LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shkop dhe karrotë", BIRN: Bashkia Fier thyen grevën e punonjësve të pastrimit

Bashkia e Fierit u premtoi gojarisht kushte më të mira dhe një pagë të 13-të punonjësve të pastrimit të zonave rurale, ndërsa ushtroi gjithashtu presion për ndalimin e grevës së njoftuar prej tyre. Inspektoriati i Punës deklaroi se po verifikonte situatën dy javë pas njoftimit të grevës.

2 Dhjetor 2024, 20:15 Nga Valbona Davidhi
"Shkop dhe karrotë", BIRN: Bashkia Fier thyen grevën e
Punonjësit

FIER- Mbi 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit njoftuan më 18 nëntor nisjen e një greve pa afat dhe listuan si kërkesa rritjen e pagës, kushte më të mira të punës dhe respektim të disa të drejtave, përfshi lejet vjetore që thanë se nuk i merrnin.

Por vetëm një ditë pas shpalljes së grevës pa afat, punonjësit e pastrimit të zonave rurale në bashkinë e Fierit u rikthyen në punë pa iu plotësuar kërkesat dhe pa u shqyrtuar pretendimet e ngritura.

Një nga punonjësit, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit për shkak të frikës për vendin e punës, tha se greva dështoi që të nesërmen, pasi punonjësit u kontaktuan nga zyrtarë të bashkisë që premtuan kushte më të mira dhe një pagë të 13-të. Ai tha gjithashtu se njëri prej organizatorëve u penalizua, duke u transferuar në turnin e natës.

“Kur vajta ditën tjetër te parku (vendparkimi i automjeteve të pastrimit të bashkisë ku nisi greva e punonjësve), nuk ishte asnjë nga kolegët, ishin shpërndarë në punë. I kishin marrë në telefon që atë natë. Kështu u detyrova edhe unë të nis punën, se e kemi bukën e gojës,” tha punonjësi.

“Ta gjejnë kleçkën këta e të heqin nga puna”, shtoi ai duke iu referuar eprorëve.

Një tjetër punonjës, pjesëmarrës i grevës i tha BIRN se punonjësit ishin takuar ditën tjetër me zyrtarët e bashkisë, ku u ishte premtuar se do t’u jepet paga e 13-të dhe do të furnizoheshin me mjete dhe veshje shtesë për të përmirësuar kushtet e punës.

“Jo, ne e ndaluam grevën se ata na premtuan pagë të 13-të. Na thanë që do sjellin veshje dhe pajisje të reja dhe do përmirësojnë kushtet e punës. Tani s’e dimë kur do na e hedhin pagën këtë vit apo nga fillimin e vitit tjetër,” tha Enver Licaj, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Fierit

Emiljano Skenda, drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në bashki, i pranon problemet e denoncuara nga punonjësit, por tha se ata po përpiqeshin që t’u jepnin zgjidhje.

“Ajo që kemi bërë menjëherë pas protestës se punonjësve, e cila duhet ta theksoj, mund të ishte shmangur nëse punëtorët do të drejtoheshin fillimisht në drejtori sepse do t’i kishim dhënë zgjidhje problematikës, është se kemi shlyer dhe po shlyejmë, pagesat e orëve shtesë dhe lejet vjetore të prapambetura,” tha Skenda.

Skenda pranoi se punonjësve u ishte premtuar një pagë e 13-të, por tha se kjo nuk ishte kompetencë e ndërmarrjes dhe ai thjeshtë e dinte që po diskutohej. Skëndaj tha se menjëherë pas grevës punonjësit ishin pajisur me uniforma të reja dhe shtoi se kishte vetëm pak javë në detyrë, duke lënë të kuptohet se s’kishte pasur dijeni për problematikat.

Për më shumë se dy javë pas fillimit të grevës dhe denoncimit të trajtimit të padrejtë në punë, punonjësit thanë se nuk u kontaktuan nga Inspektorati i Punës dhe se askush veç zyrtarëve të bashkisë nuk u interesua për ta.

“Nuk na ka kontaktuar asnjë tjetër përveç takimit që patëm me drejtuesit në bashki, ku na thanë se do na paguajnë vështirësi pune, pagë të 13-të, do na paguajnë për orët shtësë  dhe do na japin pajisje të reja, veshje etj”, tha Enver Licaj për BIRN.

BIRN mësoi se Inspektorati i Punës u vu në lëvizje vetëm dy javë pas grevës.  Drejtoresha e Inspektoriatit për rajonin, Tereza Lacaj tha se inspektimi si procedurë nis kryesisht sa herë ka pretendime apo denoncime nga punonjësit. Ajo tha se inspektimi për rastin nisi të hënën më 2 dhjetor dhe se vonesa vinte pasi ata ishin angazhuar në një procedurë tjetër.

“Ne jemi duke u marrë me një tjeter inspektim këtë periudhë, ndaj rasti i punonjësve të bashkisë së Fierit do të hapet sot si procedurë. Inspektimi në të tilla raste kërkon kohë, por ajo që mund të themi në këtë moment është se pretendimet e punonjësve, edhe kur ato bëhen vetëm në media, janë shkak për nisjen e procedurës së inspektimit,” tha Lacaj për BIRN.

Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka 150 punonjës që paguhen me pagën minimale prej 40,100 (bruto) lekësh, por brigada e pastrimit të zonave rurale punon në kushte të vështira për shkak të mungesës së mjeteve dhe heqjes së koshave në zonat rurale./ BIRN

fier

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale