17 Korrik 2022, 13:24
Nga k.m.
Kryefamiljari
VLORË- 38-vjeçari Vitrin Çobaj që lidhi çiftin dhe izoloi fëmijët kishte vendosur maskë të kuqe kur hyri në banesë ndërsa mbante në dorë një armë çifte, me të cilën kërcënoi familjen në fshatin Brataj të Selenicës. Nga denoncimi i bërë nga kryefamiljari, i cili ka aftësi të kufizuara, mësohet se i riu që u hyri në shtëpi ka tentuar të përdhunojë nënën e 6 fëmijëve. Por aktin e kreu me vajzën e mitur të familjes, 17-vjeçares që ka edhe probleme me shikimin. Bazuar në dëshminë e tij, Çobaj futi të gjithë fëmijët në kasolle dhe abuzoi me një nga vajzat, por vajza e madhe arriti të shpëtojë nga duart e tij pasi doli duke kërkuar ndihmë në lagje.
“Rreth orës 6 të mëngjesit, kanë lehur qentë në perëndim të shtëpisë dhe kam dalë së bashku me bashkëshorten e djalin e madh. Bashkëshortja pa personin me maskë dhe më thirri. Kur kemi shkuar në banesë, personi me maskë të kuqe në kokë ishte futur në dhomën e fëmijëve. I tha bashkëshortes mblidhi fëmijët të mos shohin gjë dhe më thirri mua të ulem në tokë. U ula në tokë, i tha dhe bashkëshortes. Pasi ndenji 5 minuta, i tha më bëj një kafe. I kërkoi dhe gërshërë dhe preu maskën në formën e buzëve se sytë i kishte të prera. E çoi kafen dhe i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm. E piu kafenë e hodhi filxhanin. Pas 20 minutash preu litarin dhe it ha bashkëshortes të më lidhë. Gruaja nën kërcënimin e armës më lidhi. Më pas lidhi bashkëshorten. Na shtriu në krevat të dyve dhe është marrë me fëmijët pastaj. Gruan tentoi ta përdhunonte, zhvishu i tha por nuk e përdhunoi. Na ka vjedhur 350 mijë lekë në dollap, disa dokumenta dhe dy pasaporta të çupave. E kam njohur se ka ardhur një ditë më përpara si kasap me një çun nga Brati dhe ka sjell te banesa. Unë kam qenë në Vlorë dhe kur kam vajtur rreth orës 12:00 e kam gjetur në banesë dhe i thashë nuk të njoh. Ai më tha që kam qenë kur ka vdekur babai yt, nuk të njoh i thashë, jam nga Vajza më tha. Futi fëmijët në dhomë dhe i ka kërcënuar me thikë, të gjashtë fëmijët. U ka thënë gëk me gojë se do t’u masakroj me thikë. Unë kërkoj nga drejtësia që ai të marrë burgim të përjetshëm dhe nuk kam për ta falur. Ka abuzuar seksualisht. Policia na erdhi në ndihmë, ka ardhur pas 25 minutash pasi jemi 35 kilometër larg,”- tha babai.
Mesa duket hajduti dhe abuzuesi, e kishte vëzhguar prej kohësh familjen, pasi një ditë më parë u kishte shkuar në banesë duke u hequr si kasap dhe u kishte kërkuar një viç për ta blerë. Ndërsa një ditë më pas hyri me armë në banesë, detyroi gruan të lidhte bashkëshortin e saj, më pas e lidhi dhe atë vetë.
vitrin çobaj vlore
Aktualitet
17 Korrik 2022, 12:47
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 29-vjeçari. Ngja...
Aktualitet
17 Korrik 2022, 12:30
k.m.
Pamje nga arrestimi
VLORË- Një 38-vjeçar, i identifikuar si Vitrin Çobaj është vënë në prangat e policis&e...
Aktualitet
17 Korrik 2022, 12:23
d.a.
Policia e Tiranes
TIRANË- Polcia e shtetit ka bërë bilancin javor ku në 7 ditë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në...
Aktualitet
17 Korrik 2022, 11:36
d.a.
GjKKO
TIRANË- GjKKO ka lënë në burg Hamza Tolen, ish shoferin e ish-prokurorisë për Krime të Rënda si dhe e ish-sho...
Aktualitet
17 Korrik 2022, 10:37
d.a.
DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar pas dyshimeve se një kontenier bananesh ishte gjendur i hapur dhe me munges&...
Aktualitet
17 Korrik 2022, 10:35
d.a.
Foto ilustruese
KUÇOVË- Dy adoleshentë janë vënë në prangat e policisë së Kuçovës pasi pas ...
Aktualitet
17 Korrik 2022, 10:25
d.a.
Trafik ne Lezhe
LEZHË- Temperaturat e larta dhe i nxehti kanë bërë që mëngjesin e sotëm mijëra qytetarë ti dre...
Aktualitet
17 Korrik 2022, 10:13
d.a.
Policia e Tiranes
TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit policia e kryeqytetit ka finalizuar 3 operacione në sajë të së c...
Aktualitet
17 Korrik 2022, 10:04
d.a.
Gomonia ne Jale
VLORË- Është vënë në prangat e policisë së Vlorës 37-vjeçari Gjergji Priftuli pasi dit&...
Aktualitet
17 Korrik 2022, 09:52
d.a.
Foto e Babanit
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ditën e djeshme ka publikuar një foto të një ...