Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ai ka vendosur të vizitojë të dy vendet për të diskutuar mënyrat e trajtimit të çështjes së gomoneve që kalojnë Kanalin Anglez dhe ka të ngjarë të zhvillojë bisedime ballë për ballë me autoritetet franceze dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në javët e ardhshme.
ANGLI- Udhëheqësi i opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, do të udhëtojë në Francë dhe Shqipëri në një përpjekje për t'i treguar Anglisë se do të pastronte 'rrëmujën' e plotë të migracionit të paligjshëm të krijuar nga qeveria britanike. The Times shkruan se ai ka vendosur të vizitojë të dy vendet për të diskutuar mënyrat e trajtimit të çështjes së gomoneve që kalojnë Kanalin Anglez dhe ka të ngjarë të zhvillojë bisedime ballë për ballë me autoritetet franceze dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në javët e ardhshme.
Rama së fundmi udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar ku takoi kryeministrin Rishi Sunak për të diskutuar mbi migracionin shqiptar, i cili përbën një pjesë të konsiderueshme të njerëzve që kalojnë ilegalisht në Britani. Qeveria e Sunak ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj kalimeve, të cilat arritën një numër rekord, mbi 45,000 njerëz në vitin 2022.
Së fundmi, qeveria prezantoi në Parlament një projekt-ligj për emigracionin e paligjshëm dhe është përpjekur ta bëjë më të lehtë ndalimin dhe dëbimin e emigrantëve që kalojnë Kanalin. Ndër sugjerimet për trajtimin e migrantëve ka qenë deportimi i njerëzve në Ruandë, ndërkohë që kërkesat e tyre për azil janë duke u përpunuar dhe strehimi i tyre po bëhet në maune të mëdha në brigjet e Britanisë.
Starmer e ka cilësuar përgjigjen e qeverisë ndaj migracionit të paligjshëm si një dështim që përkeqësohet me çdo mashtrim të ri nga Sunak, duke i thënë Dhomës së Komunave muajin e kaluar se ai do të ndalonte anijet, do të shkatërronte bandat, do të rregullonte kthimet dhe do të pastronte plotësisht këtë rrëmujë.
Një aleat i tij tha për The Times se udhëtimet në Francë dhe Shqipëri kanë për të treguar se kur Keir thotë se do të arrinte një marrëveshje më të mirë se konservatorët në qeveri, ai ka për ta bërë këtë.
"Ne duhet të tregojmë se jemi po aq të etur sa qeveria për të ndaluar anijet, ndryshimi është kompetenca," tha ai.
Çështja e dëbimeve në Ruandë është ende në diskutime në Mbretërinë e Bashkuar.
Foto Ilustruese BILISHT- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Bilisht-Kapshtic&eu...
Punonjësit e IT dhe pensionistët TIRANË- Qeveria ka hedhur për diskutim një projekligj që do të ‘tolerojë&rsq...
Foto Ilustruese LEZHË- 50-vjeçari Ndue Gjinaj ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar në vendin e punës Ngjarja m...
Vlora Hyseni TIRANË- Vlora Hyseni ka marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Sot presidenti Bajram Begaj ka dekretuar t...
Aksidenti ne Astir TIRANË- Viktima e aksidentit të Astirit pasditen e djeshme është identifikuar nga ekspertët mjeko-ligjorë....
Atentati TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me eksploziv në Shkozet të Durrësit ndaj Aldi...
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident ka ndodhur në Korçë ditën e sotme. Raportohet se dy automjete janë p&e...
Vendi i ngjarjes TIRANË- 'Shënjestra' e atentatit të ditës së sotme në Shkozet, ishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu ven...
Policia TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për shpërthimin me eksploziv që ndodhi ditën e sotme n&e...
Pamje nga atentati DURRËS- Dalin PAMJET e atentatit sot në Shkozet. Aldi Mustafa po ecte me mjetin e tij në një zonë të Shkoz...