LIVE UPDATES
Aktualitet

“Zemra do të dërgohet në Shqipëri”/ Vdekja e Saimir Sulës në spitalin në Barcelonë, prokuroria e Tiranës takim me autoritetet spanjolle (NJOFTIMI)

Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

10 Shkurt 2023, 13:59 Nga A.B
“Zemra do të dërgohet në Shqipëri”/ Vdekja e
Saimir Sula

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar për rastin e Saimir Sulës. Ata bëjnë të ditur se kanë zhvilluar një takim në ambientet e Prokurorisë së Barcelonës, në Drejtorinë e Bashkëpunimit Gjyqësor Ndërkombëtar. Në takim është diskutuar ecuria e ekzekutimit të letërporosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022.

Pala spanjolle informoi se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim. Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

Në kushte kur ekzekutimi i letërporosisë është në proces, kryerja e testit do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim, por në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri.

Prokurori i çështjes, Salavaci, kërkoi informacion mbi: Parashikimet e legjislacionit procedural spanjoll në lidhje me ruajtjen e materialit gjenetik apo organit mbi të cilin kryhet dhe çdo analizë shkencore. Prokurori spanjoll informoi se sipas procedurës penale spanjolle, organi(zemra) asgjësohet pas përfundimit të procesit. Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoi garanci për ruajtjen e organit (zemra) dhe prokurori spanjoll vuri në dispozicion kopje të vendimit të Gjykatës së Barcelonës datë 25.08.2021, përcjellë urgjent në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe Mjekësisë Ligjore në Barcelone, ku ishte disponuar mosasgjësimi i organit (zemrës) së të ndjerit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Informacion në lidhje me rastin e shtetasit S.S i cili ndërroi jetë në Spanjë 2020 Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë informon në lidhje me takimin e zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Barcelonës, në Drejtorinë e Bashkëpunimit Gjyqësor Ndërkombëtar për rastin e të ndjerit, S.S.

Në takim morën pjesë, Mónica Marcos, Prokurore pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sonia Canal Prokurore e çështjes, si dhe zj. Suela Salavaci Prokurore e çështjes pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.

Në takimin e datës 08.02.2023, u diskutuan çështjet e paraqitura paraprakisht palës spanjolle në rrugë elektronike në datë 06.02.2023, në lidhje me sa vijon:

-  Ecuria e ekzekutimit të letërporosisë së dytë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dërguar në Prill 2022

Pala spanjolle informoi Prokuroren Zj. Salavaci, se e kanë shqyrtuar dhe informacioni e kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të përcillet pranë autoriteteve shqiptare, pasi është në përfundim.

-  Dërgimi i zemrës së të ndjerit S.S., autoriteteve Shqiptare për të kryer analizën e ADN-së

Pala spanjolle sqaroi se për shkak të hapjes së çështjes në Spanjë nga familjarët e të ndjerit, si dhe në kushtet kur shqyrtimi i çështjes aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pritet marrja e vendimit nga ana e kësaj gjykate dhe më pas do të procedohet me dërgimin e zemrës në Shqipëri.

-  Kryerjen e testit të ADN-së

Në kushte kur ekzekutimi i letërporosisë është në proces, kryerja e testit do të vendoset nga gjykata spanjolle e cila aktualisht e ka në shqyrtim, por në çdo moment në përfundim të proceseve në Spanjë, zemra do të dërgohet në Shqipëri.

-  Mospërputhjen e datave e pretenduar nga motra e të ndjerit se studimi histopatologjik i zemrës së shtetasit S.S., është bërë me datë 22.04.2020, (ndërkohë që ky shtetas ka ndërruar jetë në datë 09.05.2020).

Në lidhje me këtë pretendim, nga pala spanjolle u sqarua se ky është një gabim material i shkruar, pasi studimi hispatologjik ka filluar më datë 22.05.2020, kjo edhe për faktin se datat e referuara në brendësi të vendimit provojnë se është një gabim material i shkruar.

Pala shqipare, prokurori i çështjes, Zj. Salavaci, kërkoi informacion mbi:

o          Parashikimet e legjislacionit procedural spanjoll në lidhje me ruajtjen e materialit gjenetik apo organit mbi të cilin kryhet dhe çdo analizë shkencore. Prokurori spanjoll informoi se sipas procedurës penale spanjolle, organi(zemra) asgjësohet pas përfundimit të procesit.

o          Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoi garanci për ruajtjen e organit (zemra) dhe prokurori spanjoll vuri në dispozicion kopje të vendimit të Gjykatës së Barcelonës datë 25.08.2021, përcjellë urgjent në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe Mjekësisë Ligjore në Barcelone, ku ishte disponuar mosasgjësimi i organit (zemrës) së të ndjerit S.S., nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Pala shqiptare, solli në vëmendjen e autoriteteve spanjolle sensibilitetin që kishte marrë kjo çështje në Shqipëri duke përfshirë median dhe institucionet përkatëse. Autoritet Shqiptare kanë ngazhim maksimal në zgjidhjen e çështjes.

Për sa më lart, u kërkua nga ana jonë komunikim të drejtëpërdrejtë mes prokurorive për shkëmbim informacioni në kohë. 

saimir sula

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri