LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthim me tritol pranë banesës së 60-vjeçarit në Tiranë, dëmtohet biznesi

• Shpërthim me tritol në Tiranë. •Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën "Siri Kodra". •Shpërthimi ka ndodhur në banesën e 60-vjeçarit Remzi Ponari, e cila është dykatëshe, por si pasojë e shpërthimit nga tritoli, i janë dëmtuar vetëm xhamat e biznesit që ndodhet në katin e parë. •Nuk bëhen me dije shkaqet përse ka ndodhur ky shpërthim, apo cili është autori. •Policia njofton se po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Iu vendos tritol/ 60-vjeçari: Është hera e tretë, duan të prishin biznesin që kam dhënë me qira

Shpërthim me tritol pranë banesës së 60-vjeçarit
Foto Ilustruese

TIRANË- 60-vjeçari që ka në pronësi banesën ku u vu tritol këtë mëngjes në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, thotë për Top Channel se është hera e tretë që prona e tij sulmohet në këtë mënyrë. Në portën e banesës dy katëshe në pronësi të Remzi Ponarit shpërtheu një lëndë plasëse dhe për pasojë u dëmtuan xhamat e biznesit në katin e parë.

I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, Ponari hedh poshtë dyshimet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve me qiramarrësin. Sipas tij, qëllimi i autorëve mund të jetë prishja e biznesit, ndërsa thotë se ngjarjen do ta ndjekë nga afër kur të kthehet në vend.

“Znj. Anila , unë pronën e kam timen e kam me dokumente të plota. Katin përdhe e kam dhënë me qira një biznesi përpunim xhami. Marrëdhëniet me qiramarrësin i kam më se normale. Është siç mora vesh, hera e tretë që hedhin lëndë plasëse. Mendoj se kanë qëllim prishjen e biznesit sepse nuk gjej shkaqe të tjera. Mendoj se organet e hetimit policor kanë pasur mundësi  ta zgjidhnin këtë nyjë, megjithatë unë ditën e shtunë kthehem dhe besoj se do të kemi të reja”, përgjigjet Ponari kërkesës së gazetares Hoxha.

Vetë 60-vjeçari ka qenë avokat i caktuar nga shteti në disa çështje të forta në Shqipëri. Në vendngjarje policia ka mbledhur një seri pamjesh nga kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorit i cili është një i ri rreth 25 vjeç.

Marrë nga TopChannel

3 VITE ME PARE

Shpërthimi me tritol në banesën dykatëshe në Tiranë, zbulohet emri i pronarit, dyshimet e policisë

Shpërthim me tritol pranë banesës së 60-vjeçarit
Foto ilustruese

TIRANË- Shpërthimi me tritol ka ndodhur në banesën dy katëshe të Remzi Ponarit. Kati i parë i cilli ishte kthyer në biznes ku tregtoheshin xhama, është dëmtuar i gjithi, njoftoi policia në orët e para të mëngjesit. 

Dyshohet se tritoli mund të jetë vendosur për motive që lidhen me aktivitetin e 60-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën 'Siri Kodra' në Tiranë. Policia ka nisur punën për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.

3 VITE ME PARE

Shpërthim me tritol në një banesë në Tiranë, Policia: Dëmtohen xhamat e biznesit

Shpërthim me tritol pranë banesës së 60-vjeçarit
Policia

TIRANË- Pas denoncimit të qytetarëve (lexo këtu) policia e kryeqytetit ka konfirmuar shpërthimin me tritol që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një banesë. Sipas forcave blu, ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Siri Kodra', afër një banese dy katëshe. Për pasojë, nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar xhamat e katit të parë, i cili funksiononte si biznes. E gjithë banesa është në pronësi të 60-vjeçarit me inicialet R.P. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të bërë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Siri Kodra", afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

3 VITE ME PARE

Tritol në Tiranë? Banorët: Dëgjuam shpërthim, hera e tretë që ndodh, policia vjen sa për sy e faqe

Shpërthim me tritol pranë banesës së 60-vjeçarit
Foto ilustruese

TIRANË- Banorët e lagjes “Siri Kodra” në Tiranë kanë raportuar se mbrëmjen e djeshme është vendosur një sasi tritoli në një banesë të zonës. Ata kanë ndarë për 'JOQ' pamjet nga momenti kur policia ka mbërritur pranë banesës dhe ndodhet me një person, që dyshohet se është i zoti i banesës.

Ndjes per shqetsimin JOQ kaq vone por ju lutem nese mund ta publikoni po ndodh dicka tek rruga siri kodra prane nderteses Gorenje esht e 3-ta her per kte muaj qe ka shperthim si tritol edhe policia e shtetit vjen ben nje kontroll sa per sy e faqe dhe sna japin asnje pergjigje”- denoncon qytetari. 

Ndërkohë policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për të bërë sqarimin e plotë të kësaj ngjarje që ka lënë banorët e zonës të shqetësuar.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

shperthim me tritol ne tirane remzi ponari

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen