E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Autoritetet bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti” u ekzekutuan 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi.
VLORË- Policia e Vlorës ka zbardhur detaje nga aksioni policor kundër grupit që shpërndante lëndë narkotike të ndarë në doza në Delvinë e Sarandë. Autoritetet bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeti” u ekzekutuan 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi. Gjithashtu gjatë operacionit u arrestua Algert Caushi i cili posedonte doza me lëndë narkotike kokainë dhe sende të paligjshme. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një 49-vjeçar me iniciale P. B.
Të arrestuarit janë shtetasit: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe Mina Dedi.
Ndërkohë gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.
NJOFTIMI
Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë. Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi. Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit edhe një 36-vjeçar, i cili posedonte doza me lëndë narkotike kokainë dhe sende të paligjshme.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive dhe me mbështetjen e Inteligjencës Policore, nga Strukturat për Hetimin e Narkotikëve dhe ato Operacionale në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi që shiste doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.
Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:
M. H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
F. A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
E. T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë;
E. H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë.
Po ashtu, në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi A. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.
Për finalizimin me sukses të këtij operacioni u angazhuan gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë. Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
gjykata e Vlores VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 2 nga 4 të arrestuatirt me origjinë nga Ukraina dhe Bjellorusia...
Foto nga klasa DURRËS- 17-vjeçarja Noela Caka nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, ka n...
foto ilustruese SHKODËR- Një person është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi ka kanosur dhe goditur me grusht...
Donika Mema Bardhi DURRËS- Lidhur me rastin e vdekjes së një 17-vjeçareje, nxënëse e gjimnazit “Leonik Tom...
Foto ilustruese TIRANË- Sekretariati i Vjenës i Komunitetit të Energjisë i ka vlerësuar me 47 për qind treguesin që lidh...
holta zaçaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për nesër seancën për mandatin e gjyqtares, Holta Zaçaj. ...
Majlind Habibi DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 33-vjeçarit Branko Shkoza në Durrës. S...
Vjedhja e kasafortës SPANJË- Garda Civile ka arrestuar shtatë shqiptarë, anëtarë të një organizate kriminale e...
Adriana Kalaja TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Adriana Kalaja ka denoncuar në Prokurorinë e Posa&cced...
Droga GREQI- Një operacion antidrogë është finalizuar në Greqi pas bashkëpunimit të DEA-s amerikanë me oficer&...