që shijon rrezet e diellit në qytetin bregdetar, fillon përgatitjet në ndjekje të presë së tij.

Fillimisht duke njohur rrugët e qytetit.

Këtu ku kamerat e sigurisë në qytet e lokalizojnë atë në drejtimin e automjetit ‘Land Rover’ që ishte blerë më herët nga Igli Sako dhe ishte marrë në zotërim në Tiranë nga Eris Mehmetaj.

I cili më pas me porosi nga Dubai të Alesio Dobrozit, ia kishte dorëzuar këtë makinë, një personi me pseudonimin ‘Poçi’.

Dosja Hetimore

Nga kqyrja e pamjeve filmike në qytetin e Vlorës rezulton se më datë 24 Prill 2025, automjeti ‘Land Rover’ modeli ‘Range Rover Sport’, me targa AB898IH, vihet re të lëvizë në qytetin e Vlorës në momente të ndryshme.

Ku në drejtimin e këtij automjeti konstatohet shtetasi Daniel Cornea. i cili në orën 06.33 të mëngjesit ndalon në një furrë buke dhe blen produkte ushqimore.

Automjet që gjatë kësaj dite vihet re të lëvizë edhe në disa lokacione të tjera në qytetin e Vlorës. Si edhe në afërsi të vendit të ngjarjes ku ndodhi krimi.

Të njëjtat lëvizje vrasësi Daniel Cornea zhvilloi në qytet edhe në dy ditët në vazhdim.

Shpesh duke lëvizur edhe në këmbë  në perimetrin ku më pas kreu edhe vrasjen.

Kjo si një masë për të qenë i sigurtë në çdo rast në lëvizjet e tij si me makinë ashtu edhe në këmbë.

Ashtu sikur veproi edhe mëngjesin e herët të datës 27 Prill, ku qëlloi mbi Renato Hoxhaj.

Për të cilin kishte marrë informacione të sakta mbi lëvizjet e tij si dhe kohën kur ky i fundit shkonte në punë.

Daniel Cornea që mëngjesin e datës 27 Prill ishte zgjuar herët dhe u pa të lëvizte fillimisht në zonën ku më pas do të qëllonte Renato Hoxhajn.

Lëvizje në zonën e krimit, që dokumentohen fillimisht nga kamerat filmike, në orën 4.56 të mëngjesit.

Ecejake të cilat ai i kryen vazhdimisht deri në orën 6.15 minuta, momenti kur në horizont shfaqet viktima, të cilit i qepet nga pas deri në çastin kur e qëllon pas shpine.

Dosja Hetimore

Më datë 27 Prill 2025, në orën 04.56 të mëngjesit Daniel Cornea shikohet të lëvizë

duke ecur në lagjen ‘Hajro Çakërri’ në Vlorë, në zonën kodrinore që ndodhet në anën lindore të rrugës ‘Sulejman Delvina’, që ndodhet pas godinës së zyrave të IKMT.

Rrugicë të cilën e përshkon për rreth 2 minuta.

Në orën 05:08, ai shfaqet sërish në lagjen ‘Hajro Çakërri’ në Vlorë, në zonën kodrinore pas godinës së Prokurorisë dhe Gjykatës Vlorë.

Gjë të cilën e bën vazhdimisht, duke hyrë në rrugicën e lagjes që të çon dhe tek vendi ku më pas do të ndodhë krimi.

Gjatë këtyre lëvizjeve, autori ka ecje me shpejtësi normale dhe kokën e ka të përkulur përpara.

Ai mban të veshur një palë tuta me ngjyrë të zezë, atlete po me ngjyrë të zezë me çorape të bardha, xhup me ngjyrë si në blu të errët, dhe mban të hedhur në anën e majtë në kraharor një marsup.

Po kështu në kokë ai mban një kapele me strehë totale rrethore me ngjyrë jeshile të errët, me një pjesë kapuçi bluzë me ngjyrë si në jeshile, si dhe ka të vendosur përpara një maskë covidi me ngjyrë të zezë, me duart e futura në xhepat e xhupit.

Edhe pse tregohet i kujdesshëm të mos lerë gjurmë, Daniel Cornea, pasi ka kryer vrasjen e Renato Hoxhaj, çuditërisht vazhdon të sillet si një turist në qytet.

Menjëherë pasi ka kryer krimin, ai vihet re nga kamerat të lëvizë për afro 20 minuta në këmbë.

Duke bërë lëvizje të ndryshme sa në një rrugë në tjetrën, a thua të mos ishte ai vrasësi që sapo kishte kryer një krim.

Ai duket sikur ka humbur papritmas orientimin dhe po përpiqet të gjejë rrugën e duhur për të shkuar te makina që e ka lënë në krahun tjetër.

Ose kjo është një strategji e tij për të ngatërruar policinë, duke ditur se tashmë portreti i tij si vrasës mund të ishte në duart e tyre.

Një rast ky për tu studiuar se si një vrasës me pagesë sillet menjëherë pasi ka mbaruar një punë.

Dosja Hetimore

Pasi ka kryer vrasjen e Renato Hoxhaj, Daniel Cornea në orën 06.19 të datës 27 Prill 2025, vihet re të lëvizë fare pranë vendit të ngjarjes, duke zbritur në një lulishte nga shkallët prej betoni të fillimit të rrugicës, ku u gjet i vrarë viktima.

Në orën 06:29, Daniel Cornea shfaqet sërish duke ecur në lagjen ‘Hajro Çakërri’ derisa del nga fushëpamja e kamerave.

Në orën 06:36, ai vihet re këtë herë në lagjen ‘Isa Boletini’, në vendin ku është i parkuar automjeti ‘Land Rover’ i përdorur nga ai me targë AB898IH, me të cilin më pas largohet.

Por Daniel Cornea i vetëdijshëm se çdo vonesë mund të sillte fundin e tij dhe policia nga momenti në moment mund të vihej në ndjekje, i kishte bërë mirë llogaritë.

Pa u vonuar, me të hipur në makinë, plani i tij është që të largohet nga Shqipëria brenda ditës. Por fillimisht mesa kuptohet ai ka ndërmend një plan tjetër.

Të çorientojë policinë.

Këtë duke e bërë, duke u sjellë vërdallë fillimisht në Vlorë, në të njëjtat zona.

Me qëllim që të bëjë konfuz autoritetet ligjzbatuese. Të cilët duke krehur kamerat do besojnë se ai është ende në qytet.

Ndërkohë që me të mbaruar këtë sorollatje të kotë përpara kamerave në të njëjtën zonë, ai do të gjejë momentin për të dalë nga qyteti dhe për të nisur arratinë e tij.

Gjë të cilën ai e bën për afro dy orë, nga kryerja e krimit.

Plan që mesa duket funksionoi më së miri./Në Shënjestër

renato hoxhaj vlorë vrasje

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë