22 Maj 2026, 20:04
Nga E. D
Ramir Haderi
SHKODËR- Drejtori i AKU në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj tij mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Me anë të një deklarate publike, Haderi ka falenderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë, ndërkohë thekson, se nuk do të tërhiqet përballë presioneve dhe kërcënimeve.
Ai shprehet, se as pabesia, as qyta e armëve tinzare pas shpine nuk do të mund ta ndalin dhe zbehin nga parimet e tij. Haderi thekson ndër të tjera, se detyra e tij ndaj Shkodrës është shërbimi dhe mosdorëheqja përballë së keqes e kërcënive.
Statusi i plotë:
Ju falënderoj nga zemra për solidaritetin, mbështetjen dhe njerëzillëkun tuaj ndaj meje dhe familjes sime. Mesazhet, telefonatat dhe kujdesi juaj kanë qenë të panumërta. Për arsye shëndetësore nuk kam mundur t’ju përgjigjem të gjithëve në kohë, por mirënjohja ime është e pafund. Shkodra ka treguar edhe njëherë se, përtej bindjeve apo ndasive, di të bëhet bashkë kur duhet. Kjo është forca dhe fisnikëria e këtij qyteti.
Besimi juaj ndaj meje nuk është thjesht mbështetje është amanet, është forcë që më mban në këmbë edhe në ditët më të vështira. Është përgjegjësi dhe detyrim moral për t’i shërbyer këtij qyteti me dinjitet, ndershmëri dhe përkushtim qytetar. As pabesia, as qyta e armëve tinzare pas shpine në mes të qytetit, as presionet e ndryshme nuk do të mund të më ndalin apo të më zbehin parimet e mia për të ecur drejt, lirshëm dhe me ndërgjegje të pastër.
Sepse plagët nuk janë vetëm në trup ato mbeten në shpirt. Por shpirti im nuk përkulet. As në lule të ballit nuk më tremb dora tinzare e pabesë e natës. Nuk më trembin e as më mposhtin. Pas kësaj dhimbjeje, e goditje pas shpinde kam ndjerë dorën dhe zemrën e qytetarëve të mi. Dhe kjo më jep forcë të mos bie, të mos hesht dhe të mos tërhiqem.
Detyra ime ndaj Shkodrës është shërbimi dhe mosdorëheqja përballë së keqes e kërcënive. Shkodra ka ditur gjithmonë të bëhet krah, besë dhe forcë e përbashkët për qytetin e saj, dhe unë, me përulësi, do të vazhdoj të ndjek atë rrugë me të njëjtin besim e përgjegjësi.
Shpreh besimin tim të plotë tek Policia e Shtetit dhe organet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të porositësve të saj jo vetëm për mua, por për vetë qytetarët. Shkodra meriton besim. Shkodra meriton drejtësi. Me përulësi, I juaji./Dosja.al
ramir haderi aku
Aktualitet
22 Maj 2026, 19:10
E.d
Pamje nga zjarri
VLORA- Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve në Panaja të Vlorës, ndërsa forcat zjarrfik&eu...
Aktualitet
22 Maj 2026, 18:18
E. D
e-Albania
TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar se një faqe në rrjetet sociale q&e...
Aktualitet
22 Maj 2026, 18:00
E.d
Foto ilustruse
MAQEDOINA E VERIUT- Një skandal spiunazhi ka tronditur administratën dhe mbarë opinionin publik në Maqedoninë ...
Aktualitet
22 Maj 2026, 17:49
E. D
PEQIN- 27 persona të dënuar që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, priten t’i nënshtrohen regjimit “41 ...
Aktualitet
22 Maj 2026, 17:45
E.d
Pamje nga zjarri
VLORA- Një zjarr ka rënë në Vlorë, afër fshatit të Panaja. Temperaturat e larta dhe era e fort&eum...
Aktualitet
22 Maj 2026, 17:28
E.d
Foto Ilistruse
Në muajin prill 2026, importet e naftës dhe lëndëve djegëse në Shqipëri rezultuan 35% më të sht...
Aktualitet
22 Maj 2026, 17:01
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 22-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur j...
Aktualitet
22 Maj 2026, 16:43
E.d
Telefoni i sekuestruar
FIER- Policia ka kryer sërish ditën e sotme kontrolle në burgje, në kuadër të forcimit të masave ...
Aktualitet
22 Maj 2026, 16:43
E. D
PEQIN- Regjimi “41 Biss” është rihapur në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, me urdhër t&eu...
Aktualitet
22 Maj 2026, 15:22
E.d
ITALI- Një 38-vjeçar maroken ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas katër muajsh qëndrimi në spital. Ai ishte q&eu...