18 Janar 2023, 22:20
Nga k.m.
Foto ilustruese
Inside Story ka realizuar blerjen e disa llojeve të ndryshëm të djathit në mënyrë rastësore, mostra të cilat do të dërgohen për analiza. Përzgjedhja është bërë nga produktet me çmime më të lira, tek ato më të shtrenjta, për të parë një tregues të rëndësishëm siç është niveli i yndyrnës. Tregues, që të çon drejt zbulimit nëse kemi të bëjmë me yndyrë shtazore, apo vaj palme. Për të realizuar një proces të saktë dhe korrekt, kemi vendosur që të bëjmë ruajtjen dhe transportin e mostrave me një termues ftohës.
Pasi kemi blerë të gjitha mostrat për analiza i jemi drejtuar një laboratori privat në Tiranë. Marrja dhe dorëzimi i mostrave u bë sipas të gjitha kritereve dhe rregullave të përcaktuar në fillim të procedurës. Dalja e rezultateve kërkon disa ditë kohë. Kjo është metoda për të kuptuar nëse produktet që ne konsumojmë janë natyrale apo të falsifikuara.
Por, jo çdo qytetar e ka këtë mundësi dhe askush nuk mund ti drejtohet laboratorëve sa herë furnizohet me bulmet. Kjo procedurë që ne po ndjekim, normalisht ëhstë një punë rutinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Megjithatë, ne do të realizojmë disa teste mjaft të thjeshta që çdo kush nga ne mund t’i realizojë në shtëpi.
Tek djathi, ai që konsiderohet si problem që haste masivisht është shtimi i masës duke përdorur niseshte. Për të kuptuar këtë, ne kemi marrë disa mostra djathit në një prej dyqaneve pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Në total, kemi marrë 8 mostra të ndryshme të përzgjedhura në mënyrë rastësore ku përfshihen djathë dhie, dele dhe lope. Produktet janë prodhim i subjekteve nga zona të ndryshme të vendit që emërtohen sipas njësive lokale nga vijnë në kryeqytet. Në fakt, kjo është edhe mënyra se si ato tregtohen pa pasur asnjë etiketë apo informacion nëse kanë përbërës shtesë industrial si vaji i palmës apo aromatizues.
Prova që ne do të bëjmë është me jodio, i njëjti që përdoret për mjekimin e plagëve të ndryshme që çdokush mund ta ketë në shtëpi.
Kemi pikuar disa pika në secilën mostër dhe kemi pritur se çdo të ndodhte. Djathi që fillon të nxihet dhe ndryshon ngjyrë tregon se ka përqindje niseshteje në brendësi të tij. Nga prova jonë rezultoi se djath lope Përmeti ndryshoj ngjyrë dhe u bë blu siç mund ta shihni. Djathi miks i prodhuar nga një baxho në Pogradec gjithashtu ndryshoi ngjyrën dhe u bë më i errët. I njëjti rezultat bëhet edhe tek djathi i dhisë i prodhuar në Ersekë.
Pra, prova jonë rastësore zbuloi se të paktën 3 prej mostrave janë produkte të falsifikuara. Përdorimi i niseshtesë bëhet nga prodhuesit për të rritur masën me një kosto më të ulët. Këtu, jemi përballë një mashtrimi ndaj konsumatorit i cili po konsumon niseshte!/TopChannel
mashtrimi me bulmetin
Aktualitet
18 Janar 2023, 22:15
k.m.
Foto ilustruese
Problem nuk është vetëm mungesa e etiketimit të produkteve. Një problem akoma më madhor është kur k...
Aktualitet
18 Janar 2023, 22:06
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar pikat e dobëta të mafias shqiptare. Në fjalën e tij gjatë e...
Aktualitet
18 Janar 2023, 22:04
k.m.
Foto ilustruese
Është shqetësuese se si edhe në Tiranë, i vetmi shqetësim i qytetarëve mbetet pamundësia ekonomike ...
Aktualitet
18 Janar 2023, 21:26
k.m.
Farmacisti
TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një informacion se nëpër farmaci shiten kokr...
Aktualitet
18 Janar 2023, 21:00
k.m.
Pamje nga aksidenti
DIVJAKË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në hyrje të Divjakës ku një motor ësht&...
Aktualitet
18 Janar 2023, 20:57
k.m.
Foto ilustruese
BELGJIKË- Më 13 janar, një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë belge pasi iu zbuluan tufa me bizhu n&...
Aktualitet
18 Janar 2023, 20:54
k.m.
Viola Sterjo
TIRANË- Zbardhet dosja hetimore për prangosjen e Viola Sterjos. Sipas prokurorisë ajo shfrytëzonte njohjet e saj në s...
Aktualitet
18 Janar 2023, 20:54
k.m.
Erisa Fero
TIRANË- Rasti i zyrtares Alda Klosi, nuk është i pari dhe i fundmi në muajt e fundit, kur shërbyes të nivelit t&eu...
Aktualitet
18 Janar 2023, 20:50
A.B
Ambulance
GREQI- Komuniteti lokal i Farsalës në Greqi, është tmerruar mëngjesin e sotëm pasi mori lajmin se ësht&eu...
Aktualitet
18 Janar 2023, 19:10
k.m.
BRITANI E MADHE- Armand Xhika u ndoq dhe u godit me thikë për vdekje në një mosmarrëveshje për një aksident me makinë....