LIVE UPDATES
Aktualitet

Sëmundshmëria nga produktet me vaj palme, mjekët japin alarmin

Nëse produkti ka në përbërje vaj palme mbi sasinë e lejuar kjo është një shkelje e rëndë.

18 Janar 2023, 23:18 Nga k.m.
Sëmundshmëria nga produktet me vaj palme, mjekët japin alarmin
Foto ilustruese

Gjurmueshmëria e produkteve në të cilat abuzohet me vajin e palmës është sfida më e madhe për autoritetet. Kjo pasi edhe në rastet kur produktet mund të shkruajnë se përmbajnë vaj palme ose yndyrë bimore, nuk jepet sasia konkrete nëse është brenda normave. Në këtë mënyrë të gjitha këto produkte kthehen në një minë me sahat për shëndetin e popullatës. Nëse produkti ka në përbërje vaj palme mbi sasinë e lejuar kjo është një shkelje e rëndë. Akoma më shumë situata komplikohet kur konsumatori nuk informohet fare përmes etiketës së produktit, gjë e cila në tregjet tona është fenomen masiv. Për mashtrimet me ushqimet, në vitin 2019 u amendua Kodi Penal duke kriminalizuar veprat që sjellin pasoja tek shëndeti. Në nenin 288, parashikohet dënim me burg.

Importimi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër i ushqimeve ose futja në prodhimin e artikujve ushqimorë e kimikateve, materialeve apo lëndëve shtesë, që rrezikojnë shëndetin ose jetën e njerëzve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, më të madhes në vend, për vitin 2021 kemi vetëm 1 vendim fajësie që lidhet me prodhimin dhe shitjen e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin. Pra, nëse mashtrimi me bulmetin është masiv, gjurmueshmëria është thuajse inekzistente. Akoma më keq, ndëshkueshmëria.

Nëse shohim të dhënat në nivel kombëtar, ndëshkueshmëria për abuzimet me ushqimet është në nivele minimale. Referuar të dhënave zyrtare, për vitin 2021 Prokuroria ka regjistruar gjithsej vetëm 10 procedime penale sipas nenit 288 të Kodit penal që lidhen me importimin, prodhimin dhe shitjen e produkteve të rrezikshme.

Nga këto procedime, vetëm 3 kanë shkuar në gjykatë pasi 7 të tjera janë pushuar. Në fund vetëm dy persona janë dënuar gjatë gjithë vitit për mastrhimet me ushqimet. Pak a shumë e njëjta situatë është edhe për veprën e parashikuar nga neni 288 pika a, për prodhimin e kundraligjshëm të produkteve ushqimore. Nga 7 procedime të nisura nga prokuroria, vetëm 3 kanë përfunduar në Gjykatë me 3 persona të dënuar. Kjo pikë është futur në Kodin penal pasi jo çdo kush mund të hedhë produkte në treg nëse nuk ka certifikimet e duhura.

Dihet se pjesa dërrmuese e produkteve shqiptare me bazë shtazore nuk janë të lejuara të tregtohen në vendet e BE për shkak të mosplotësimit të një sërë kritereve të sigurisë ushqimore.

Djathi nuk bën pjesë tek produktet e ndaluara, por, nivelet e eksportit janë në shifra të papërfillshme. Kompanitë që eksportojnë djathë, janë më pak se gishtat e një dore. Referuar të dhënave të INSTAT qumshti i prodhuar në vend ka ardhur në rënie. Viti 2017 ka patur kulmin e prodhimit të qumështit dhe që nga ajo kohë gjithmonë sasia e prodhuar ka qenë në trajektore rënie. Kjo do të thotë që kemi më pak qumësht e si rezultat kemi më pak nënëprodukte të tij.

Ironikisht, sot, Shqipëria është më keq në eksportin e djathit edhe krahasuar me Shqipërinë e para 100 viteve që ishte në një gjendje thuajse si në mesjetë. Sipas statistikave të vitit 1930, ka pasur eksporte të rëndësishme shqiptare të djathit në SHBA dhe Britani të Madhe./TopChannel

mashtrimi me bulmetin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet