LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shkuam në Ndroq për të vrarë Talon, Nuredini iku si ‘Liliput’"/ Hoxhaj: Ai njoftoi vetë policinë për strehimin në Fier

Ky detaj ka dalë gjatë dëshmisë së dhënë ditën e djeshme nga Henrik Hoxhaj, i cili i tregoi gjykatës se në kohën kur po bënin përgatitjet për të vrarë Oti Kilën, kanë shkuar me urgjencë në Ndroq, sepse sipas tij, Nuredin Dumani, kishte marë informacion se në një shtëpi në këtë fshat fshihej Talo Çela.

11 Shkurt 2026, 14:14 Nga Elton Qyno

"Shkuam në Ndroq për të vrarë Talon, Nuredini iku si

TIRANË- Dëshira për të vrarë “Momën” Talo Çela, ka çuar Nuredin Dumanin dhe mikun e tij të ngushtë, Henrik Hoxhaj, në fshatin Ndroq të Tiranës, me shpresën se do gjenin në këtë fshat Talon dhe më pas do e ekzekutonin. Ky detaj ka dalë gjatë dëshmisë së dhënë ditën e djeshme nga Henrik Hoxhaj, i cili i tregoi gjykatës se në kohën kur po bënin përgatitjet për të vrarë Oti Kilën, kanë shkuar me urgjencë në Ndroq, sepse sipas tij, Nuredin Dumani, kishte marë informacion se në një shtëpi në këtë fshat fshihej Talo Çela.

Henrik Hoxhaj, ka dëshmuar se pasi kanë dështuar herën e parë për të vrarë Oti Kilën, pasi ishte vendosur në listën emërore për tu ekzekutuar nga Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, ai dhe Nuredini bëjnë një përpjekje të dytë për ta vrarë tregtarin e makinave në Elbasan, pikërisht në muajin Mars 2022. Herën e dytë, vrasja kishte si motiv sepse sipas Hoxhaj, Nuredin Dumani, kishte marrë informacion se Oti Kila mbante të strehuar dhe me ushqime, Talo Çelën.

“…herën e dytë që bëmë planim për vrase, ne kishm 3 ditë që shkonim në Elbasan, dhe kërkonim Oti Kilën për ta varë por nuk po e gjenim dot. Gjatë kësaj kohe, Nuredini më thotë se kishte siguruar informacione se Talo Çela, qëndron në një shtëpi në fshatin Ndroq të Tiranës dhe më tha që duhet të shkojmë aty dhe ta mbarojmë aty. Kemi marrë armët. Jemi nisur në Ndroq për të kontrolluar shtëpinë. Nuredini tha, kjo është shtëpia dhe kemi dalë për të parë nga afër. Jemi larguar sepse nuk jemi bindur. Por një ditë më pas, kemi shkuar sërish në Ndroq, për të gjetur Talon. Kur jemi afruar tek vendi, ka zbritur Nuredini nga makina dhe me vete ka marrë një armë. Unë vetë qëndrova në makinë. Shtëpia ku ne dyshonim se fshihej Talo Çela, i kishte fikur të gjitha dritat. Për një moment shikoj këtë “Liliputin” Nuredinin, që po vinte drejt meje me vrap. Hipi në makinë dhe e pyes, “…çfarë kishte, çfarë ndodhi…?” Nuredini më tha: “…Ec të lëvizim se kur shkova afër shtëpisë, dëgjova një zhurmë si mbushje kallashi dhe mendova mos qëllohesha….” Kemi ikur nga Ndroqi në drejtim të Fierit dhe pastaj kemi vijuar programin sërish për të kërkuar Oti Kilën në Elbasan…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.

Oti Kila, sërish nuk është vrarë, për shkak se në fund të muajit Mars 2022, një skuadër tjetër zjarri, ka sulmuar me armë automatike Nuredin Dumanin. Sulmi ka ndodhur në zonën e kryqëzimit të Paprit, ku Nuredini mbeti i plagosur me një plumb pas shpine.

“…unë po prisja në një lokal që ndodhet përballë palestrës në pronësi të Otit në Elbasan. Në këtë moment Nuredini më shkruan mesazh duke më thënë: “…kusho, çfarë do bëjmë se po na ikën dita kot…hajde të flasim…”. Kam marrë makinën dhe jam larguar për ta takuar Nuredinin që priste në dalje të qytetit të Elbasanit. Rrugës më ndalon një patrullë policie rrugore. I kam dhënë atyre një 20 mijë lekë të vjetra dhe më pas policët me kanë lënë të vijoj rrugën. Në këtë moment Nuredini më shkruan në telefon me mesazh: “…O kusho hajde se më vranë…!”. Ia kthej: “…ku je, çfarë ka ndodhur? Më shkruan e se kishin sulmuar tek kryqëzimi i Papërit.

Ai e mori Nuredinin dhe e dërgoi në Fier, ku më pas mori edhe dy doktorë që ta operonin.

"Sa kaloj unë në Cerrik, më ndaluan disa punonjës policie në Cërrik. I dhashë 20 mijë lekë dhe më lanë të ikja. Pastaj më shkruan Nuredini, më thotë “O kusho hajde se më vranë”. Shkova atje, e marr Nuredinin. “Liliputin”, e gjej me kallash në dorë e ngre e hipi mbrapa te makina ime. Mora dhe dy armët që kishim në makinë. Më tha: “…më ço në Durrës…. Nuk e çoja dot, sepse në Durrës unë nuk njihja njeri dhe s’kisha ku ta çoja dhe e mora në Fier. Gjatë rrugës për në Fier, e pyeta çfarë të ndodhi kush të qëlloi dhe ai më tha: “…ishin 4 veta në makinë. 3 ishin më maska dhe 1 ishte pa maskë në timon. Ky që ishte pa maskë më tha, ishte Talo Çela…. “…Çfarë po thua i thashë, si 3 me maska 1 pa maskë, si ka mundësi. E çova të shtëpia ku rrinte ai me gruan e dytë. Mora në telefon një të njohurin tim Bledin, doktor në Fier. I thashë më duhen dy doktorë, se kam një njeriun tim që ka bërë aksident. Erdhën poshtë pallatit, por nuk donin të hipnin lart në shtëpi. I tregova armën i bëra presion dhe i thashë do vini se s’bën te shtëpia. U bindën, hipën në ashensor dhe shkuam në shtëpi. E panë Nuredinin, i ishte nxirë buza. Më thanë do i ketë shkuar plumbi në stomak. Në sallë nuk e fusim dot, i detyrova ta zgjidhnin aty ta shpëtonin atë palaçon…”-ka treguar Henrik Hoxhaj në gjykatë.

Ndër të tjera Henrik Hoxhaj, ka treguar në sallën e gjyqit se nuk e kishte kuptuar se si policia mbërriti aq shpejt aty dhe i arrestoi.

“…ikën doktorët nga shtëpia dhe unë zbrita poshtë pallatit për të parë rreth e qark. Kur për momentin aty erdhi shumë shpejt policia dhe më arrestoi duke rrethuar edhe zonën. Se si erdhi policia aty, unë këtë nuk e di. Unë Nuredin Dumanin, e kam mbajtur në mes të Tiranës e kam nxjerrë dhe në kafet e bllokut dhe nuk na ka ardhur asnjë polic, askush nuk ka dyshuar. Se si erdhi aty policia nuk e mora vesh. Kush i tregoi policisë që ne ishin aty këtë s’di ta them. Në media është folur sikur e shita unë Nuredin Dumanin, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk e kam shitur, unë atë “liliput” e kam shpëtuar nga vdekja. Nuredini na shiti të gjithëve.Ka njoftuar vetë policinë për vendodhjen e tij dhe më pas Nuredini na shiti të gjithëve. Unë nëse doja ta vrisja e kisha vrarë. Ne kemi vrarë 100 si puna e Nuredinit…”- ka treguar Henrik Hoxhaj./Dosja.al

talo cela henrik hoxhaj nuredin dumani

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje